LIVE UPDATES
Bota

Gjykata ruse refuzon kërkesën për "arrest shtëpie" të gazetares së ruso-amerikane

Avokatët e Kurmashevës kishin kërkuar që ajo të zhvendosej në arrest shtëpiak për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, përveç telasheve të tjera.

20 Shkurt 2024, 13:19 Nga M.B
Gjykata ruse refuzon kërkesën për "arrest shtëpie"
Alsu Kurmasheva

RUSIA- Gjykata Supreme e Republikës Tatarstan të Rusisë mori vendim të martën që gazetarja e Radios Evropa e Lirë (REL), Alsu Kurmasheva, të mbetet në paraburgim në pritje të gjykimit për akuza të cilat i mohon. Avokatët e Kurmashevës kishin kërkuar që ajo të zhvendosej në arrest shtëpiak për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, përveç telasheve të tjera. Gjykatësja Olga Migunova e hodhi poshtë kërkesën, por e shkurtoi paraburgimin e Kurmashevës për një ditë, nga së paku deri më 5 prill në deri së paku më 4 prill. Kurmasheva mori pjesë në seancë dëgjimore përmes video-lidhjes nga një qendër e paraburgimit. Kurmasheva, gazetare me bazë në Pragë e REL-it me shtetësi amerikane dhe ruse, është duke u mbajtur në paraburgimin rus prej 18 tetorit nën akuzat për shkeljen e të ashtuquajturit ligji për “agjentët e huaj”. Megjithëse ajo i ka kaluar rreth katër muaj në paraburgim, Departamenti amerikan i Shtetit ende nuk e ka shpallur si të jashtëligjshme paraburgosjen e saj, siç ka bërë me qytetarët e tjerë amerikanë të mbajtur në Rusi.

Një vendim i tillë do ta kishte rritur profilin e rastit kundër Kurmashevës, duke cilësuar si të motivuar politikisht. Dy qytetarë të tjerë amerikanë të mbajtur në Rusi, reporteri i Wall Street Journal Evan Gershkovich dhe ish-marinsi amerikan Paul Whelan, janë shpallur si të arrestuar jashtëligjshëm. Kurmasheva, e cila ka punuar për Shërbimin Tatar-Bashkir të REL-it për rreth 25 vjet, u largua nga kryeqyteti çek në maj të vitit të kaluar për një emergjencë familjare në vendlindjen e vet Tatarstan, njërën prej republikave të shumta të Rusisë. Ajo ishte ndaluar përkohësisht më 2 qershor në aeroportin e Kazanit, ku ishte duke pritur që të kthehej në Pragë. Aty autoritetet ia konfiskuan të dyja pasaportat dhe telefoni mobil. Pasi priti pesë muaj për vendimin e gjykatës për rastin ndaj saj, Kurmasheva u gjobit me 109 dollarë për shkak se nuk e kishte regjistruar pasaportën e vet amerikane te autoritetet ruse. Duke mos qenë në gjendje të largohet nga Rusia pa dokumentet e veta të udhëtimit, Kurmasheva u arrestua sërish në tetor dhe këtë herë nën akuzat se nuk ishte regjistruar si “agjente e huaj”. Dy muaj më vonë, ajo u akuzua për shpërndarje të dezinformatave për ushtrinë ruse.

Kurmasheva së fundmi shkroi nga qelia e burgut në qytetin rus, Kazan, se “qëndrimi në burg po bëhet dalëngadalë, por sigurt më i padurueshëm”.

Moska është akuzuar se po i ndalon gazetarët amerikanë për t’i përdorur për këmbimin e tyre me të burgosur rusë në Shtetet e Bashkuara. Javën e kaluar, 23 vende e nominuan Kurmashevën për çmimin e UNESCO-s “Guillermo Cano”, për Lirinë Botërore të Shtypit 2024. I krijuar më 1997, ky është një çmim vjetor që e nderon një person apo një grup njerëzish të cilët japin kontribut të shquar për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shtypit nëpër glob, pavarësisht “rrezikut dhe përndjekjes” me të cilat përballen./ REL

alsu kurmasheva rusia

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit