LIVE UPDATES
Bota

Gjermani/ Shtrenjtimi i energjisë nxit deindustrializimin

Muajt e fundit janë vënë në pikëpyetje shumë principe bazë të modelit ekonomik të Gjermanisë.

3 Nëntor 2022, 08:42 Nga a.l
Gjermani/ Shtrenjtimi i energjisë nxit deindustrializimin
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI- Muajt e fundit janë vënë në pikëpyetje shumë principe bazë të modelit ekonomik të Gjermanisë. Si mund të vazhdojë Gjermania të mbetet vend industrial?

Kur kancelari gjerman, Olaf Scholz udhëton këto ditë për në Kinë, ai shoqërohet nga disa manaxherë sidomos manaxherë të ndërmarrjeve të mëdha industriale. Shefat e BMW dhe VW bëjnë pjesë mes tyre, po ashtu si ata të firmave të mëdha kimike, Bayer, BASF dhe Merck. Të gjithë ata janë shumë të interesuar të vazhdojnë me prodhimin në Kinë.

“Ne kemi një biznez shumë përfitues në Kinë, gjysma e tregut tonë është atje,” tha ditët e fundit për shembull shefi i BASF-it, Martin Brudermüller, duke shtruar më pas pyetjen: “Me çfarë rreziqesh përballet një ndërmarrje, kur heq dorë nga gjysma e tregut?”

Bizneset me Kinën prej të cilave nuk mund të hiqet dorë

Kina pra mbetet e domosdoshme për shumë ndërmarrje. Megjithatë, që kur u zhvillua Kongresi i Partisë Komuniste disa ditë më parë, dyshimet janë shtuar për të ardhmen e bashkëpunimit të deritanishëm. Deri tani në Gjermaninë si vend industrial, për shumë sipërmarrje ia ka vlejtur që energjia të merret lirë nga Rusia, kurse gjysmëproduktet dhe lëndët e para të merren lirë sidomos nga Kina, për të prodhuar në Gjermani prodhime të cilësisë së lartë, që eksportohen shtrenjtë.

Gjermani/ Shtrenjtimi i energjisë nxit deindustrializimin
biznes

Që me sulmin rus kundër Ukrainës kjo formulë nuk vlen më.

Në përshtatje me situatën janë duke u bërë përpjekje për të bërë shpejt ndryshimet e duhura, për të kompesuar nevojat për gaz duke ndërtuar me prioritet terminalet e gazit të lëngshëm dhe për të nxitur më shumë se deri tani prodhimin e energjive të rinovueshme. Dhe shumë sipërmarrje, sidomos ato që harrxhojnë shumë energji, kanë ulur prodhimin ose kanë pezulluar pjesë të prodhimit, për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë, të paktën në një afat të shkurtër. “Gjermania, si vend industrial është duke rënë nën presion gjithnjë e më të madh,” thotë Jupp Zenzen, ekspert për koniukturën në Dhomën gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, Deutschen Industrie- und Handelskammertages (DIHK). Kjo shihet edhe me rënien e porosive të reja, në afat të shkurtër.

Tendenca prapaktheu 

Në afat më të gjatë, ka vite që shihet një tendencë prapaktheu: Në vitin 2016 prodhimi industrial në Gjermani zinte 22,8 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, kurse vitin e kaluar zuri vetëm 20,8 përqind. Dhe nëse kjo tendencë vazhdon, thotë Eric Heymann, ekonomist i Deutsche Bank Research: “Po të shohim mbas dhjetë vjetësh krizën energjetike që po kalojmë tani, atëherë këtë kohë mund ta vlerësojmë si momentin kur në Gjermani filloi deindustrializimi i përshpejtuar.”

Gjermani/ Shtrenjtimi i energjisë nxit deindustrializimin
Deutsche

Ulrich Kater, kryeekonomist i Dekabank, mendon njësoj: “Sipërmarrjet që harrxhojnë shumë energji, që kanë ulur tani prodhimin, nuk do ta rrisin prodhimin asnjëherë sa ka qenë para krizës.” Sepse prodhimi mund të bëhet më lirë në pjesë të tjera të botës. Këtu nuk kemi të bëjmë me ristrukturim afatshkurtër.

Por, nëse në të ardhmen do të kemi të bëjmë me marrje vendimesh për të bërë investime, atëherë më shpesh se deri tani vendimet do të merren në favor të vendeve të tjera si Amerika e Veriut. Arsyeja kryesore është se atje energjia është më e lirë.

Përveç kësaj, gjatë krizës së Coronës u prishën zinxhiret e furnizimeve. Pasi ndodhi kjo, shumë firma vendosën të tërheqin sërish më shumë prodhim në Gjermani. Por edhe anasjelltas: Sipërmarrjet do të prodhojnë më shumë brenda vendit dhe firmat gjemane që prodhojnë në gjithë botën do të dërgojnë më shumë prodhim në vendet e tjera.

Edhe Kina do të vazhdojë të mbyllet dhe nuk do të dojë të importojë kaq shumë produkte sa deri tani, paralajmëron Kater: “Vendet e punës së industrisë në Gjermani do të vazhdojnë të ndodhen nën presion.” Sepse punët më pak të kualifikuara do të vazhdojnë të bëhen më shumë me automatizime, duke shkaktuar humbje të vendeve të punës. Por kjo e gjitha do të ndodhë në një periudhë më afatgjatë, prej 4- 5 vitesh.

Sfidat aktuale të krijuara nga Kina dhe kriza e energjisë bënë më të qarta edhe deficite të tjera që ka Gjermania si vend industrial: “Ka vite që ne vërejmë një erozion të kualitetit të Gjermanisë si vend industrial,” thotë Jörg Krämer, krye-ekonomist i bankës Commerzbank.

Vitet e kaluara kjo gjë nuk ishte shumë e dukshme për shkak të bizneseve me Kinën, por tani ajo shihet shumë hapur. Krämer flet sidomos për mungesat e shumta në infrastrukturë dhe kohën e gjatë që duhet për mënjanimin e këtyre pengesave.

Pengesë ngritja e infrastrukturës 

Kështu, koalicioni qeveritar pati njoftuar në paktin e koalicionit, se do të kujdeset që vitin e parë të qeverisjes për “ritme më të larta në ndërtimin e infrastrukturës”. Por paketa përkatëse e ligjeve përpiluar nga ministri i Transportit, Volker Wissing, ka ngecur në vend për shkak të kundërshtimit të Të Gjelbërve.

Këtu, ndërtimi me prioritet i terminaleve të gazit të lëngshëm, LNG, mund të bëhet shembull për procese të shpejta, joburokratike të dhënies së lejes:

“Deindustrializimi nuk është vetëm skenar horrori për grupet ekonomike,” paralajmëron krye-ekonomisti i Commerzbank.

Nëse këto probleme nuk zgjidhen, atëherë në të ardhmen sipërmarrjet e mëdha do të ofrojnë më pak vende pune dhe do të prodhojnë më pak në Gjermani, si vend industrial. Për firmat e vogla kjo rrugë mbetet e mbyllur:

“Për ekonominë e mesme gjermane, sidomos sektorët që harrxhojnë shumë energji, përshtatja me një botë të re energjie do të jetë sfidë e madhe dhe disa ndërmarrje do të dështojnë në këtë pikë”, thotë i bindur Eric Heymann nga Deutsche Bank Research.

DW

 

olaf scholz gjermani

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen