11 Tetor 2023, 09:58
Nga r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli u zotua të përshkallëzojë reagimin e tij ndaj sulmit të grupit palestinez Hamas me operacione tokësore. Sipas Izraelit dhjetëra avionë të tij luftarakë goditën më shumë se 200 objektiva gjatë natës në një lagje të qytetit të Gazës nga e cila Hamasi ka nisur një seri sulmesh.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad, duke iu drejtuar ushtarëve pranë gardhit me Rripin e Gazës, tha: “Hamasi donte një ndryshim dhe ata do të kenë një ndryshim. Ajo që ishte Gaza nuk do të ekzistojë më”.
“Sulmin e kemi filluar nga ajri, më vonë do të fillojmë edhe operacionet tokësore. Ne kemi kontrolluar zonën që nga dita e dytë dhe kemi shkuar në ofensivë. Kjo vetëm do të intensifikohet”, theksoi ai,shkruajnë mediat e huaja.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 900 njerëz janë vrarë dhe 4600 janë plagosur në enklavë, raportojnë mediat e huaja. Nga ana tjetër, ushtria izraelite, foli për 1200 të vdekur në Izrael dhe më shumë se 2700 të plagosur. Viktimat janë kryesisht civilë, të vrarë brenda shtëpive të tyre, në rrugë ose në një festë në natyrë.
Dhjetra izraelitë dhe qytetarë të vendeve të tjera po mbahen peng në Gaza. Militantët e Hamasit që mbajnë peng civilë dhe ushtarë kërcënuan të hënën se do të ekzekutonin një peng për çdo shtëpi të goditur në Gaza pa paralajmërim, por të martën mbrëma nuk kishte asnjë shenjë se ata e kishin kryer kërcënimin e tyre.
Ushtria izraelite u tërhoq nga Rripi i Gazës në vitin 2005, pas 38 vitesh pushtimi dhe ka vendosur një bllokadë të rreptë në enklavën palestineze që nga viti 2007, kur Hamasi mori pushtetin atje. Të hënën, ai njoftoi rrethimin e Gazës dhe vuri në dukje se ushqimet dhe karburantet nuk do të kalojnë më në enklavë. Përveç kësaj, Izraeli verior u godit nga raketa të lëshuara nga Libani jugor, me ushtrinë izraelite që u përgjigj, sipas tre burimeve të sigurisë. Predha nga Siria ranë gjithashtu mbi Izraelin, duke rritur frikën se konflikti do të përhapej.
konflikti izrael-palestine
Bota
11 Tetor 2023, 09:48
r.ll
elon musk
BRUKSEL- BE ka lëshuar një paralajmërim për Elon Musk lidhur me dezinformimin e supozuar në lidhje me su...
Bota
11 Tetor 2023, 09:26
h.k
Yaakov Peri
IZRAEL-Yaakov Peri ish shefi i ineteligjencës izraelite ka folur për mediat lidhur me ngjarjet e ndodhura në Gaza. Perry në...
Bota
11 Tetor 2023, 09:06
r.ll
volodymyr zelenskyy
BELGJIKË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy do të zhvillojë ditën e sotme një vizit&e...
Bota
11 Tetor 2023, 09:06
h.k
Foto nga sulmi
IZRAEL-Sderot është një qytet me një popullsi prej 30.000 banorësh, që është tre kilometra larg Rri...
Bota
11 Tetor 2023, 08:56
h.k
Foto nga dita e 5-të e sulmit në Hamas
IZRAEL- Pamjet e fundit në Gaza tregojnë valën e madhe të shkatërrimit nga sulmet...
Bota
11 Tetor 2023, 08:53
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) me sa duket kanë ndalur taktikën e “trokitjes në çati&rdq...
Bota
11 Tetor 2023, 08:48
h.k
Foto ilustruese
IZRAEL-Militantët e Hamasit kanë kryer disa maskra njerëzore gjatë 5 ditëve të konfliktit midis Izraelit dhe...
Bota
11 Tetor 2023, 08:35
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Punëtorët e Amazon, do të hyjnë në grevë 7, 8, 9 dhe 24 nëntorqë është e Premtja...
Bota
11 Tetor 2023, 08:26
r.ll
foto nga zjarri
BRITANI-Të gjitha fluturimet në Aeroportin Luton të Londrës janë pezulluar deri në mesditë pas shpë...
Bota
11 Tetor 2023, 08:28
h.k
Foto ilustruese
IZRAEL-Konflikti Izrael-Palestinë duket që po merr vëmendjen e madhe të shoqërive botërore si një zhvil...