LIVE UPDATES
Bota

Gazetarja palestineze: SHBA dhe BE të na ndihmojnë të jemi të sigurtë

Duke folur nga Ramallahu, ajo thotë se jo vetëm ky qytet, por i gjithë Bregu Perëndimor është tërësisht i bllokuar, ndërsa po shtohet pasiguria për shkak të sulmeve nga kolonë ekstremistë.

9 Nëntor 2023, 22:56 Nga I.A
Gazetarja palestineze: SHBA dhe BE të na ndihmojnë të jemi
Taseem Amro

PALESTINË- Gazetarja palestineze Taseem Amro thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duhet të maksimalizojnë përpjekjet që populli palestinez të ndihet i sigurtë, pasi sipas saj deri më tani, nuk kanë ndërmarrë hapa seriozë për t’i dhënë fund vdekjeve masive në Gazë.

Duke folur nga Ramallahu, ajo thotë se jo vetëm ky qytet, por i gjithë Bregu Perëndimor është tërësisht i bllokuar, ndërsa po shtohet pasiguria për shkak të sulmeve nga kolonë ekstremistë. Ajo tha se Autoriteti Palestinez, i cili kontrollon Bregun Perëndimor ka patur një rol të kufizuar në konfliktin e fundit, pasi u gjend i papërgatitur për një situatë të tillë,

Zëri i Amerikës: Ju ndodheni në Ramallah. A mund të na thoni si është akutalisht situata në Bregun Perëndimor?

Taseem Amro: Ramallahu dhe Bregu Perëndimor në përgjithësi është tërësisht i mbyllur. Qytetarët palestinezë janë të bllokuar. Ne nuk mund të shkojmë të vizitojmë familjarët tanë, të cilët, janë vetëm 30 minuta larg shtëpisë sonë. Është shumë e ndërlikuar dhe e vështirë që të lëvizësh në rrugë. Akset tona kryesore rrugore janë të lidhura me rrugët që të çojnë në vendbanimet e kolonëve dhe mund të na kërcënohej jeta nëse kalonim nëpër ato rrugë.

Zëri i Amerikës: Si po e shohin palestinezët aty, situatën në Gazë?

Taseem Amro: Situata në Gazë është shumë e rëndë. Është shumë dramatike. Miq dhe familjarë tanë në Gazë po përjetojnë një situatë të vështirë. Numri i viktimave po rritet ditë pas dite, orë pas ore. Ata po përballen me rrezik për jetën e tyre.

Zëri i Amerikës: Në mendimin tuaja cila është zgjidhja për konflikin mes Izraelit dhe Hamasit se çfarë roli mund të luajnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian në këtë drejtim?

Taseem Amro: Kjo është pyetja më e vështirë. Cila është zgjidhja? Nuk është e lehtë të japësh një përgjigje. Ky është një konflikt që ka nisur që në vitin 1948. Kemi tentuar të gjitha zgjidhjet që mund të çonin në vendosjen e paqes, marrëveshjet, bisedimet, por siç po e shihni ndikimi i situatës tek palestinezët është shumë i rëndë. Çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian që ky vend të jetë më i sigurtë? Duhet të pyesni ata. Ata duhet të maksimalizojnë përpjekjet për të ndihmuar popullin palestinez, që ata të gëzojnë lirinë, dinjitetin e tyre. Në këtë kuptim, ata duhet të bëjnë shumë përpjekje që një gjë e tillë të bëhet e mundur për palestinezët.

Zëri i Amerikës: A kanë autoritetet palestineze një plan për situatën pas mbarimit të konfliktit dhe a mendoni ju se Autoriteti Palestinez mund të ishte aktor në këtë drejtim?

Taseem Amro: Duke parë atë që po ndodh tani mendoj se do të përballemi me një situatë dramatike në shumë drejtime, në ekonomi, edukim, infrastrukturë. Besoj se duhet të dëgjojmë çfarë do të ndodhë tani dhe çfarë do të ndodhë më tej, sepse Bregu Perëndimor po ecën tani në rrugën e një të ardhmeje të panjohur, por po kuptojmë se kolonët ekstremistë dhe përpjekjet e kolonëve për të ardhur në fshtarat palestinezë, apo për të sulmuar zonat palestineze po bëhen pothuajse të përditshme. Pra ne nuk po kërkojmë të dimë se çfarë do të ndodhë pas konfliktit, ne jemi realisht të shqetësuar mbi jetesën tonë të përditshme, se çfarë mund të ndodhë, çfarë mund të behet me jetët tona. Pra është shumë herët që të flasim për të ardhmen në këtë situatë.

Zëri i Amerikës: A mund të na shpjegoni cili është aktualisht roli i Autoritetit Palestinez, ju jetoni në Bregun Perëndimor…

Taseem Amro: Nuk ka rol të madh, nuk kemi dëgjuar shumë për Autoritetin Palestinez deri më tani. Nuk është marrë ndonjë masë specifike, në drejtim të ekonomisë apo jetesës së përditshme.
Kemi dëgjuar njoftime për rritje të numrit të viktimave në Gazë apo mungesën e ndihmave humanitare në Gazë, këtë kemi dëgjuar këtu në Ramallah. Nuk ka patur ndonjë veprim tjetër serioz, ndoshta sepse nuk kishin menduar për të ndërmarrë një hap serioz në këtë situatë.

Zëri i Amerikës: Si ka ndikuar situata në Gazë në nivel personal.

Taseem Amro: Në nivel personal… Situata në Gazë ka nxitur shumë shqetësim tek unë si palestineze, vdekja e fëmijëve më ka prekur si nënë. Humba një nga miqtë e mi në Gazë, mikun tim Tarek dhe familjen e tij. 17 anëtarë të familjes, fëmijët e tij, prindërit, motra, vllezërit ishin në kamp dhe humbën jetën nga sulmet ajrore. Mësuam për vdekjen e tyre dy ditë pasi kishin humbur jetën, pasi siç e dini mjetet e komunikimit janë ndërprerë. Ishte një lajm shumë dëshpërues.

Marrë nga VOA

taseem amro lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën