9 Tetor 2023, 16:10
Nga r.ll
GJERMANI-Në Gjermani mbizotëron tronditje dhe indinjatë lidhur me terrorin e militantëve-islamistë Hamas kundër Izraelit. Terroristët e Hamasit radikal-islamik nga Rripi i Gazës kanë vazhduar sulmet me raketa ndaj Izraelit.
Terroristët e Hamasit radikal-islamik nga Rripi i Gazës kanë vazhduar sulmet me raketa ndaj Izraelit. Në disa qytete ndër to edhe ndaj Tel Avivit dhe Ashkelonit ka pasur sulme të dielën paradite (08.10.2023) Ushtria e Izraelit reagoi me sulme të mëtejshme nga ajri ndaj objektivave në brezin bregdetar. Ushtria ndërkohë po evakuon vendbanimet hebreje në zonën kufitare duke i transferuar banorët në rajone të tjera në Izrael, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Richard Hecht. Ushtria e shpalli zonë të ndaluar territorin përreth Rripit të Gazës.
Sipas të dhënave të qeverisë së Izraelit deri tani janë vrarë mbi 600 vetë. Ndërsa mediat flasin për të paktën 700 të vrarë. Nga pala palestineze në Rripin e Gazës, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së atjeshme të Shëndetësisë janë vrarë të paktën 410 vetë. Numri i të plagosurve nga të dyja palët arrin në mijëra.
"Berlini është në anën e Izraelit"
Tronditje, shok dhe indinjatë: Terrori kundër Izraelit ka vënë në lëvizje shumë njerëz në Gjermani. Rreth 2000 vetë, sipas të dhënave të policisë, u mblodhën në shenjë solidarizimi përpara Portës së Brandeburgut në Berlin duke valëvitur flamujt e Izraelit.
"Berlini është në anën e Izraelit", thotë Kai Wegner (CDU), kryebashkiaku dhe kreu i qeverisë së kreqytetit. Të gjithë referntët në manifestim theksojnë të drejtën e Izraelit, për t'u mbrojtur ushtarakisht në sfondin e terrorit.
"Nuk ka spirale dhune, por vetëm një sulm të terroristëve Hamas ndaj civilëve të Izraelit", thekson presidenti i Shoqatës Gjermano-Izraelite (DIG), Volker Beck.
Izraeli do të "duhet të garantojë, që Hamasi të mos jetë më në gjendje të kryejë përsëri krime të tilla". DIG bashkë me disa organizata hebreje bëri thirrje për manifestimin e solidaritetit.
Manifestime për Izraelin u zhvilluan të dielën edhe në qytete të tjera të Gjermanisë si edhe në Këln. Në Hanover dhe Vyrcburg janë planiifkuar manifestime për të hënën. Në Berlin u ndriçua me flamurin e Izraelit në shenjë solidarizimi Porta e Brandenbrugut.
Të dielën kryetarët e tri partive të koalicionit qeverisës, socialdemokrate (SPD), ekologjiste (Të Gjelbërit) dhe liberal-demokrate (FDP) si rrallëherë në këtë formë përmes një deklarate unanime shprehën solidaritetin e tyre me vendin e sulmuar. "Siguria e shtetit të Izraelit është detyrim dhe interes prioritar i shtetit gjerman." Ata "janë partnerët dhe miqtë tanë (…) të lidhur edhe në një bashkësi të vlerave demokratike".
"Barbar", thotë kancelari.
Ngjashëm u shpreh kancelari Olaf Scholz, i cili pasdite (08.10.2023) foli para gazetarëve përpara selisë së kancelarit. Ai vuri në dukje gjithashtu, se është vendosur flamuri i Izraelit edhe përpara Budnestagut dhe Presidencës.
"Siguria e Izraelit është interes prioritar i shtetit gjerman. Kjo vlen pikërisht edhe në këto orë të vështira. E konform kësaj edhe do të veprojmë", tha Scholz. Ai i quajti "barbare" sulmet e Hamasit. Dhe iu drejtua të gjithë njerëzve në Izrael: "Gjermania është në anën tuaj."
Njëkohësisht Scholz shpjegoi, se ka biseduar ndërkohë me disa kryeministra perëndimorë dhe do të telefonojë edhe me presidentin e Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi. Duhet të "paralndalohet përshkallëzimi me pasoja të pakontrollueshme" për të gjithë rajonin.
Një ditë më parë u prononcua edhe ministrja e Jashtme Annalena Baerbock duke e dënuar "terrorin perfid dhe të neveritshëm" sikurse u shpreh ajo. Izraeli ka solidaritetin tonë të plotë dhe të garantuar nga e drejta ndërkombëtare që të mbrohet kundër terrorit", theksoi Baerbock./ DW
konflikti izrael-palestine olaf scholz
Bota
9 Tetor 2023, 16:04
f.i
IZRAEL- Teksa sulmet e njëpasnjëshme vijojë në Izrael, shqiptaro-hebrenjtë kanë treguar përjetimet e tyre. Gruaja...
Bota
9 Tetor 2023, 15:52
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka reaguar ashpër pas sulmit me raketa që iu bë mëngjesin e të shtunës nga grupi militant i H...
Bota
9 Tetor 2023, 15:35
f.i
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se përgjigjja e Izraelit ndaj një ofensive të paprecedentë...
Bota
9 Tetor 2023, 15:11
f.i
foto ilustruese
SHBA- Nëntë shtetas amerikanë kanë vdekur në konfliktin në Izrael, konformoi një zëdh&eum...
Bota
9 Tetor 2023, 15:06
f.i
foto ilustruese
SERBI- Bashkimi Evropian pret nga Serbia jo vetëm bashkëpunim të plotë, por edhe pa kushte gjatë hetimev...
Bota
9 Tetor 2023, 14:59
f.i
foto ilustruese
GJERMANI- Të gjitha fluturimet nga aeroporti i Hamburgut janë pezulluar pas një "kërcënimi për një&...
Bota
9 Tetor 2023, 14:50
f.i
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka komentuar sulmin në Izrael. Erdogan kërkoi realizimin e një sh...
Bota
9 Tetor 2023, 14:01
a.l
Shlomi Mathias dhe Debbie Shahar
IZRAEL- Një histori e trishtë është zbuluar pas sulmeve të pamëshirshme nga militantët ...
Bota
9 Tetor 2023, 13:36
a.l
Admirali i NATO-s dhe Vjosa Osmani
ITALI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim Admiralin Stuart B. Munsch, ...
Bota
9 Tetor 2023, 13:15
a.l
Afganistan
AFGANISTAN- Ekipet e shpëtimit i kanë vazhduar kërkimet të hënën për të nxjerrë të ...