“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Premtimi i kryeministrit të ri të Malit të Zi: Ndikimi i Serbisë në punën e Qeverisë është, “zero”
Ai ka thënë gjithashtu se Beogradi s’ka pasur kurrfarë ndikimin në formimin e Qeverisë. Spajiç pason Dritan Abazoviçin në pozitën e kryeministrit, ndërkohë që në kryet të Kuvendit të Malit të Zi është zgjedhur Andrija Mandiç nga koalicioni pro-serb dhe pro-rus.
31 Tetor 2023, 13:26Nga a.l
Milojko Spajiç
SERBI- Kryeministri i ri, Milojko Spajiç, në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjes së qeverisë së re të Malit të Zi, i pyetur se sa do të ketë ndikim Serbia në punën e Qeverisë ka thënë “zero”, shkruan N1.
Ai ka thënë gjithashtu se Beogradi s’ka pasur kurrfarë ndikimin në formimin e Qeverisë. Spajiç pason Dritan Abazoviçin në pozitën e kryeministrit, ndërkohë që në kryet të Kuvendit të Malit të Zi është zgjedhur Andrija Mandiç nga koalicioni pro-serb dhe pro-rus.
Përfshirja në koalicionin qeverisë në Mal të Zi të një formacioni pro-rus dhe pro-serb që ka marrë kryetarin e Kuvendit e që në program ka tërheqjen e njohjes së Kosovës, largimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe qasjen anti-NATO ka ngritur shqetësimet për drejtimin që mund të marrë Mali i Zi.