LIVE UPDATES
Bota

Gjermania, e kujdesshme në hetimin për sulmin në gazsjellësin “Nord Stream”

Prokuroria federale gjermane ka lëshuar një urdhër arresti për një shtetas ukrainas në kuadër të hetimit mbi shpërthimin në një pjesë të tubacioneve të gazit natyror, “Nord Stream” në vitin 2022. Koalicioni qeverisës i Gjermanisë dëshiron ta trajtojë me shumë kujdes çështjen e këtyre akuzave, sepse hetuesit nuk janë plotësisht të sigurt se kush është fajtor për sulmin.

20 Gusht 2024, 20:27 Nga N.F
Gjermania, e kujdesshme në hetimin për sulmin në
Foto ilustruese

GJERMANI- Gjermania ka lëshuar një urdhër arresti për një shtetas ukrainas lidhur me shpërthimet, që dëmtuan tubacionet e gazsjellësit “Nord Stream”, që transportonin gaz natyror nga Rusia në Evropën Perëndimore.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina nga Berlini, mundësia e përfshirjes së Ukrainës në sulmin e vitit 2022, për të cilin ekspertët thonë se kontribuoi në një rritje globale të inflacionit, është një çështje e rëndësishme e këtij hetimi.

Prokuroria federale gjermane ka lëshuar një urdhër arresti për një shtetas ukrainas në kuadër të hetimit mbi shpërthimin në një pjesë të tubacioneve të gazit natyror, “Nord Stream” në vitin 2022. Koalicioni qeverisës i Gjermanisë dëshiron ta trajtojë me shumë kujdes çështjen e këtyre akuzave, sepse hetuesit nuk janë plotësisht të sigurt se kush është fajtor për sulmin.

“Askush nuk e di saktësisht se kush ishte organizator i operacionit, dhe duket se tre shtetas ukrainas janë përgjegjës për sulmin në pronën gjermane. Por nuk ka asnjë lidhje deri tani, nuk ka asnjë provë, asnjë lidhje me qeverinë ukrainase”, thotë Ulrich Lechte nga Partia e Demokratëve të Lirë.

Wall Street Journal, duke cituar burime anonime në një artikull ekskluziv më 14 gusht, njoftonte se plani për sulmin fillimisht ishte miratuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, por ai ishte tërhequr përpara se anëtarë të tjerë të qeverisë së tij ta zbatonin atë.

Ndërprerja e gazit rus në Gjermani shkaktoi një rritje drastike të çmimeve të energjisë dhe bashkë me të edhe të inflacionit në të gjithë Evropën dhe në pjesën më të madhe të botës.

Sulmi, për të cilin raporti i gazetës Wall Street Journal fajëson zhytësit ukrainas, dëmtoi, por nuk e shkatërroi plotësisht tubacionin “Nord Stream 1” dhe ekspertët thonë se ai mund të rikthehet në funksionim. Sulmi dëmtoi gjithashtu gazsjellësin “Nord Stream 2”, hapja e të cilit ishte anuluar përpara se Rusia të fillonte sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.

“Njëri nga katër tubacionet nuk është dëmtuar nga sulmi. Me sa duket, zhytësit vendosën eksplozivët vetëm në dy linja. Pra, pati katër shpërthime, por dy prej tyre duket se ishin në të njëjtën linjë", thotë Sergey Vakulenko nga Qendra Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë.

Nuk ka gjasa që Gjermania t'i kthehet konsumit masiv të gazit rus, edhe nëse Kievi dhe Moska arrijnë një marrëveshje paqeje. Dy analistë thanë për Zërin e Amerikës se që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Gjermania ka zhvilluar një model alternativ energjie, që është më i qëndrueshëm, por edhe më i shtrenjtë.

“Gjermania po bën një tranzicion drejt më shumë burimeve të energjisë së rinovueshme. Pjesa e energjisë së rinovueshme në sektorin gjerman të prodhimit të energjisë elektrike tashmë është afërsisht në nivelin 57 për qind”, thotë Claudia Kemfert nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike.

Në rrugët e Moskës, lajmi për përfshirjen e mundshme të Kievit në sulmin ndaj gazsjellësit “Nord Stream” po konkurron me atë të avancimit të Ukrainës në rajonin rus të Kurskut.

Disa ekspertë e shohin këtë veprim më pak si një shfaqje fuqie dhe më shumë si një luftë për kontrollin e një burimi të rëndësishëm ekonomik në Kursk.

"Hyrja e forcave të armatosura të armikut në territorin e Kurskut ngre shqetësime serioze për autoritetet ruse, pasi kemi të bëjmë me një betejë për kontrollin e sistemit të transportit të gazit", thotë ekonomisti Dmitry Potapenko. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka dëshmuar tashmë se ndikimi i saj shtrihet përtej fushëbetejës, duke prekur ekonominë globale dhe sektorin e energjisë./ VOA

gjermani nord stream

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet