LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Drejtuesit e Hezbollahut, Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez, takim në Liban

Pas takimit në Liban, në një deklaratë të shkurtër thuhet se udhëheqësi i Hezbollahut, Nassan Nasrallah ra dakord me drejtuesin e Hamasit, Saleh al-Arouri dhe atë të Xhihadit Islamik, Ziad al-Nakhleh për hapat e ardhshëm që këto tre grupe, së bashku me militantët e tjerë që mbështeten nga Irani, duhet të ndërmarrin në këtë fazë delikate në Lindjen e Mesme.

25 Tetor 2023, 20:14 Nga r.ll
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Drejtuesit e Hezbollahut, Hamasit dhe
Takimi i tre liderëve të Hezbollahut, Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez

LIBAN- Udhëheqësi i grupit libanez Hezbollah u takua të mërkurën në Bejrut me drejtues të Hamasit dhe të Xhihadit Islamik Palestinez. Takimi i tre grupeve militante anti-Izrael vjen ndërsa vazhdon lufta në Gazë. Ndërkohë në Sirinë fqinje, mediat shtetërore thanë se një sulm ajror izraelit goditi aeroportin ndërkombëtar në qytetin verior Aleppo të mërkurën, duke dëmtuar pistën dhe duke e nxjerrë kështu jashtë funksionit aeroportin.

Nuk pati komente të menjëhershme nga Izraeli për sulmin ajror. Pas takimit në Liban, në një deklaratë të shkurtër thuhet se udhëheqësi i Hezbollahut, Nassan Nasrallah ra dakord me drejtuesin e Hamasit, Saleh al-Arouri dhe atë të Xhihadit Islamik, Ziad al-Nakhleh për hapat e ardhshëm që këto tre grupe, së bashku me militantët e tjerë që mbështeten nga Irani, duhet të ndërmarrin në këtë fazë delikate në Lindjen e Mesme.

Sipas deklaratës së transmetuar në mediat e kontrolluara nga Hezbollahu dhe në mediat shtetërore libaneze, objektivi i tyre ishte arritja e një fitoreje të vërtetë për rezistencën në Gazë dhe Palestinë dhe për të ndalur agresionin brutal dhe të pabesë (të Izraelit) ndaj popullit tonë të shtypur dhe të palëkundur në Gazë dhe në Bregun Perëndimor. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme. Takimi u bë ndërsa lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit militant palestinez që qeveris Rripin e Gazës, që pasoi sulmin e 7 tetorit, është tashmë në javën e tretë.

Ndërsa numri i viktimave në Gazë vazhdon të rritet, tensionet janë shtuar edhe përgjatë kufirit Liban-Izrael, ku anëtarët e grupit Hezbollah kanë shkëmbyer zjarr me forcat izraelite, që ditën pas mësymjes së Hamasit në Izrael. Për momentin, shkëmbimet e zjarrit vazhdojnë të jenë të kufizuara përreth disa qyteteve kufitare dhe pozicioneve luftarake të Hezbollahut dhe Izraelit në të dyja anët e kufirit. Janë dislokuar gjithashtu njësi të shumta të ushtrisë libaneze dhe forcave paqeruajtëse të OKB-së.

Dhjetra luftëtarë të grupit Hezbollah janë vrarë deri më tani gjatë këtyre shkëmbimeve, sipas njoftimeve të këtij grupi, ndërsa ushtria izraelite ka njoftuar se ka patur disa viktima edhe në radhët e saj. Drejtuesi i Hezbollahut, Nasrallah, ende nuk ka folur publikisht për luftën në Gazë dhe përplasjet përgjatë kufirit Liban-Izrael. Megjithatë, zyrtarë të tjerë të lartë të Hezbollahut kanë paralajmëruar Izraelin të mos ndërmarrë sulm tokësor në territorin e rrethuar të Gazës.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se do të kundërpërgjigjeshin me agresivitet në rast se Hezbollahu sulmon duke kaluar kufirin e Libanit.

“Do t’i godasim me një forcë që as nuk e imagjinojnë dot, dhe pasojat për ta (Hezbollahun) dhe për shtetin libanez do të ishin shkatërrimtare”, tha Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa vizitonte të dielën forcat ushtarake përgjatë kufirit me Libanin.

Qeveria teknike libaneze, që funksionon me të ardhura të pakëta, po përpiqet së bashku me personalitete të tjera rajonale dhe ndërkombëtare, që ta mbajë vendin jashtë luftës.

Për një muaj në vitin 2006, Hezbollahu dhe Izraeli bënë luftime të cilat përfunduan pa fitues. Izraeli e konsideron Hezbollahun e mbështetur nga Irani si rrezikun më serioz dhe vlerëson se ky grup ka rreth 150 mijë raketa të drejtuara drejt Izraelit. Në njoftimin për sulmin ajror në Aleppo, agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA citoi një zyrtar ushtarak të ketë thënë se sulmi u bë nga perëndimi, mbi Detin Mesdhe pranë qytetit bregdetar Lattakia. Në njoftim nuk flitet për viktima të mundshme.

Nëse konfirmohet, ky sulm do të ishte i katërti i bërë nga Izraeli ndaj aeroportit në Aleppo, qyteti më i madh dhe qendra financiare e Sirisë, që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas. Sulmi i parë ndodhi më 12 tetor, kur raketat izraelite goditën aeroportet ndërkombëtare në Aleppo dhe në kryeqytetin sirian Damask, duke i bërë këto aeroporte të papërdorshme. Aeroporti i Aleppos u riparua më vonë.

Izraeli godet aeroportet dhe portet në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane, me sa duket në përpjekje për të ndalur dërgimin e armatimeve nga Irani për militantët e mbështetur nga Teherani, ndër ta edhe grupin Hezbollah. Mijëra luftëtarë të mbështetur nga Irani të ardhur nga mbarë rajoni janë bërë pjesë e luftës civile 12-vjeçare në Siri, duke favorizuar kështu forcat e Presidentit Bashar Assad. Izraeli ka bërë qindra sulme të tilla ajrore gjatë viteve të fundit, përfshirë në aeroportet e Damaskut dhe Aleppos, por rrallë i ka pranuar apo komentuar këto operacione.

Marrë nga VOA

hezbollahu hamas xhihadi islamik lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci