11 Tetor 2023, 12:05
Nga r.ll
policia izraelite
IZRAEL-Policia kufitare e Izraelit i ka vrarë dy palestinezë në lindjen e aneksuar të Jerusalemit, pasi ata kishin hedhur fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të oficerëve, njoftoi Policia izraelite të mërkurën.
Incidenti ndodhi të martën vonë në lagjen Silwan derisa oficerët po patrullonin në këtë zonë, tha Policia kufitare në një komunikatë. Një oficer u godit nga fishekzjarrët, sipas saj.
“Si përgjigje ndaj kërcënimeve me jetë, oficerët e Policisë kufitare kanë shtënë me armë ndaj dy sulmuesve”, të cilët më vonë u konfirmuan të vdekur, thuhet në komunikatë.
Izraeli e uzurpoi lindjen e Jerusalemit në luftën gjashtëditore të vitit 1967 dhe më vonë e aneksoi atë përmes një vendimi i cili kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.
Tani, rreth 230.000 izraelitë jetojnë në këtë territor, pranë së paku 360.000 palestinezëve, të cilët duan ta bëjnë pjesën lindore kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.
Përleshjet e së martës janë të parat në lindje të Jerusalemit qëkur militantët e armatosur të Hamasit kryen sulme të vrullshme në lindje të Izraelit të shtunën.
Ushtria izraelite tha të mërkurën se numri i përgjithshëm i të vrarëve në Izrael ka arritur në 1.200 dhe se më shumë se 2.700 njerëz janë plagosur, si pasojë e sulmit më vdekjeprurës palestinez në historinë e Izraelit.
Ndërsa, numri i përgjithshëm i të vrarëve në Rripin e Gazës është rritur në 950, ndërsa janë plagosur 5.000 njerëz, si pasojë e bombardimeve hakmarrëse izraelite, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës./REL
konflikti izrael-palestine
Bota
11 Tetor 2023, 11:52
r.ll
Betzalel Taljah
IZRAEL- Ushtari izraelit, Betzalel Taljah u kthye në komunitetin ‘kibbutz’ ku jetonte nëna e tij 63-vjeçare. K...
Bota
11 Tetor 2023, 11:41
r.ll
opozita serbe
SERBI- Një pjesë e përfaqësuesve të opozitës në Serbi i kanë shkruar një letër Përfaq&...
Bota
11 Tetor 2023, 11:34
r.ll
jens stoltenberg
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar rëndësinë e rritjes së prezenc&eum...
Bota
11 Tetor 2023, 11:26
r.ll
Jeff Hovenier
KOSOVË- Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor, janë pajisur me shtatë dronë të dhuruar nga Ambasada e Shte...
Bota
11 Tetor 2023, 11:19
foto ilustruese
GAZA-Spitalet në Gaza janë të mbingarkuar dhe po përjetojnë mungesë të barnave, furnizimeve mjekëso...
Bota
11 Tetor 2023, 10:52
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Ditën e sotme në Bruksel do të fillojë takimi dyditor i ministrave të mbrojtjes të vendeve anët...
Bota
11 Tetor 2023, 10:35
r.ll
aleksander vucic dhe stuart musch
SERBI- Presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një takim me komandantin e Komand&...
Bota
11 Tetor 2023, 10:23
r.ll
cheng lei
AUSTRALI- Gazetarja Cheng Lei është rikthyer në shtëpinë Australi pas më shumë se tre vitesh ndalim në Ki...
Bota
11 Tetor 2023, 10:16
r.ll
IZRAEL- Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit ka publikuar një listë me shifra të civilëve të huaj të vrar&eu...
Bota
11 Tetor 2023, 09:58
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli u zotua të përshkallëzojë reagimin e tij ndaj sulmit të grupit palestinez Hamas me operacione...