LIVE UPDATES
Bota

Frikë nga kërcënimet e Rusisë dhe Kinës, Britania shton fonde për mbrojtjen

Në strategjinë e rishikuar të mbrotjes thuhet se sulmi i Rusisë në Ukrainë, nënkupton se siguria kolektive e Perëndimit është tashmë e lidhur ngushtë me rezultatin e konfliktit.

16 Mars 2023, 18:22 Nga a.l
Frikë nga kërcënimet e Rusisë dhe Kinës, Britania shton
Britani

RUSI- Agresioni rus në Ukrainë dhe sfida që paraqet Kina shtynë Britaninë të rishikojë strategjinë e mbrojtjes, një dokument që u publikua këtë javë. Sikurse njofton nga Londra, korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, ky zhvillim vjen ndërsa vendi po përpiqet të krijojë një balancë mes kërcënimeve strategjike dhe burimeve të kufizuara financiare në dispozicion. Në strategjinë e rishikuar të mbrotjes thuhet se sulmi i Rusisë në Ukrainë, nënkupton se siguria kolektive e Perëndimit është tashmë e lidhur ngushtë me rezultatin e konfliktit.

Strategjia e detyron Britaninë e Madhe të pranojë se kërcënimet më urgjente, janë tani pranë saj. Dhe se Mbretëria e Bashkuar është në një pozicion vërtet të fortë, siç ka treguar viti i kaluar, për të ofruar mbështetje ushtarake për aleatët në Evropë, veçanërisht në frontin lindor të Evropës”, thotë David Lawrence, i ‘Chatham House’, një institut i pavarur politikash me seli në Londër.

Krahas shpenzimeve vjetore për mbrojtjen prej 58 miliardë dollarësh, me rishikimin e strategjisë, angazhohen edhe 6 miliardë dollarë shtesë për dy vitet e ardhshme. Nga këto, 2.3 miliardë do të shpenzohen për prodhimin e municioneve për të rimbushur rezervat e pakësuara, për shkak të ndihmës ushtarake dhënë Ukrainës. Në strategjinë e rishikuar përsëriten ambiciet e Britanisë për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por synimi për arritjen e këtij objektivi deri në vitin 2030, është hequr.

Nëse Mbretëria e Bashkuar dëshiron vërtet të jetë Britania globale, një forcë në skenën botërore, me rol udhëheqës kur vjen puna për t’iu përgjigjur Rusisë ose Kinës, atëherë ka nevojë për më shumë para për ta bërë këtë. Për momentin ne po përpiqemi të drejtojmë një ushtri të klasit të parë, që konkurron me SHBA-të, Kinën dhe Rusinë, por me një ekonomi të nivelit së dytë”, thotë zoti Lawrence.

Qëndrimi i Britanisë ndaj Kinës ka fituar shumë vëmendje. Kryeministri Rishi Sunak ka thënë se Pekini paraqet një sfidë vendimtare për epokën në të cilën jetojmë.

Është një vend me vlera thelbësisht të ndryshme nga tonat dhe sjellja e Kinës gjatë viteve të fundit ka qenë shqetësuese, më autoritare në vend dhe më kategorike jashtë tij”.

Por zoti Sunak nuk e etiketoi Kinën si një kërcënim, pavarësisht trysnisë nga disa përfaqësues të partisë së tij.

Politika e Kinës mund të ndryshojë dhe askush nuk e di nëse ajo do të sulmojë apo jo Tajvanin, nëse do të vazhdojë apo jo të ndjekë qasjen e të qenit më kategorike. Mendoj se qeveria britanike dëshiron t’i mbajë opsionet e saj të hapura, duke pranuar gjithashtu se Kina do të jetë një vend i rëndësishëm për të punuar në trajtimin e sfidave globale”, thotë zoti Lawrence.

Po kështu 3.6 miliardë dollarë shtesë pritet të shpenzohen për të mbështetur dërgimin e nëndetëseve me energji bërthamore për marinën australiane, si pjesë e paktit të mbrojtjes së Indo-Paqësorit, me SHBA-të dhe Australinë. Pekini ka thënë se marrëveshja e ka futur rajonin në një rrugë të rrezikshme./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri