11 Tetor 2023, 12:35
Nga DOSJA

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, ka thënë të mërkurën se ngjarjet e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës duhet të sqarohen dhe se gjendja duhet të qetësohet.
“Situata aktuale nuk është e qëndrueshme për njerëzit në veri të Kosovës, e as për njerëzit në Serbi dhe Kosovë në përgjithësi”, tha Konrad për gazetën Blic të mërkurën.
Ajo tha se është e rëndësishme të krijohen kushte për rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sa më shpejt që të jetë e mundur, për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013, duke përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe zbatimin e dy marrëveshjeve të arritura këtë vit në Bruksel dhe Ohër.
Konrad, po ashtu, theksoi domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në komunat e Kosovës me shumicë serbe dhe kthimin e përfaqësuesve politikë të serbëve në institucionet e Kosovës.
Pas sulmit kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, ku u vranë një polic dhe tre sulmues, nga Bashkimi Evropian (BE) u dërguan sinjale se masat ndaj Serbisë janë të mundshme, nëse vërtetohet se ajo ka lidhje me këtë sulm.
Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.
Më 2 tetor, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Brukseli është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, që ta ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur dhe se, në bazë të asaj, vendet anëtare do të marrin vendime, përfshirë edhe ndonjë masë të mundshme kundër Serbisë.
Masa ndaj Serbisë kërkuan në të njëjtën ditë kryeministrat e Kroacisë dhe Shqipërisë, Andrej Plenkoviq dhe Edi Rama.
Paraprakisht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ia ka përmendur një mundësi të tillë në një bisedë telefonike./REL
Bota
11 Tetor 2023, 11:21
A.B
SHBA-Inxhinierët gjetën mbetjet e trupave të viktimave dhe mbeturinat nga nëndetësja "Titan" që shpërtheu në qershor g...
Bota
11 Tetor 2023, 12:12
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Ministria palestineze e Shëndetësisë ka lajmëruar se numri i të vrarëve në Gaza është rr...
Bota
11 Tetor 2023, 12:05
r.ll
policia izraelite
IZRAEL-Policia kufitare e Izraelit i ka vrarë dy palestinezë në lindjen e aneksuar të Jerusalemit, pasi ata kishin he...
Bota
11 Tetor 2023, 11:52
r.ll
Betzalel Taljah
IZRAEL- Ushtari izraelit, Betzalel Taljah u kthye në komunitetin ‘kibbutz’ ku jetonte nëna e tij 63-vjeçare. K...
Bota
11 Tetor 2023, 11:41
r.ll
opozita serbe
SERBI- Një pjesë e përfaqësuesve të opozitës në Serbi i kanë shkruar një letër Përfaq&...
Bota
11 Tetor 2023, 11:34
r.ll
jens stoltenberg
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar rëndësinë e rritjes së prezenc&eum...
Bota
11 Tetor 2023, 11:26
r.ll
Jeff Hovenier
KOSOVË- Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor, janë pajisur me shtatë dronë të dhuruar nga Ambasada e Shte...
Bota
11 Tetor 2023, 11:19
foto ilustruese
GAZA-Spitalet në Gaza janë të mbingarkuar dhe po përjetojnë mungesë të barnave, furnizimeve mjekëso...
Bota
11 Tetor 2023, 10:52
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Ditën e sotme në Bruksel do të fillojë takimi dyditor i ministrave të mbrojtjes të vendeve anët...
Bota
11 Tetor 2023, 10:35
r.ll
aleksander vucic dhe stuart musch
SERBI- Presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një takim me komandantin e Komand&...