9 Maj 2025, 14:41
Nga M.L
Foto ilustruese
KIEV- Kievi shpreson që gjykata speciale që do të ngarkohet me detyrën për të gjykuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës do të çojë në dënimin e Presidentit rus Vladimir Putin, tha sot në Lviv Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha.
Në një takim në këtë qytet ukrainas sot, Ukraina dhe aleatët e saj evropianë dhanë dritën jeshile për të krijuar një gjykatë të posaçme kompetente për të gjykuar "krimet e agresionit" të kryera nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022. Ministria e Jashtme ukrainase njoftoi se në këtë takim morën pjesë shefja e diplomacisë evropiane, Kaya Kalas, si dhe delegacione nga 35 vende evropiane.
“Për ne, gjëja më e rëndësishme është të ruajmë parimin se ndëshkimi është i pashmangshëm për të gjithë, përfshirë presidentin rus. Kjo gjykatë po formohet për të dhënë dënime të përshtatshme në të ardhmen”, tha Sibiha.
Gjykata speciale për "krimet e agresionit", pushtim, pushtim ushtarak ose aneksim me forcë dhe bllokim i porteve ose bregdeteve, do të punojë së bashku me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila tashmë ka lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare kundër Putinit dhe zyrtarëve të tjerë rusë.
Në të njëjtën kohë, Sibiha deklaroi se Putini “nuk ka të drejtë” të “monopolizojë” kujtimin e fitores në Luftën e Dytë Botërore, sot kur Moska feston 80-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste.
"Putini mund ta konsiderojë veten fitues të vetëshpallur, por nuk ka të drejtë ta monopolizojë fitoren", theksoi ai.
Presidenti rus vlerësoi “trimërinë” e ushtarëve rusë që luftojnë në Ukrainë në një fjalim që mbajti para mijëra personelit ushtarak dhe rreth 20 udhëheqësve të huaj të mbledhur në Sheshin e Kuq në Moskë. Putini edhe një herë bëri paralele historike midis Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të Ukrainës nga Moska me rastin e 9 majit.
andriy sibiha
Bota
9 Maj 2025, 14:27
M.L
Friedrich Merz
FRANCË- "Topi është në fushën e Moskës", tha sot nga Brukseli kancelari i ri gjerman Friedrich Merz, duke...
Bota
9 Maj 2025, 14:14
N.F
Foto
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në deklaratat e përbashkëta me Kancelarin e ri gjerman Friedrich Merz ...
Bota
9 Maj 2025, 14:15
r.ll
papa leo
VATIKAN- Papa Leo XIV e mbajti meshën e tij të parë të premten në Kapelën Sistine, ku u zgjodh papë një di...
Bota
9 Maj 2025, 14:00
N.F
Foto
RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se trupat ukrainase po përpiqen të shkelin kufirin rus në rajonet Kursk dhe Belgorod, nd&...
Bota
9 Maj 2025, 13:39
M.L
donald trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u duk sot i gatshëm të ulë tarifat ndaj Kinës ...
Bota
9 Maj 2025, 13:33
M.L
ITALI- Roli i Pietro Parolin, ministrit të jashtëm të Vatikanit, ishte vendimtar në zgjedhjen e Robert Prevost si Papa Leo XIV n...
Bota
9 Maj 2025, 13:27
M.L
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se shpreson të takohet me presidenten “fantastike” të Komisi...
Bota
9 Maj 2025, 13:13
M.L
Foto ilustruese
FRANCË- Evropianët dhe amerikanët janë të gatshëm të veprojnë me vendosmëri nëse Rusia nu...
Bota
9 Maj 2025, 12:45
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i ka kritikuar të premten planet për marrjen n&eum...
Bota
9 Maj 2025, 12:24
M.L
Papa Leo XIV
ITALI- Papa Leo XIV filloi ndryshimet, që nga pontifikati i tij i parë. Në vend që të përdorte altarin tradicion...