LIVE UPDATES
Bota

"Gjithnjë kemi shkak për të pasur frikë", atmosfera nga Beogradi pas tensioneve me Kosovën

Tani që ka plasur lufta në Ukrainë mjaft banorë të Beogradit kanë frikë se ajo mund të vijë deri tek ta. Kurse funksionarë të rëndësishëm të partisë SNS shfaqin hapur simpatinë e tyre për luftën agresore të Rusisë.

2 Gusht 2022, 16:00 Nga d.a.
"Gjithnjë kemi shkak për të pasur frikë",
Mediat serbe

SERBI- Dielli shkëlqen, njerëzit bëjnë pazar dhe shkojnë për shëtitje, tramvajet, autobusët, taksitë dhe makinat private janë në lëvizje: Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, nuk ndjehet asnjë shenjë konflikti me Kosovën fqinje. 

"Asgjë nuk do të ndodhë," i thotë DW 30-vjeçarja Svetlana, e sapo kthyer nga pushimet në bregdetin kroat: "Kështu bëjnë politikanët këtu në Ballkan për më shumë se 20 vjet: provokojnë pak, por pastaj tërhiqen para se të bëhet puna keq si në vitin 1999."

"Kosova është pjesë e Serbisë”

"Kosova? Është larg", përgjigjet kamerieri në një restorant në qendër të kryeqytetit. As ai nuk beson se do të ketë një tjetër përshkallëzim mes shtetit serb dhe ish-krahinës. Por askush nuk mund ta di  se çdo të ndodhë, thotë dhe shton: "Shqiptarët po i shtypin bashkatdhetarët tanë në Kosovë. Sigurisht që ata po rezistojnë. Dhe ne duhet t'i mbështesim, në fund të fundit janë serbë, si ne. Kosova është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë."

Kështu e sheh edhe Aleksandar Vuçiç, një ultra-nacionalist serb dhe ministër i Slobodan Millosheviçit në vitet 1990, një nga krerët kryesorë të Partisë Progresive nacional-konservatore të Serbisë, SNS, që nga viti 2008 dhe president i Serbisë që nga viti 2017.  "Regjimi në Prishtinë” – kështu e quan ai qeverinë e dalë nga zgjedhjet dhe të kryesuar nga kryeministri Albin Kurti – ka vendosur t'u "imponojë serbëve në Kosovë gjëra që nuk ka të drejtë t'i bëjë". 

Si ti mua, edhe unë ty...

Vuçiç e ka fjalën për parimin e reciprocitetit, të cilin qeveria e Kosovës e implementon që nga viti 2021. Në fund të qershorit 2022 gjendja nisi të përshkallëzohej me njoftimin e qeverisë Kurti se synon të zbatojë parimin e reciprocitetit në dokumentet serbe dhe të detyrojë pronarët e veturave në veriun e mbizotëruar nga serbët e Kosovës që t'i zëvendësojnë targat e Serbisë me targat e Kosovës.

Sipas burimeve serbe pronarët e makinave që refuzojnë ta bëjnë këtë do të përballen me rrezikun e konfiskimit të automjeteve. Më 31 korrik 2022, serbët e Kosovës ngritën barrikada në pika të ndryshme kufitare në shenjë proteste kundër këtyre masave. Vetëm me ndërhyrjen e BE-së dhe ShBA-së, Kosova e shtyu për një muaj datën e fillimit të implementimit të reciprocitetit. 

"Rusia do të na ndihmojë" 

"Jam pak e shqetësuar," thotë shitësja e frutave në "Kalenic" në Beograd. "Kemi qenë qetësi që nga viti 1999 - por tani që ka plasur lufta në Ukrainë, kush e di, mund të vijë deri tek ne."

"Si mund të ndodhë kjo, duke pasur parasysh distancën ndërmjet Kosovës, Serbisë, Ukrainës dhe Rusisë dhefaktit se vetëm në Kosovë ka rreth 4000 ushtarë të NATO-s dhe të gjitha vendet fqinje me Serbinë, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, janë anëtarë të trupave paqeruajtëse të KFOR-it?", e pyes unë. Gruaja shikon e hutuar. Dhe shton: "Rusia ka qenë gjithmonë aleatja jonë dhe sigurisht që do të na ndihmojë edhe këtë herë”.

Ngjashëm duket se mendojnë edhe funksionarë të rëndësishëm të partisë qeverisëse në serbi, SNS. Dhe jo pak syresh. Ata e shfaqin hapur simpatinë e tyre për luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Ndërsa deputeti i SNS-së, Vladimir Gjukanoviq, përdor termin "denazifikim” për qytetarët e qeverisë së Republikës së Kosovës më 31 korrik 2022. "Denazifikimi" i Ukrainës është një nga synimet e luftës së shpallur të Rusisë.

Duke pasur parasysh situatën në kufirin me Kosovën, a ka frikë shitësja e tregut Kalenic, se mos sërish shpërthen një luftë e re në Ballkan?

"Nëse ka një gjë që kemi mësuar këtu gjatë 30 viteve të fundit," përgjigjet ajo, "është se ne kemi gjithmonë arsye për të pasur frikë."/DW/

tensione per reciprocitetin aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet