LIVE UPDATES
Bota

Franca e trazuar nga vrasja e 12-vjeçares Lola, e djathta akuzon qeverinë për politikën e emigracionit

Vrasja mizore e një 12-vjeçareje në Paris ka shokuar Francën. Partitë e djathta e ekstremistët e përdorin këtë tragjedi si armë kundër qeverisë në politikën e migracionit.

23 Tetor 2022, 13:32 Nga d.a.
Franca e trazuar nga vrasja e 12-vjeçares Lola, e djathta akuzon
Protesta ne France

FRANCË- Të premten e shkuar Lola u gjet e vrarë brutalisht në oborrin e shtëpisë së saj. Që më parë babai kishte vënë alarmin, kur priste vajzën që nuk u kthye nga shkolla. Menjëherë më pas u identifikua një e dyshuar dhe u arrestua. Femra e dyshuar ndodhet në paraburgim bashkë me një ndihmës të dyshuar. Ekspertizat psikologjike do të sqarojnë gjendjen psikike të të dyshuarës që edhe më parë ka vuajtur nga sëmundje psikike.

Rikthimi i Zemmour në skenën politike

Ekstremistin e djathtë francez, Eric Zemmour e kishte mbuluar heshtja këto kohë, pasi partia e tij "Reconquête" në zgjedhjet parlamentare arriti vetëm 4% të votave. Partia e tij e "ripushtimit" u përkrah nga konservatorët ekstremistë, dhe të pakënaqurit e partisë së Le Pen, Rassemblement National, mes tyre edhe mbesa e Le Pen-it, Marion Mareshal. Por propaganda e tij e ekzagjaruar kundër islamit largoi shumë votues. Tani Zemmour është kapur pas vrasjes së Lolës për t'u rikthyer në skenën politike. "Nënshtetase algjeriane dhe ilegale, tani është zyrtarisht: vrasësja e Lolës nuk duhej të ndeshej kurrë me vajzën. Edhe njëherë. #Francocide" shkruan Zemmour në twitter.

Tek e dyshuara për vrasjen e Lolës bëhet fjalë për algjerianen Dahbia B. që erdhi me vizë studentore në Francë para 6 vjetësh. Por asaj i kishte përfunduar e drejta e qëndrimit, pas një kontrolli në gusht në aeroport, Dahbia B. mori urdhrin për largimin nga Franca deri në fund të shtatorit. Por Dahbia B, si shumë migrantë të tjerë ilegalë nuk u largua. Ministria e Brendshme në Paris ka deklaruar se nga fillimi i vitit janë dëbuar vetëm 20% e personave që duhej të largoheshin nga Franca. Por shifra e errët mund të jetë në disa qindra mijëra vetë, që qëndrojnë ilegalisht. Nga qeveria thuhet, se deri tani fokusi ka qenë tek dëbimi i personave me vepra penale. Dahbia B. nuk kishte pasur probleme me drejtësinë më parë. Zëdhënësi i qeverisë franceze, Olivier Veran tha se duhet ketë "përmirësime" tek dëbimet dhe se po punohet me intensitet që ato të zbatohen. Por ai paralajmëroi të mos instrumentalizohet dhe politizohet ky rast. Por Zemmour dhe përkrahësi i tij, Samuel Lafont bëjnë fjalë prej disa ditësh për "konspiracionin e heshtjes" dhe kanë protestuar kundër "pasigurisë vrasëse".

Sulme nga e djathta në Asamblenë Kombëtare

Të martën presidenti francez, Emmanuel Macron priti prindërit e vajzës së vrarë dhe u shprehu ngushëllimet. Prindërit e Lolës janë tërhequr ndërkohë në Breton për t'i ikur zhurmës mediatike. Këtë javë në Asamblenë Kombëtare në Paris pati sulme të forta verbale nga e djathta. "Shumë krime kryhen nga imigrantë ilegalë, që ne nuk i donim dhe që nuk mundëm t'i kthenim në shtëpi", ka deklaruar kryetarja e opozitës, Marine Le Pen, që në zgjedhjet presidenciale arriti 42% të votave kundër Macron. Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne e paralajmëroi Le Pen të tregonte "më shumë ndjenjë mirësjelljejeje" e të respektonte "dhimbjen e familjes dhe kujtimin për Lolën". Por edhe konservatorët që bashkëpunojnë me kampin e presidentit herë pas herë e sulmuan qeverinë. "Ky fëmijë u torturua, u dhunua dhe u vra nga një emigrante ilegale që duhej të ishte larguar nga Franca." Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për këtë dështim, tha deputeti Eric Pauget. Ministri i Drejtësisë, Eric Dupont-Moretti e fajësoi opozitën se kërkon të nxjerrë edhe avantazhin më të vogël politie prej kësaj edhe "e përdor arkivolin e vajzës 12-vjeçare si trampolinë", dhe ky "është turp".

Përdorimi i vrasjeve dramatike nga ekstremi politik

Politologu Jean-Yves Camus nga Fondacioni Jean Jaurès në Paris është i mendimit se "të gjithë ata që duan të nxjerrin avantazhet e tyre nga kjo vrasje e tmerrshme janë shumë të pandershëm. Ne vërtet kemi probleme me dëbimet, që nuk zbatohen. Por ky problem mund të zgjidhet vetëm me politikën dhe diplomacinë, jo duke mbjellë urrejtje dhe të rrisësh pikëllimin e familjes." Marrëdhëniet me Algjerinë, vendin nga ku shumë qytetarë nuk kanë leje qëndrimi, janë të tensionuara. Qeveria franceze duhet të peshojë gjithmonë, se sa konfrontuese do të jetë duke kryer dëbime në masë të gjerë.

Një analizë e stacionit televiziv France Info kujton, se përdorimi i rasteve dramatike të kriminalitetit  nga krahu ekstrem politik në Francë ka traditën e vet. "Në vitet 70-të ishte Jean-Marie Le Pen (babai i Marine Le Pen) që vrasjet që kryenin të huajt i përdorte për të fshikullur migracionin", shkruan Renaud Dely. Sot Marine Le Pen përdor dramën e Lolës për të bërë për vete ata që kanë mbetur ende në krahun konservator./DW/

protesta ne france lola davie eric zemmour

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë