25 Tetor 2023, 21:42
Nga A.TH
LGBT
JAPONI- Gjykata e Lartë e Japonisë është shprehur këtë të mërkurë se kushti që një person mund të ndryshojë gjini vetëm nëse nuk kanë aftësi riprodhuese është antikushtetues. Një sanksionim të tillë e parashikon ligji i miratuar në vitin 2004. Vendimi i së mërkurës erdhi pasi një grua transgjinore paraqiti një peticion duke kundërshtuar ligjin. Ajo festoi vendimin e së mërkurës, duke e quajtur atë një fitore të rëndësishme për të drejtat transgjinore në Japoni. Avokati i gruas ka argumentuar se aftësia e saj riprodhuese tashmë është zvogëluar nga terapia hormonale me vite, duke shtuar se operacioni përfshinte vuajtje fizike dhe rrezikun e efekteve të mëvonshme.
"Ky gjykim mbështet të drejtat për shëndetin, privatësinë dhe autonominë trupore të njerëzve trans në Japoni. Ajo pason vite të tëra avokatie dhe procesesh gjyqësore për të hequr këtë kërkesë abuzive," deklaroi për BBC Kanae Doi, Drejtoresha e Japonisë në HRw.
Vendimi anulon një vendim të vitit 2019 të gjykatës që e gjeti të njëjtin ligj kushtetues. Grupi i të drejtave Human Rights ëatch (HRW) e kishte quajtur ligjin abuziv dhe të vjetëruar. Japonia është një nga 18 vendet që mandatojnë operacionin e sterilizimit, një kërkesë që kundërshtohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ai është gjithashtu i vetmi anëtar që nuk i njeh ligjërisht martesat e të njëjtit seks.
Por disa grupe që kundërshtonin ndryshimin e ligjit kishin argumentuar se nëse njerëzve u lejohej të ndryshonin gjininë e tyre të regjistruar pa operacion, kjo mund të rezultojë që gratë të ndihen të pasigurta. Ata gjithashtu argumentuan se kjo mund të shkaktojë konfuzion ligjor.
gjykata e lartë e japonisë lgbt
Bota
25 Tetor 2023, 21:41
r.ll
foto ilustruese
ZVICËR-Zvicra ka pezulluar mbështetjen financiare për 11 organizata joqeveritare palestineze dhe izraelite (OJQ) në...
Bota
25 Tetor 2023, 21:30
a.l
Gaza
GAZA- Brenda qytetit të Gazës, banorët janë nën bombardimet e vazhdueshme izraelite. Në vendin e nj&eum...
Bota
25 Tetor 2023, 21:36
I.A
Inca Ice Maiden
PERU- Arkeologët kanë krijuar një model që tregon se si do të dukej mumja më e famshme e Perusë e njohur...
Bota
25 Tetor 2023, 21:27
a.l
Izrael
IZRAEL- Familja e një gazetari të Al Jazeera në Gaza është vrarë në një sulm ajror izraelit.&nbs...
Bota
25 Tetor 2023, 21:26
A.TH
Anthony Blinken
SHBA- Ligjvenësit amerikanë i kërkojnë Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken që Shtetet e Bashkuara ...
Bota
25 Tetor 2023, 21:13
r.ll
Giorgia Meloni dhe Andrea Giambruno
ITALI- Andrea Giambruno, ish-partneri i kryeministres italiane Georgia Meloni, është hequr si drejtues i nj&e...
Bota
25 Tetor 2023, 21:15
a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden thotë se Izraeli ka përgjegjësi për t'iu përgjigjur ...
Bota
25 Tetor 2023, 21:01
r.ll
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Një ditë para vizitës së tij në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vu&...
Bota
25 Tetor 2023, 20:57
a.l
Njësia e parë e termocentralit bërthamor Khmelnytskyi pranë Netishyn
UKRAINË- Ministria e Energjisë tha se një sulm rus ...
Bota
25 Tetor 2023, 20:55
I.A
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Sulmet terroriste në Francë dhe Belgjikë, detyrojnë Bashkimin Evropian që të kthejë në...