LIVE UPDATES
Bota

“Gjykata e Popullit” nis gjykimin e Putinit për luftën në Ukrainë

Gjykata nuk ka fuqi ligjore, por prokurorët thanë se do të paraqesin prova se Putini kreu krimin e agresionit duke urdhëruar pushtimin gati një vit më parë dhe duke nisur kështu një luftë shkatërruese që ka lënë mijëra të vrarë dhe shumë qytete në gërmadha.

20 Shkurt 2023, 15:45 Nga k.m.
“Gjykata e Popullit” nis gjykimin e Putinit për luftën
Vladimir Putin

Një “gjykatë e popullit” nxori në gjyq presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të hënën mbi akuzat për pushtimin e tij në Ukrainë, në një lëvizje simbolike për ta plotësuar “hendekun e llogaridhënies” në mungesë të një gjykate ndërkombëtare me mandat për ta bërë një gjë të tillë. Gjykata nuk ka fuqi ligjore, por prokurorët thanë se do të paraqesin prova se Putini kreu krimin e agresionit duke urdhëruar pushtimin gati një vit më parë dhe duke nisur kështu një luftë shkatërruese që ka lënë mijëra të vrarë dhe shumë qytete në gërmadha.

“Ky është një krim që kërkon përgjegjësi,”- tha Drew White, një avokat kanadez që vepron si një nga prokurorët e gjykatës.

Përderisa Gjykata Ndërkombëtare Penale ka hapur një hetim për krimet e kryera në Ukrainë, ajo nuk ka juridiksion për të ndjekur penalisht liderët e Rusisë për agresion.

Megjithatë, presioni ndërkombëtar është në rritje për krijimin e një gjykate speciale për ta ndjekur penalisht këtë krim. Legjislatura e Bashkimit Evropian miratoi një rezolutë në janar duke i bërë thirrje bllokut 27-vendesh që të punojë “në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën për të kërkuar dhe ndërtuar mbështetje politike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe forume të tjera ndërkombëtare ... për krijimin e gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës”.

Holanda, shtëpia e disa gjykatave ndërkombëtare, ka ofruar ta strehojë edhe këtë gjykatë.

Gjykata e Popullit është një iniciativë e grupit aktivist të Kinemasë për Paqe, Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile dhe Ben Ferencz, avokatit 102-vjeçar që është prokurori i fundit i mbijetuar nga gjyqet pas Luftës së Dytë Botërore të Nuremburgut ndaj liderëve të lartë nazistë.

Një javë me seanca fillestare u nis në Hagë dy ditë pasi nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, tha se Uashingtoni ka përcaktuar se forcat ruse në Ukrainë kanë kryer krime kundër njerëzimit dhe këmbënguli që autorët të sillen para drejtësisë.

Dita e parë e së hënës përkoi gjithashtu me një vizitë të paparalajmëruar në Kiev nga presidenti amerikan, Joe Biden. Gjykata është planifikuar të japë një vendim të premten, në përvjetorin e pushtimit të Rusisë. Putini u ftua të marrë pjesë në këtë seancë dëgjimore, por organizatorët nuk morën përgjigje nga Ambasada ruse në Hagë.

Fituesja i çmimit Nobel për Paqe, Oleksandra Matviichuk, nga organizatës për liritë civile të Ukrainës, bëri një deklaratë përmes një videoje para nisjes së seancës.

“Putini dhe ... udhëheqja politike dhe komanda e lartë ushtarake që nisën, planifikuan dhe filluan këtë agresion duhet të ndëshkohen për këtë krim ndërkombëtar”, tha ajo.

Dëshmitarja e parë ishte një gazetare ukrainase, Angela Slobodyan, e cila i tha një paneli prej tre gjyqtarësh se ajo ishte në qytetin e Hersonit, kur forcat ruse nisën sulmin duke "gjuajtur gjithçka që lëvizte"./REL

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri