11 Shkurt 2023, 12:52
Nga k.m.
Albin Kurti
TIRANË- Zyra për Media e kryeministrisë përmes një komunikate për mediat ka dhënë detaje për bisedën që ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar të premten me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Albin Kurti në këtë bisedë është diskutuar për planin franko-gjerman.
Në këtë bisedë telefonike Kurti-Chollet, sipas Kryeministrisë është diskutuar edhe për rëndësinë e avancimit të Kosovës në integrimet ndërkombëtare në kohën kur të arriturat demokratike dhe ekonomike të Kosovës në këto dy vitet e fundit janë evidentuar nga shumë organizata e institute ndërkombëtare prestigjioze. Po ashtu, në këtë bisedë Kurti ka konfirmuar gatishmërinë për takime të radhës të nivelit të lartë dhe ka shprehur pajtueshmëri për nevojën që të ketë intensifikim të procesit të negociatave.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog sepse dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO,”- thuhet në njoftim.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011, por vetëm disa prej 33 marrëveshjeve të arritura janë zbatuar deri më tani. Tani, plani evropian – apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman – nuk është bërë publik. Por SHBA-ja ka rritur presionin ndaj Prishtinës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.
Kurti tha se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi disa kushte për të, përfshirë edhe që Asociacioni të jetë pjesë e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve dhe të zbatohet pas njohjes reciproke. Autoritetet në Kosovë kanë shprehur frikën se Asociacioni i Komunave serbe në Veri do të minonte shtetësinë e Kosovës.
derek chollet albin kurti asociacioni i komunave serbe në kosovë
Bota
11 Shkurt 2023, 12:36
k.m.
Foto ilustruese
14 kamionë me ndihma kaluan të premten (10.02) pikën kufitare Bab al-Hawa midis Turqisë dhe Sirisë. Nga atje kamio...
Bota
11 Shkurt 2023, 12:35
k.m.
Foto ilustruese
"Republika e Moldavisë po hyn tani në një fazë, në të cilën siguria ka përparësi" - me kë...
Bota
11 Shkurt 2023, 11:16
k.m.
Vjosa Osmani
PRISHTINË- Mercenarët nga grupi famëkeq Wagner i Rusisë po punojnë me paraushtarakët serbë për të...
Bota
11 Shkurt 2023, 11:03
k.m.
I mituri nën rrënoja
TURQI- Dhe kur të gjithë filluan të humbin shpresat se mund të gjendeshin sërish persona të g...
Bota
11 Shkurt 2023, 10:55
k.m.
Pamje nga Turqia
TURQI- Shoqëria turke po vlon nga zemërimi kundër qeverisë së Rexhep Tajip Erdogan, veçanërisht n&eum...
Bota
11 Shkurt 2023, 10:41
k.m.
Elta Bajrami
Nga një eksperiment me sodë buke, uthull dhe një balonë e deri te krijimi i nanosatelitit të parë në...
Bota
11 Shkurt 2023, 10:32
k.m.
Pamje nga ngjarja në Gjermani
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një person ka qëlluar me armë...
Bota
11 Shkurt 2023, 10:27
k.m.
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha se forcat ruse duhet të marrin kontrollin e qytetit strategjik ukrainas të Bahmut...
Bota
11 Shkurt 2023, 09:53
A.B
Ekipi i shpetimit
TURQI- Pamjet nga Turqia që tregojnë njerëzit duke u dalë nga ndërtesat e bllokuara nga t&eu...
Bota
11 Shkurt 2023, 08:51
A.B
Toka
TURQI- Tërmeti vdekjeprurës që rrafshoi Turqinë dhe Sirinë, la pas mbi 20 mijë vikima por dhe shumë dëme....