6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
IDF e zhvilloi këtë taktikë gjatë konfliktit të Gazës në vitin 2009 dhe që atëherë e ka përdorur atë në disa konflikte që kanë ndodhur që atëherë.
IZRAEL- Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) me sa duket kanë ndalur taktikën e “trokitjes në çati” , praktikë e paralajmërimit të banorëve të një ndërtese të caktuar se do të bëhet objektiv i raketave të tyre, shkruan CNN.
IDF e zhvilloi këtë taktikë gjatë konfliktit të Gazës në vitin 2009 dhe që atëherë e ka përdorur atë në disa konflikte që kanë ndodhur që atëherë.
Çfarë është "Trokitja në çati"?
Për të sinjalizuar banorët e një ndërtese se do të ishte objektivi i një sulmi ajror, IDF fillimisht hidhte një raketë të vogël të pashpërthyer në çatinë e asaj ndërtese. Pas ca kohësh, në mënyrë ideale pasi civilët e kishin lënë atë, IDF hidhte një raketë shpërthyese mbi të.
Kjo është arsyeja pse taktika quhet "trokitje në çati" . Thuhet se është krijuar për të zvogëluar numrin e viktimave civile në aksione luftarake.
Grupet militante shpeshherë i fshehin armët dhe pajisjet e tjera të rëndësishme në ndërtesat e banimit sepse e dinë se ato ushtri që i përmbahen rregullave të luftës dhe Konventave të Gjenevës nuk do t'i sulmojnë.
Sipas një ish-gjenerali brigade në pension Relik Shafir, IS fillimisht informon banorët e një ndërtese të caktuar me telefon se do të sulmohet dhe u thotë të largohen nga ajo. Shafir tha se ndërtesat e dyshimta janë pothuajse nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe se IDF e di se sa njerëz jetojnë në to dhe sa janë larguar prej tyre. Nëse IDF as atëherë nuk mund të përcaktojë se sa njerëz kanë mbetur në ndërtesë, ata gjuajnë një predhë me pak ose aspak kapacitet shpërthyes. Banorët e ndërtesës sigurisht e ndjejnë tronditjen, por rrallë është aq e fortë sa të vrasë dikë.
"Ajo predhë shërben për të na marrë seriozisht"- tha Shafir.
Shafir shtoi se intervali kohor midis një paralajmërimi dhe një sulmi ndryshon dhe nuk ka rregulla. Hendeku mund të zgjasë një minutë ose disa orë. E gjitha varet nga sa i rëndësishëm është objektivi. Shafir thotë se ka qindra apo edhe mijëra ndërtesa të tilla të dyshimta në Gaza. Hamasi i zgjedh ata për ta bërë më të vështirë për izraelitët që të synojnë.
Pavarësisht se është krijuar për të shpëtuar jetë civilësh, "trokitja në çati" është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut. Ata thonë se hedhja e raketave në një ndërtesë nuk mund të konsiderohet paralajmërim.
Mahmoud Abu Rahma i Qendrës Al Mezan për të Drejtat e Njeriut në Gaza thotë se njerëzit mund të mos e dëgjojnë këtë "paralajmërim" sepse ata mund të kenë shkuar në bodrume dhe strehimore. Komisioni Goldstone i emëruar nga Kombet e Bashkuara kritikoi "trokitjen në çati". Komisioni tha se nuk ishte një sistem paralajmërues efektiv dhe se kjo taktikë ishte një sulm ndaj civilëve që mbetën në ndërtesë pas "trokitjes".
Vëzhguesit e tjerë thonë se civilët që jetojnë në Gaza nuk kanë ku të fshihen. Ajo është mjaft e vogël për sa i përket sipërfaqes, duke mbuluar vetëm 362 kilometra katrorë dhe në të jetojnë 2.3 milionë njerëz (6500 banorë për kilometër katror). Civilët, duke përfshirë fëmijë, vriten shpesh nga bombardimet në Gaza.Zëdhënësi i IDF-së nënkoloneli Richard Hecht tha se ndonjëherë është e vështirë të bëhet dallimi midis objektivave ushtarake dhe civile.
"Armët mund të fshihen në ndërtesa banimi... Disa nga njerëzit më të mirë të Hamasit mund të jetojnë në to." tha Hecht.
Pasi Hamasi nisi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit të shtunën, ushtria izraelite me sa duket ka hequr dorë nga "trokitja në çati". CNN foli me disa banorë të Gazës, të cilët thanë se nuk ishin paralajmëruar përpara se të vinte bombardimi. Kur u pyet nëse IDF po përdor ende taktikën "trokitje në çati", nënkoloneli Hecht tha se Hamasi nuk e bëri këtë gjë dhe as atonuk do e bëjnë më.
"Kur erdhën dhe hodhën granata në ambulanca, nuk trokitën në çati. Kjo është një luftë, një konflikt shumë më i madh", shtoi Hecht.
Foto ilustruese IZRAEL-Militantët e Hamasit kanë kryer disa maskra njerëzore gjatë 5 ditëve të konfliktit midis Izraelit dhe...
foto ilustruese BRITANI- Punëtorët e Amazon, do të hyjnë në grevë 7, 8, 9 dhe 24 nëntorqë është e Premtja...
foto nga zjarri BRITANI-Të gjitha fluturimet në Aeroportin Luton të Londrës janë pezulluar deri në mesditë pas shpë...
Foto ilustruese IZRAEL-Konflikti Izrael-Palestinë duket që po merr vëmendjen e madhe të shoqërive botërore si një zhvil...
Alice Weidel, bashkëkryetare e partisë së djathtë ekstreme AfD Pas zgjedhjeve në Bavari dhe Hesen me rezultate të dobët...
inbar lieberman IZRAEL- Një grua izraelite është cilësuar si heroinë pasi iu shpëtoi jetën banorëve të komunit...
Emigrante 801.459 kërkesa për azil janë dorëzuar që nga fillimi i këtij viti në vednet e Bashkimit Evropian, si dhe n&eu...
Foto nga Gaza IZRAEL-Raportet në mediat izraelite raportojnë se inteligjenca egjiptiane paralajmëroi zyrtarët e Tel Aviv-it për nj...
Inbar Lieberman IZRAEL- Një grua izraelite është cilësuar si heroinë pasi iu shpëtoi jetën banorëve...
Foto e Mohammed Deif IZRAEL-Disa nga anëtarët e familjes së Deifit u vranë, përfshirë vëllain e tij. Në ditën...