LIVE UPDATES
Bota

Gjashtë muaj pas pushtimit rus, banorët e Iziumit në vështirësi

Iziumi, në Ukrainën e largët lindore, ishte ndër qytetet e para të pushtuara nga forcat ruse pas fillimit të luftës më 24 shkurt dhe u bë një qendër komande për forcat ruse.

22 Shtator 2022, 19:16 Nga I.A
Gjashtë muaj pas pushtimit rus, banorët e Iziumit në
Foto ilustruese

UKRAINË- Banorët e Iziumit janë ende të traumatizuar pas pushtimit gjashtë mujor të qytetit nga forcat ruse. Megjithëse qyteti u rimor nga forcat ukrainase pas një kundërofensive të befasishme, ai është i shkatërruar dhe jeta është e vështirë përpara dimrit që po afron.

Iziumi, në Ukrainën e largët lindore, ishte ndër qytetet e para të pushtuara nga forcat ruse pas fillimit të luftës më 24 shkurt dhe u bë një qendër komande për forcat ruse. Në fillim të marsit, qyteti ishte pothuajse plotësisht i izoluar - pa telefona celularë, pa ngrohje dhe energji. Banorët nuk e dinin se çfarë po ndodhte në luftë, nëse të afërmit e tyre ishin gjallë, nëse Ukraina ende ekzistonte.

Iziumi u rimor në një kundërofensivë ukrainase më 10 shtator, por më shumë se një javë më vonë banorët po mëkëmben ende nga konfuzioni dhe trauma e pushtimit gjashtëmujor. Shkolla e qytetit është shkatërruar. Ajo shërbeu për gjashtë muaj si bazë për ushtrinë ruse dhe si ofiçinë. Vitet e arsimit të të rinjve të Iziumit në këtë shkollë kanë mbaruar, por ajo ka diçka të vyer për t’u ofruar banorëve - drutë e bankave, dërrasat, mobiljet dhe trarët e shkollës.

Do të kalojnë muaj, apo më shumë, përpara se Iziumi të ketë energji elektrike, gaz dhe ujë të rrjedhshëm, dhe i ftohti tashmë ka filluar.

"Nuk kemi asgjë. Ne marrim dru për të ngrohur ujë për çaj dhe për të gatuar. Shikoni duart e mia! Unë jam 75 vjeç dhe kjo grua është edhe më e moshuar se unë. Kemi frikë nga dimri", thotë Oleksandra Lysenko duke qëndruar në një grumbull me tulla.

Por pritshmëritë u rritën kur filloi një formë më elementare komunikimi.

Në kohën kur kamioni i postës u parkua në një treg të mbyllur, më shumë se njëqind njerëz ishin duke pritur për dërgesën e parë postare që nga shkurti.

"Nëse posta funksionon, kjo do të thotë se jeta po përmirësohet. Ne do të jetojmë dhe do të shpresojmë për më të mirën," tha 69-vjeçari Volodymyr Olyzarenko. Ai tashmë e dinte se çfarë përmbante kutia e dërguar nga fëmijët e tij të rritur: rroba të ngrohta për vëllain e tij.

Por do të vijnë ditë të vështira. Një varr me qindra trupa u zbulua javën e kaluar në një pyll në periferi të qytetit dhe hetuesit po zhvarrosin trupat për të filluar punën e zymtë të identifikimit. Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se varreza përmban më shumë se 440 trupa.

Marrë nga VOA

banorët e izium lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën