Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
FOTO- Zjarr dhe tym kudo, pasojat e bombardimeve izraelite në Bregun Perëndimor
Dhuna në zonë është përshkallëzuar gjatë 18 muajve të fundit, por forcat izraelite që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, kanë bërë qindra arrestime dhe kanë kryer bastisje të rregullta që kanë rezultuar në përleshje.
31 Tetor 2023, 15:36Nga r.ll
Foto ilustruese
GAZË- Palestinezët dhe trupat izraelite kanë vazhduar përleshjet në Bregun Perëndimor të pushtuar sot. Tymi dilte nga gomat e djegura në një rrugë në Tubas, ndërsa makinat ishin të spërkatura me bojë, shkruan Sky News.
Dhuna në zonë është përshkallëzuar gjatë 18 muajve të fundit, por forcat izraelite që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, kanë bërë qindra arrestime dhe kanë kryer bastisje të rregullta që kanë rezultuar në përleshje.
Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thotë se së paku 8.306 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve me artileri nga Ushtria e Izraelit prej se shpërtheu lufta më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulme të përgjakshme dhe tronditëse në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.