25 Tetor 2023, 21:13
Nga r.ll
Giorgia Meloni dhe Andrea Giambruno
ITALI- Andrea Giambruno, ish-partneri i kryeministres italiane Georgia Meloni, është hequr si drejtues i një emisioni televiziv kombëtar pasi komentet seksiste jashtë transmetimit u zbuluan në një program tjetër. Kompania televizive Mediaset tha se ai do të mbante një rol editorial në shfaqje.
Meloni njoftoi javën e kaluar se po ndahej nga partneri i saj afatgjatë pasi një regjistrim u transmetua në një emision satirik televiziv. Mediaset, i cili është në pronësi të familjes së Silvio Berlusconit, tha se Giambrunos i vjen keq për sikletin dhe shqetësimin e shkaktuar nga sjellja e tij, duke shtuar se ai kishte pranuar të linte rolin e tij në ekran në Diario del giorno (Ditari i ditës) në kanalin Mediaset Rete4, shkruan BBC.
Deklarata tregonte se nuk do të kishte asnjë procedim disiplinor ndaj ish-prezantuesit. Roli prezantues i Gambrunos është zëvendësuar për momentin nga gazetarja Manuela Boselli.
Raportet italiane kanë spekuluar se pasojat mbi deklaratat e zbuluara të Giambrunos po kontribuojnë në tensionet brenda qeverisë Meloni. Forza Italia, partia e themeluar nga Berlusconi, është një nga tre partitë në koalicionin e krahut të djathtë të Melonit dhe djali i madh i ish-kryeministrit, Pier Silvio Berlusconi, i cili është gjithashtu kreu i Mediaset.
Si familja ashtu edhe Forza Italia mohojnë çdo lidhje me rrjedhjen e komenteve, të cilat kanë vënë në siklet Georgia Meloni, e cila mori detyrën në tetor të vitit të kaluar.
“Familja Berlusconi u befasua dhe u erdhi keq për atë që ndodhi pas raportimit të transmetuar në Mediaset, por ata që janë përgjegjës janë të pavarur”, tha zëvendëskryeministri Antonio Tajani, i cili zëvendësoi Silvio Berlusconin si lider partie pas vdekjes së tij qershorin e kaluar. Meloni tha javën e kaluar se ajo dhe Giambruno, 41 vjeç, ishin ndarë pas një lidhjeje që zgjati pothuajse 10 vjet. Çifti u njohën në vitin 2015 dhe kanë një vajzë shtatëvjeçare, Ginevra.
Kryeministrja italiane, e cila është lidere e partisë së ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë, njihet për besimin e saj të fortë në vlerat tradicionale të familjes katolike dhe ka thënë në të kaluarën se një fëmijë duhet të ketë një nënë dhe baba.
giorgia meloni andrea giambruno
Bota
25 Tetor 2023, 21:15
a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden thotë se Izraeli ka përgjegjësi për t'iu përgjigjur ...
Bota
25 Tetor 2023, 21:01
r.ll
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Një ditë para vizitës së tij në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vu&...
Bota
25 Tetor 2023, 20:57
a.l
Njësia e parë e termocentralit bërthamor Khmelnytskyi pranë Netishyn
UKRAINË- Ministria e Energjisë tha se një sulm rus ...
Bota
25 Tetor 2023, 20:55
I.A
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Sulmet terroriste në Francë dhe Belgjikë, detyrojnë Bashkimin Evropian që të kthejë në...
Bota
25 Tetor 2023, 20:43
a.l
Inteligjenca Artificiale
SHBA- Inteligjenca artificiale po u jep njerëzve mënyra të reja për të kujtuar të dashurit e tyre q...
Bota
25 Tetor 2023, 20:40
r.ll
Emmanuel Macron
EGJIPT-Një operacion masiv tokësor izraelit në Gaza do të ishte një gabim, tha të mërkurën presiden...
Bota
25 Tetor 2023, 20:22
A.TH
Shkolle
GAZA- Një palestinez u vra dhe 44 të tjerë u plagosën në bombardimet afër një shkolle të UNHCR në Rafa...
Bota
25 Tetor 2023, 20:18
A.TH
Foto ilustruese
ANGLI- Një oficer policie në Britaninë e Madhe u dënua me burgim të përjetshëm me akuzën për p...
Bota
25 Tetor 2023, 20:14
r.ll
Takimi i tre liderëve të Hezbollahut, Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez
LIBAN- Udhëheqësi i grupit libanez Hezbollah u takua t&eu...
Bota
25 Tetor 2023, 20:10
a.l
Luiz Inacio Lula da Silva
BRAZIL- Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, deklaroi se Kombet e Bashkuara (OKB) duhet të marrin më s...