All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Furnizimi me dronë, DW: Pse Irani përkrah Rusinë në luftën kundër Ukrainës

Përveç kontributit në shtimin e të ardhurave, dërgimi i droneve në Rusi i shërben Iranit për të ndihmuar një partner në luftën kundër Perëndimit.

11 Nëntor 2022, 16:18 Nga d.a.
Furnizimi me dronë, DW: Pse Irani përkrah Rusinë në
Dron
All - Paragraf - 1

Fillimisht dronë, tani me sa duket raketa tokë-tokë: Sipas një artikulli të "Washington Post", Irani është duke shtuar përkrahjen e sulmit rus ndaj Ukrainës. Në këtë mënyrë, shkruan gazeta që u referohet shërbimeve amerikane të inteligjencës dhe shërbimeve të vendeve aleate, Teherani kontribuon për të balancuar "humbjet e mëdha” që ka pasur Rusia që me fillimin e sulmit kundër Ukrainës, në shkurt, sidomos humbjeve në armët me presizion të lartë.  

Për këtë qëllim, Teherani pati dërguar në mes të muajit shtator përfaqësuesit e tij në Rusi, për të folur për furnizimin e llojeve të ndryshme raketash tokë- tokë. 

Këto armë - konkretisht: Fateh 100- dhe raketa Zolfaghar – kanë reze veprimi prej 300 deri 700 kilometrash. Forcat ajrore ukrainase kanë paralajmëruar, se Rusia mund të fillojë të verë në përdorim së shpejti një lloj të ri droni iranian, pikërisht atë të tipit Meraj-521.  Këto dronë janë të vogla dhe të lehta dhe mund të sillen rrotull objektivit për rreth 15 minuta. 

Ato përdoren kryesisht kundër makinave të lehta, të blinduara dhe kundër personave. 

Kremlini nuk ka pranuar se ka vënë në përdorim dronë iranianë në Ukrainë. Edhe Irani, i ka hedhur poshtë njoftimet, duke thënë se ato janë "pretendime të pabaza". Deklaratat e të dy shteteve vlerësohen nga ekspertët si të pabesueshme. 

Partnerë në konfliktin sirian  

Maksimumi që nga 2015, Rusia dhe Irani janë afruar më shumë, thotë Markus Kaim nga grupi studimor për politikën e sigurisë në Fondacionin Shkenca dhe Politika, (SWP), me qendër në Berlin. Atë vit, Rusia ndihmoi me mjete ushtarake diktatorin sirian Bashar al-Assad, i cili pati kaluar gjithnjë e më shumë në qendrim mbrojtës, pas shpërthimit të kryengritjeve në vitin 2011.  

Irani ishte vendosur që më parë në krah të Assadit. Të dy vendet, Rusia dhe Irani dhanë kontribut të madh për dështimin e kryengritjes siriane. Por lidhja e tyre është forcuar, thotë Kaim. "Të dy vendet kanë përcaktuar Sirinë si sferë të interesave të veçanta të politikës së tyre të jashtme. Kjo i ka shkrirë bashkë të dy vendet,” thotë Kaim për Deutsche Wellen. 

Lidhur me interesat konkrete që ndjek Irani duke ndihmuar ushtarakisht Rusinë, ka supozime të ndryshme. Presidenti ukrainas Wolodymyr Selenskyj, i tha gazetës izraelite "Haaretz", se Irani mund të paguajë programin e tij atomik me shitjet që është duke i bërë Rusisë. Revista "Foreign Policy" shkruan se me shitjen e dronëve Teherani bën reklamë për industrinë e armëve. Përveç kësaj, me përvojën e fituar në fushën e betejës, Irani mund të modernizojë dronet dhe raketat.  

Kundër "rendit botëror që dominohet nga Amerika " 

Markus Kaim nga SWP thotë se si Irani ashtu edhe Rusia e shohin veten sikur të jenë objektiva të sanksioneve të Perëndimit. "Interesi i përbashkët i tyre dhe strategjia e përbashkët synojnë se si t'i shpëtojnë sanksioneve perëndimore.” Kështu, eksporti iranian i armëve në Rusi mund të shihet si bazë për bashkëpunim të mëtejshëm edhe jo-ushtarak. Nga pikëpamja ideologjike të dy qeveritë i lidh mbrojtja nga një supermaci e perceptuar e Perëndimit. "Të dy vendet mbrohen, sipas mendimit të tyre, nga rendi botëror i dominuar nga SHBA", thotë Kaim. 

Këtë synim Irani e ka ndjekur deri tani sidomos në rajonet e Lindjes së Afërme. Atje, Irani përpiqet prej vitesh që të etablohet si fuqi rajonale kundër hegjemonisë perëndimore. Përveç kësaj, Teherani ka lidhur aleanca të gjithanshme me aktorët joshtetërorë, si përshembull me milicët e Kataib Hisbollahut irakian, organizatat luftarake si Huthis në Jemen ose organizatat terroriste, si ajo e Hisbollahëve në Liban. Lufta e ndezur edhe më shumë nga dronët iranianë në Ukrainë, kërkon të hutojë Perëndimin, që "të mos shohë përpjekjet hegjemoniste iraniane në Lindjen e Afërme,” analizon "Foreign Policy".  

Eric Brewer nga organizata "Nuclear Threat Initiative" sheh si motive të Iranit hakmarrjen dhe kërcënimet: Nuk përjashtohet mundësia që qeveria e Teheranit të përpiqet të sulmojë Perëndimin, ku Irani fut edhe Ukrainën, edhe në territorin e vet. Në sytë e qeverisë iraniane kjo do të ishte hakmarrje ndaj Perëndimit, domethënë SHBA-së, e cila ka kohë që është prezente ushtarakisht në Lindjen e Afërme, pra direkt në afërsi të Iranit. Kështu, shitja e dronëve iranianë mund të shihet si paralajmërim për SHBA-në, shtetet e Gjirit dhe Izraelin, thotë Brewer më tej. Mesazhi që jepet është se nëse ato do të sulmonin, tek shembulli i Ukrainës mund të shohin se si do të reagonte Irani. 

Solidaritet me perandoritë e rrëzuara 

Politologia Barbara Slavin nga instituti amerikan Atlantic Council i referohet historisë për të gjetur shpjegimin për bashkëpunimin ruso- iranian kundër "Perëndimit": Tek të dy vendet kemi të bëjmë me ish-perandori. Të dy vendet kanë tendenca paranojake dhe teorishë konspiracioni dhe mendojnë se të jashtmit duan territoret e tyre dhe ata kërkojnë t'i minojnë ose shkatërrojnë këto dëshira duke ndezur trazirat etnike. 

Ndërkohë nuk shihet si e pamundur që Rusia të dojë të ndihmojë regjimin e Teheranit në luftimin e lëvizjes së protestave. Sipas njoftimit të agjencive, Putini ka premtuar në një telegram drejtuar Raisisë, se vendi i tij do të forcojë bashkëpunimin me Republikën Islamike "në luftën kundër terrorizmit”. Udhëheqja e Teheranit i ka quajtur "terroristë” demostruesit që kritikojnë qeverinë. /DW/

eric brewer irani furnizon me arme rusine lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet