LIVE UPDATES
Bota

Gjykata e Apelit nis seancën, pyetje të vështira avokatit të Trump mbi dokumentet e Mar-a-Lagos

Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar qasje të menjëhershme tek të gjitha dokumentet e sekuestruara, megjithë kërkesën e avokatëve të Trump për të përjashtuar një pjesë të tyre.

23 Nëntor 2022, 22:52 Nga k.m.
Gjykata e Apelit nis seancën, pyetje të vështira avokatit të
Foto ilustruese

Gjyqtarët e një gjykatë federale të apelit me qendër në Atlanta, duket se anuan në krahun e Departamentit të Drejtësisë lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të anuluar vendimin për emërimin e një eksperti të pavarur për të verifikuar dokumentet e sekuestruara nga FBI-ja në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Florida. Sinjalet u vunë re nga një seri pyetjesh të vështira që gjykatësit i drejtuan avokatit të Trump.

Një trupë prej tre gjyqtarësh dëgjoi argumentet në çështjen e ngritur nga departamenti kundër emërimit të një eksperti të pavarur të posaçëm. Po kështu, Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar qasje të menjëhershme tek të gjitha dokumentet e sekuestruara, megjithë kërkesën e avokatëve të Trump për të përjashtuar një pjesë të tyre.

Ky ishte një prej disa problemeve ligjore me të cilat Trump u përball të martën, një javë pasi shpalli vendimin për të kandiduar për herë të tretë për Shtëpinë e Bardhë. Po dje, Gjykata e Lartë i hapi rrugën një komisioni të Kongresit, të udhëhequr nga demokratët, për të shqyrtuar deklaratat e tij tatimore.

Avokati i Trump, James Trusty, u tha gjyqtarëve në Atlanta se statusi i Trump si ish-president, e bën përplasjen mbi dokumentet, një rast të pazakontë, ndaj dhe çëshja duhej të rishikohej nga një ekspert i posaçëm. Por gjyqtari kryesor, William Pryor, ngriti vazhdimisht pyetjen mbi pasojat e lejimit të një gjykate për të ndërhyrë në një hetim penal, përpara ngritjes së një aktakuzë, duke e parë atë si një preçedent serioz që do të dëmtonte hetime të tjera në të ardhmen.

Pryor kërkoi gjithashtu të dijë nëse avokatët e Trump kishin ofruar ndonjë provë për ndonjë veprim të paligjshëm nga ana e departamentit, lidhur me mënyrën se si ishin sekuestruar dokumentet.

"Nëse nuk mund ta vërtetoni një gjë të tillë, nuk e kuptoj se për çfarë jemi mbledhur?!", u shpreh Pryor.

Trusty pranoi se kontrolli i rezidencës së Trump nuk ishte trajtuar ndryshe nga një hetim tipik penal, me përjashtim të faktit se në këtë rast bëhej fjalë për një ish-president.

Avokati i Departamentit të Drejtësisë, Sopan Joshi i tha gjykatës se departamenti nuk kishte ndeshur në ndonjë rast më parë kur një gjyqtar ndalonte një hetim penal në vazhdim, kur nuk kishte prova për një kontroll të paligjshëm nga qeveria.

Në një kontroll të miratuar nga gjykata, agjentët e FBI-së sekuestruan në 8 gusht rreth 11,000 dokumente në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago, mes tyre rreth 100 të shënuara si të klasifikuara, kjo si pjesë e një hetimi penal mbi posedimin dhe mënyrën e trajtimit të dokumenteve qeveritare nga ana e ish-presidentit me përfundimin e mandatit të tij.

Të premten e javës së kaluar Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi prokuror të posaçëm, Jack Smith, për të marrë përsipër këtë hetim, vetëm tre ditë pasi Trump njoftoi se do të kandidonte për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen