11 Nëntor 2022, 15:09
Nga A.B
Bernard Denis
FRANCË- Një sulm dhune ka ndodhur ndaj nënkryetarit të bashkisë së një qyteti të vogël francez që i përket Normandisë. Nënkryetari i bashkisë së Saint-Côme-du-Mont, Bernard Denis, u gjet me lëndime në fytyrë, në duar dhe këmbë.
“Bernard Denis u gjet në një fushë pranë bashkisë së fshatit, me plagë në fytyrë dhe thonj në duar dhe në çdo thembër”, tha Michaël Giraudet, prokurori, kur u kontaktua nga AFP.
Politikani francez u transferua menjëherë në spitalin e Saint Lô për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe iu nënshtrua "testeve mjekoligjore". Përveç kësaj, një hetim për dhunë të rëndë iu caktua brigadës hetimore të Saint-Lô me mbështetjen e njësisë së hetimeve kriminale të xhandarmërisë kombëtare.
Ky nuk është sulmi i parë që merr Bernard Denis. Në të kaluarën ai ka qenë viktimë e zjarrvënieve kur i janë djegur garazhi dhe vetura në shtëpinë e tij, ndërsa ka marrë edhe kërcënime me vdekje.
“Megjithatë, këto sulme u hodhën poshtë për shkak të mungesës së identifikimit të autorit të mundshëm”, tha prokurorit. Sipas tij, “hetimet e shumta dhe afatgjata që u kryen” nuk çuan gjëkundi. Majin e kaluar, Bernard Denis deklaroi se furgoni i tij ishte qëlluar dy herë. Por nga hetimet rezultoi se ai kishte gënjyer.
“Kur u mor në pyetje në qershor 2022, ai pranoi se qëlloi veten në furgonin e tij dhe se ai shpiku sulmin ”, tha Michaël Giraudet, prokurori.
bernard denis france
Bota
11 Nëntor 2022, 15:01
I.A
Votimi
SHBA- Fletët e votimit janë ende duke u numëruar tre ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit të së martës dhe duk...
Bota
11 Nëntor 2022, 14:17
I.A
Suedi
SUEDI- Prokurorët suedezë paditën më 11 nëntor, dy vëllezër për spiunazh të rëndë në em&e...
Bota
11 Nëntor 2022, 13:59
I.A
Donald Trump
SHBA- Donald Trump e ka përshkruar Ron DeSantis si një politikan "mesatar", në një deklaratë që synon të n&...
Bota
11 Nëntor 2022, 13:20
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden pati një tjetër gabim kur ai nuk mund të mbante mend se nga cili qytet po tërhiqej ushtria ruse n&...
Bota
11 Nëntor 2022, 12:33
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara ...
Bota
11 Nëntor 2022, 12:53
e.k
Pamje nga qendra e Kherson
UKRAINË- Pamje emocionuese vijnë nga qyteti ukrainas i Kherson-it. Pas largimit të forcave ruse ushtarët e p...
Bota
11 Nëntor 2022, 12:55
a.l
foto ilustruese
GREQI- Tre kufoma janë gjetur mëngjesin e sotëm në bregun e ishullit lindor të Egjeut, Farkamokon dhe ishullin Sym...
Bota
11 Nëntor 2022, 11:25
a.l
foto ilustruese
PEJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotmë në Pejë. Policia bën me d...
Bota
11 Nëntor 2022, 10:57
e.k
Elon Musk
SHBA- Një rregullator amerikan ka deklaruan se po i ndjek me shqetësim ngjarjet e fundit në kompaninë e Twitter pas...
Bota
11 Nëntor 2022, 10:39
Pamje nga vendi i ngjarjes
BRUKSEL- Një oficer policie është vrarë dhe një tjetër është plagosur në nj&eu...