5 Tetor 2023, 08:17
Nga a.l
Donika Gërvalla
KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se organizatori i sulmit në Banjskë Milan Radojçiç duhet t`i dorëzohet Kosovës. Në një postim në platformën "X" (ish-Twitter), Gërvalla-Schwarz akuzon Serbinë se urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi.
“Lirimi i shpejtë i terroristit Radojçiq, një ditë pas arrestimit të tij në Serbi, dëshmon se i gjithë ky proces është një farsë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radojçiq duhet t'i dorëzohet Kosovës tani”, ka thënë ajo.
Postimi i Gërvallës
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al
donika gërvalla
Bota
5 Tetor 2023, 08:15
r.ll
Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç
SPANJË- Samiti i tretë i komunitetit politik evropian ka mbledhur sot liderët e 47...
Bota
5 Tetor 2023, 08:12
a.l
Kosovë
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me i...
Bota
5 Tetor 2023, 08:10
A.B
Bujar Osmani
KOSOVË-“Nëse vërtetohet se Serbia në ndonjë mënyrë është e përfshirë në sulm...
Bota
5 Tetor 2023, 08:02
r.ll
foto ilustruese
SHBA-Më shumë se 75,000 punonjës të rrjetit të kujdesit shëndetësor Kaiser Permanente në mbarë...
Bota
5 Tetor 2023, 07:57
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Rusia ka testuar sistemet e paralajmërimit publik emergjent në të gjithë vendin të mërkurën, duke ...
Bota
5 Tetor 2023, 07:41
a.l
Foto ilustruese
QIPRO- Ministria e Shëndetësisë e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) raportoi të mërkurën nj...
Bota
5 Tetor 2023, 07:38
A.B
Termeti
JAPONI- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 u regjistrua në orën 11:00 (ora lokale; 05:00 me orën...
Bota
5 Tetor 2023, 07:36
a.l
Libi
LIBI- Fondi i OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar ka njoftuar ndarjen e një granti për të mbështetur p&eum...
Bota
5 Tetor 2023, 07:33
a.l
Ukrainë
UKRAINË- Në 7 vitet e para pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Ukraina do të jetë në gj...
Bota
5 Tetor 2023, 07:29
a.l
Dollar
SLLOVAKI- Qeveria sllovake ka miratuar ndarjen e 193.98 milionë dollarëve nga buxheti i shtetit për blerjen e sistemeve t&...