LIVE UPDATES
Bota

Frikë nga gara e armëve bërthamore pasi Rusia pezullon Traktatin

Traktati i ri START është marrëveshja e fundit bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ajo u nënshkrua në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev.

24 Shkurt 2023, 15:22 Nga I.A
Frikë nga gara e armëve bërthamore pasi Rusia pezullon Traktatin
Arme berthamore

RUSI- Pasi presidenti rus njoftoi se do të pezullojë pjesëmarrjen e vendit të tij në traktatin e ri START, i cili kufizon numrin e armëve bërthamore të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, janë rritur shqetësimet për një garë të re të armëve bërthamore. Siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell frika e kësaj gare të mundshme ekziston jo vetëm mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe midis fuqive të tjera bërthamore, përfshirë Kinën.

Traktati i ri START është marrëveshja e fundit bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ajo u nënshkrua në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev.

Këtë javë, presidenti Vladimir Putin njoftoi se po pezullonte pjesëmarrjen e Rusisë duke thënë se traktati ishte “absurd” në një kohë kur NATO po ndihmon Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Ai tha se kishte urdhëruar, që armët bërthamore që lëshohen nga toka, të vendoseshin në gjendje gatishmërie luftarake. Presidenti Putin u zotua edhe për investime të mëtejshme.

“Ne do të vazhdojmë prodhimin masiv të sistemeve ajrore hipersonike ‘Kinzhal’ dhe do të fillojmë furnizimet masive të raketave detare hipersonike ‘Zircon’ ” tha presidenti rus.

Por analistët thonë se pezullimi i traktatit bërthamor nga Moska nuk ka gjasa të ketë një ndikim të menjëhershëm.

“Traktati do të skadonte gjithsesi, kështu që përfundimi i tij nuk do të ndryshojë shumë në thelbin e marrëdhënieve ushtarake midis dy shteteve”, thotë Ian Hurd, profesor i shkencave politike në Universitetin Northwestern.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara së bashku kanë mbi 90 për qind të armëve bërthamore në botë. Traktati i Ri START i kufizon të dyja palët të mos kenë kenë më shumë se 1550 mbushje bërthamore, si dhe i lejon ato të inspektojnë objektet bërthamore të njera tjetrës.

Inspektimet u pezulluan për tre vjet për shkak të pandemisë dhe ato nuk vazhduan më. Për këtë Uashingtoni fajëson Moskën.

“Traktati është në interes të të dy vendeve, sepse vendos kufizime në garën e armëve bërthamore. Shtetet e Bashkuara mund t'ia kalojnë Rusisë nëse dëshirojnë; është një ekonomi shumë më e madhe. Më shumë gjasa, Rusia dëshiron ta përdorë këtë si një mjet pazaresh për t'i thënë presidentit Biden: ‘Mbështetja juaj për Ukrainën ka kosto’”, thotë Jane Kinninmont, nga organizata “European Leadership Network”, një organizatë jo qeveritare mbarë-evropiane me seli në Londër.

Presidenti Biden e quajti pezullimin nga Rusia të traktatit bërthamor një “gabim të rëndë”. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje që Moska t'i kthehet marrëveshjes.

Pavarësisht ngrohjes së lidhjeve mes Pekinit dhe Moskës, Kina gjithashtu bëri thirrje të mërkurën që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të respektojnë marrëveshjen bërthamore.

“Ne shpresojmë që të dyja palët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes dialogut konstruktiv për të siguruar zbatimin e traktatit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.

Tani ekziston frika e një gare të re armatimesh, jo vetëm midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe midis fuqive të tjera bërthamore, përfshirë Kinën.

“Si mund t'i thotë dikush Kinës që të kufizojnë programet e tyre, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk kanë kufizime?”, pyet zonja Kinninmont nga organizata “European Leadership Network”.

Pa ofruar ndonjë provë, Presidenti Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara se duan të rifillojnë provat bërthamore dhe shtoi, se një rast të tillë, edhe Rusia do të kryente provat e veta. Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania dhe Kina i ndaluan provat bërthamore në vitet 1990.

Marrë nga VOA

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës