LIVE UPDATES
Bota

Gazetarja ruse tregon PERIPECITË: Si u largova për t'i shpëtuar burgut nga regjimi i Putin, mora vetëm vajzën me vete (FITON AZIL NË FRANCË)

Ish-redaktores në Channel One iu tha se ajo përballej me 10 vjet burg ndaj dhe vendosi të ikte nga Rusia me vajzën e saj 11-vjeçare Trina.

11 Shkurt 2023, 14:49 Nga k.m.
Gazetarja ruse tregon PERIPECITË: Si u largova për t'i
Marina Ovsyannikova

FRANCË- Redaktorja e televizionit rus Marina Ovsyannikova, e cila organizoi një protestë të drejtpërdrejtë kundër luftës në Ukrainë, ka treguar se si ajo u largua nga vendlindja e saj dhe eci përgjatë një kufiri me baltë gjatë natës për të shkuar në Perëndim. Ovsyannikova, 44 vjeç, poshtëroi në mënyrë  Vladimir Putinin duke u futur në xhirimet e programit kryesor të lajmeve në Channel One duke mbajtur në duar një tabelë ku thuhej: Ata po ju gënjejnë dhe Ndaloni luftën!

Ish-redaktores në Channel One iu tha se ajo përballej me 10 vjet burg ndaj dhe vendosi të ikte nga Rusia me vajzën e saj 11-vjeçare Trina.

Duke u shfaqur në publik në Francë për herë të parë që kur u arratis në tetor të vitit të kaluar, ajo zbuloi se avokati i saj i kishte thënë: Ik, ik nga Rusia - të kanë mbetur vetëm disa ditë para gjyqit. Do të të futin patjetër në burg.

Gazetarja ruse tregon PERIPECITË: Si u largova për t'i
Marina Ovsyannikova

Pavarësisht se nuk ndodhet në Rusi, Ovsyannikova tha se ajo ende ka frikë për jetën e saj pas vdekjes së rusëve të tjerë jashtë vendit. Po ashtu, ajo shpjegoi se u ndihmua në arratisjen e saj nga Reporterët pa Kufij (Reporters Sans Frontières; RSF) me bazë në Francë, e se përdori 7 automjete të ndryshme për të kaluar kufirin natën.

Ajo tha se zgjodhi mbrëmjen e së premtes deri të shtunën për t'u arratisur sepse 'kjo është një kohë kur të gjithë zbatuesit e ligjit janë zakonisht me leje, të ulur në dacha [shtëpitë e fshatit] me vodka dhe barbekju'.

Ajo nuk bëri të ditur vendin nga ku u arratisën ajo dhe vajza e saj.

“Ne kishim dy ditë kohë për t'u larguar nga territori i Rusisë,”- tha ajo.

Ovsyannikova tregoi se si një nga makinat e përdorura për të shpëtuar ngeci në baltë, duke e detyruar atë të ecte në këmbë pa asnjë lloj navigimi satelitor.

"Ishte errësirë. Ne vraponim nëpër një fushë, duke mos parë asgjë përpara. Ishte një sfidë e vërtetë,”- tha ajo në një konferencë për shtyp në selinë e RSF-së në Paris.

Por 44-vjeçarja nënë e dy fëmijëve theksoi se kishte hezituar të largohej nga Rusia.

Presidenti francez Emmanuel Macron i ofroi Ovsyannikova azil një ditë pas protestës së saj televizive dhe ajo tani po jeton midis shtëpive të ndryshme në Francë me vajzën e saj.

Pavarësisht gjetjes së azilit në Perëndim, ajo tha se ende ka frikë për jetën e saj dhe është paralajmëruar për helmim nga agjentët e Putinit, ose një aksident me makinë.

“Sigurisht që kam frikë për jetën time. Sa herë që flas me miqtë e mi në Rusi, ata më thonë "Çfarë preferoni - Novichok, polonium apo një aksident me makinë?,"- tha ajo, duke iu referuar metodave të ndryshme të vrasjes që dyshohet se përdoren nga shërbimet ruse të sigurisë.

Gazetarja ka shkruar gjithashtu një libër prej 200 faqesh për mediat propagandistike të Putinit që do të publikohet në anglisht dhe frëngjisht. Djali i saj, 18 vjeç, ka qëndruar në Moskë me ish-bashkëshortin e saj, punonjës i medias shtetërore "RT", por vajzën e ka marrë me vete./Dailymail

marina ovsyannikova lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj