LIVE UPDATES
Bota

Fotografia e arrestimit të Donald Trumpit, një imazh që hyn në historinë amerikane

Pavarësisht se Trump, si të gjithë amerikanët, është i pafajshëm derisa të provohet fajësia në gjykatë, fotografia e arrestimit dhe gjithçka që ajo nënkupton, ka një ngarkesë shtesë emocionale dhe kulturore.

25 Gusht 2023, 21:53 Nga m.s
Fotografia e arrestimit të Donald Trumpit, një imazh që hyn
Donald Trump

Shkrepja e një aparati fotografik. Në një fraksion të sekondës, objektivi i aparatit fikson një imazh që do të hyjë përgjithmonë në histori. Fotografia e ish-presidentit Donald Trump si i arrestuar në një burg të Atlantës të enjten, njëkohësisht krijoi dhe dokumentoi një ngjarje të pashembullt në jetën amerikane, si hera e parë që kjo ndodh në historinë e vendit.

“Ky do të jetë një moment që do të simbolizojë përgjithmonë se çdo të thotë të jetosh në këtë kohë”, thotë Marty Kaplan, profesor në Shkollën e Komunikimit Annenberg të Universitetit të Kalifornisë Jugore.

Në foto, Trump, i vrenjtur, sheh direkt në kamera para një sfondi të butë ngjyrë gri. Ai ka veshur një kostum blu, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, me shpatulla brenda objektivit të fotografisë, kokën e anuar pak nga kamera. Logoja e sherifit është shtuar në mënyrë dixhitale mbi shpatullën e tij të djathtë.

Disa nga 18 të pandehurit e tjerë të çështjes së Xhorxhias, buzëqeshnin në fotot e arrestimit, por jo Trump. Vështrimi i tij është sfidues, sikur po sheh në sy një kundërshtar armiqësor.

“Nuk është një ndjesi e mirë, veçanërisht kur nuk ke bërë asgjë të keqe”, tha ai më vonë për televizionin amerikan Fox News për këtë moment të kapur nga objektivi i kamerës.

NJË FOTOGRAFI SI ASNJË TJETËR

Përballja e ish-presidentit Trump me akuza është bërë diçka e zakonshme në vitin 2023 për amerikanët që e kanë parë atë të dalë përpara një gjyqtari në një sallë gjyqi në Nju Jork, ose panë skica nga brenda gjykatave federale në Miami dhe Uashington, ku kamerat nuk lejohen.

Kësaj radhe është ndryshe.

Siç tha gazetari Anderson Cooper në televizionin CNN: “Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara ka një numër identifikues që u jepet të burgosurve”. Numri është: P01135809. Por, deri para çështjes në shtetin Xhorxhia, aktpadia e tij të katërt këtë vit, ai kishte mundur të shmangte një foto gjatë arrestimit, të cilës i nënshtrohen miliona të tjerë të akuzuar para tij.

Pavarësisht se Trump, si të gjithë amerikanët, është i pafajshëm derisa të provohet fajësia në gjykatë; fotografia e arrestimit dhe gjithçka që ajo nënkupton, ka një ngarkesë shtesë emocionale dhe kulturore.

Fotografia e arrestimit është pjesë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë penale. Ajo është një simbol i lirisë së humbur. Ajo përkujton përgjithmonë një nga ditët më të këqija të jetës së një personi. Veçanërisht për një person që është lindur në një familje të pasur, kjo fotografi as që mendohet se mund të të ndodhë në jetë, sidomos kur është fjala për një person që publikisht dihet se pëlqen të ketë kontrollin mbi situatat e jetës, që është shumë i vëmendshëm ndaj imazhit të tij dhe që u bë figura më e fuqishme në botë.

“Aktpadi” është një fjalë që nuk përcjell ngarkesë emocionale. Fjalët janë të zbehta përballë fotografive”, tha Marty Kaplan, që dikur ishte këshilltar i ish-nënpresidentit Walter Mondale që shkruante fjalimet e tij, si edhe skenarist i Hollivudit. “Fotografia e arrestimit është një zhanër më vehte. Është si një paradë e turpit”.

ISH-PRESIDENTI SHFRYTËZON SITUATËN

Trump nuk ka gjasa ta trajtojë fotografinë e arrestimit si një disavantazh, ndërsa kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, dhe përballet me katër aktpadi. Fushata e tij ka raportuar një rritje të kontributeve sa herë që ai është paditur.

Muaj përpara se të fotografohej në Xhorxhia të enjten në mbrëmje, fushata e tij përdori mundësinë e një fotografie të tillë si një mjet për mbledhjen e fondeve. Për 36 dollarë, çdokush mund të blejë një bluzë me një foto të rreme të arrestimit të zotit Trump që gjithashtu përmban mbishkrimin “i pafajshëm”. Tani ata kanë një fotografi të vërtetë të cilën mund ta shfrytëzojnë. Brenda pak minutash nga publikimi i fotografisë, fushata e ish presidentit Trump e përdori atë në një apel për mbledhjen e fondeve në faqen e internetit të fushatës së tij.

Historia moderne është plot me politikanë që kërkojnë të pëfitojnë nga fotot e tyre të arrestimit. Ata i kanë bërë ato duke u buzëqeshur dhe janë përpjekur të shfrytëzojnë sa më mirë situatën në të cilën u gjendën.

Megjithatë, Trump është një nga 45 presidentët e Shteteve të Bashkuara. Të shohësh fytyrë e tij në një fotografi arrestimi- përbën një moment i fuqishëm.

“Fotografitë kanë një fuqi të padiskutueshme”, tha Mitchell Stevens, profesor në Universitetin e Nju Jorkut, i cili ka shkruar një libër për vendin që zënë imazhet në shoqërinë moderne dhe se si ato po zëvendësojnë fjalët.

“Ai përjetëson një moment, dhe në këtë rast është një moment i palumtur për Donald Trumpin”, tha Stevens. “Nuk është diçka që ai mund ta shmangë. Nuk është diçka që ai thjesht mund ta fshijë. Ai moment do të jetojë dhe është plotësisht e mundur që të përfundojë si imazhi që ruan historia për këtë njeri.” /Burimi i lajmit VOA 

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet