LIVE UPDATES
Bota

G7 do të shpallë paketën afatgjatë të sigurisë në Ukrainë në samitin e NATO-s

Sot, në samitin e NATO-s, anëtarët e G7 pritet të ratifikojnë një marrëveshje afatgjatë të sigurisë me Ukrainën.

12 Korrik 2023, 09:20 Nga DOSJA
G7 do të shpallë paketën afatgjatë të sigurisë
samiti i NATO-s

LITUANI- Sot, në samitin e NATO-s, anëtarët e G7 pritet të ratifikojnë një marrëveshje afatgjatë të sigurisë me Ukrainën. Marrëveshja do të përfshijë pajisjet e mbrojtjes, trajnimin dhe shkëmbimin e inteligjencës, raporton "BBC". 

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se marrëveshja do t'i dërgonte një "sinjal të fortë" presidentit rus Putin. Kjo vjen pasi presidenti i Ukrainës, Zelensky, kritikoi hezitimin e NATO-s për t'i ofruar Kievit një afat kohor për t'u bashkuar me aleancën. Sunak tha se aleatët e Kievit po rritin "marrëveshjet e tyre formale, për të mbrojtur Ukrainën për një afat të gjatë".

"Ne nuk mund të shohim kurrë një përsëritje të asaj që ka ndodhur në Ukrainë, dhe kjo deklaratë rikonfirmon angazhimin tonë për të siguruar që ajo të mos lihet kurrë e cenueshme ndaj llojit të brutalitetit që Rusia ka shkaktuar përsëri ndaj saj", tha ai.

Ai shtoi se mbështetja e "rrugës së Kievit drejt anëtarësimit në NATO", si dhe "marrëveshjet formale, shumëpalëshe dhe dypalëshe" nga anëtarët e NATO-s, do t'i dërgonin një mesazh të qartë presidentit rus dhe "të kthenin paqen në Evropë".

Presidenti i SHBA, Joe Biden, sugjeroi më herët një model për Ukrainën të ngjashëm me marrëveshjen e vendit të tij me Izraelin. Sipas kësaj marrëveshje, Uashingtoni është zotuar të ofrojë 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në vit, gjatë një dekade.

Por ndryshe nga anëtarësimi në NATO - kjo nuk përfshin një klauzolë për t'i ardhur në ndihmë kombit të synuar gjatë një kohe sulmi. Njoftimi i G7 vjen pasi NATO tha se Ukraina mund t'i bashkohet aleancës ushtarake "kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet" - një vonesë që Zelensky e ka quajtur "absurde".

Kyiv pranon se nuk mund të bashkohet me NATO-n, ndërsa është në luftë me Rusinë, por dëshiron të bashkohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas përfundimit të luftimeve.

Duke iu drejtuar turmave në kryeqytetin lituanez të martën, Zelensky tha: "NATO do t'i japë Ukrainës siguri, Ukraina do ta bëjë aleancën më të fortë".

Zelensky kishte postuar më herët në Twitter se "pasiguria është dobësi", dhe tha se mungesa e një afati kohor të rënë dakord do të thoshte se anëtarësimi eventual i vendit të tij mund të bëhej një mjet pazaresh.

Diplomatët theksuan gjithashtu krijimin e një Këshilli të ri NATO-Ukrainë, i cili do të mblidhet sot për herë të parë, ku do t'i japë Kievit të drejtën të thërrasë mbledhjet e të gjithë aleancës.

Disa shtete anëtare kanë frikë se anëtarësimi pothuajse automatik i Ukrainës, mund t'i japë Rusisë një nxitje për të përshkallëzuar dhe zgjatur luftën.

Fokusi tani është duke u zhvendosur tek ajo që garanton sigurinë afatgjatë, që anëtarët e NATO-s do t'i premtojnë Ukrainës si një alternativë ndaj anëtarësimit të hershëm.

Në të kaluarën, zotimet perëndimore për sigurinë nuk arritën të pengonin dy pushtime ruse. Aleatët e NATO-s shpresojnë se një raund i tretë do të jetë mjaft i fortë dhe i qartë, për të bindur Kremlinin se agresioni i mëtejshëm do të ishte shumë i kushtueshëm.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet