2 Gusht 2022, 15:35
Nga d.a.
Peskov
RUSI- Kremlini ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos e provokojë Kinën me vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan.
Sipas Rusisë, një vizitë e tillë do të rrisë tensionet në një nivel të rrezikshëm. Pelosi u largua të martën nga Malajzia dhe u nis drejt Tajvanit, duke përshkallëzuar tensionet me Pekinin, që thotë se ky ishull është pjesë e territorit të tij.
Mediat në Tajvan kanë raportuar se Pelosi do të arrijë në shtet mbrëmjen e të martës, duke u bërë zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Tajvanin në më shumë se 25 vjet.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi se një vizitë e tillë do të jetë “jashtëzakonisht provokuese”, duke shtuar se do të “përkeqësojë situatën në rajon dhe do të nxisë tensione”.
Ai tha për gazetarët se Rusia qëndron “në solidaritet të plotë” me Kinën, duke shtuar se çështja e Tajvanit është jashtëzakonisht e ndjeshme për Pekinin.
“Në vend se ta trajtojnë këtë situatë të ndjeshme me respekt, fatkeqësisht SHBA-ja ka zgjedhur rrugën e konfrontimit”, tha ai. “Vizita nuk do të sjellë asgjë të mirë dhe ne vetëm mund të shprehim keqardhje për këtë gjë”.
Komentet e Peskovit reflektojnë mbi raportet e ngushta që Moska dhe Pekinin kanë dhe të cilat janë forcuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Kina ka refuzuar që ta kritikojë Moskën për pushtimin e Ukrainës, por ka fajësuar SHBA-në dhe NATO-n për provokimin e Moskës./REL/
dmitry peskov nancy pelosi ne azi
Bota
2 Gusht 2022, 15:20
d.a.
Brittney Griner
RUSI- Ylli amerikan i basketbollit, Brittney Griner u rikthye në gjykatën ruse të martën mes përpjekjeve diplomat...
Bota
2 Gusht 2022, 15:09
d.a.
foto
Kanalet ruse dhe ato pro-ruse në platformën Telegram, të cilat deri së fundi kanë qenë të fokusuara në luft&eu...
Bota
2 Gusht 2022, 14:31
d.a.
Kurti dhe Stoltenberg
KOSOVË- Jens Stoltenberg, sekratar i NATO’s, ka biseduar të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin...
Bota
2 Gusht 2022, 14:08
d.a.
Bujar Osmani
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar për zhvillimet në veri të...
Bota
2 Gusht 2022, 14:10
d.a.
Anija ne Odesa
TURQI- Turqia tha se anija e parë që transporton grurë ukrainas sipas një marrëveshjeje të ndërmjetë...
Bota
2 Gusht 2022, 14:08
A.B
Errol Musk dhe Elon Musk
SHBA- Edhe pse i biri është një nga themeluesit e kompanive më të suksesshme në botë, me nj&eum...
Bota
2 Gusht 2022, 14:04
d.a.
Aleksandër Lukashenko
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se Serbia nuk do të mund të ulet në m&...
Bota
2 Gusht 2022, 13:50
A.B
Rusia
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas miratimit të rezolutës kundër raportit të Dick Martyt në Parlamentin ...
Bota
2 Gusht 2022, 13:50
d.a.
Pelosi
TAJVAN- Në përgjigje të kërcënimeve verbale dhe manovrave ushtarake nga Republika Popullore e Kinës ushtria e Tajvanit...
Bota
2 Gusht 2022, 13:48
d.a.
Osmani
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani mbrëmë ka folur për BBC Newsnight rreth situatës së tensionuar në veri të v...