31 Mars 2023, 13:36
Nga I.A
Dokumentet
GREQI- Një operacion i madh policor është zhvilluar në Athinë dhe Selanik në kuadër të luiftës kundër emigracionit të paligjshëm. Ertnews shkruan se operacioni është zhvilluar me pjesëmarrjen e 200 forcave policore me qëllim shkatërrimin e një organizatë kriminale që trafikonte emigrantë dhe bënte dokumente false udhëtimi. Nga veprimtaria e kësaj organizate dyshohet se janë trafikuar të paktën 2200 të huaj drejt dhe nga Greqia, përmes lëshimit të mbi 2500 dokumenteve legalizimi kundrejt tarifës monetare dhe përgatitja e mbi 8000 dokumenteve të rreme të udhëtimit.
Gjithashtu, organizata kriminale në fjalë kishte struktura profesionale për përgatitjen e dokumenteve të falsifikuara dhe deri më tani janë gjetur 5 laboratorë me një numër të madh dokumentesh dhe mjetesh të falsifikuara për përgatitjen e tyre, ndërsa janë lokalizuar edhe 10 banesa akomoduese për të huajt në nisje. Sipas ELAS, janë identifikuar dhe arrestuar mbi 80 të huaj kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur për të cilët janë kryer veprime përgatitore për largimin e tyre nga vendi.
Në kuadër të hetimit, janë identifikuar pikat e mbërritjes dhe nisjes në vende të tjera evropiane, ndërsa nga provat dixhitale janë identifikuar më shumë se 30 mijë matrica dixhitale për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave. Ndërkohë vetëm së fundmi nga ky operacion është bërë i mundur arrestimi i 36 personave.
operacion ne greqi
Bota
31 Mars 2023, 13:15
f.i
shtëpia në Lafayette
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Indiana, SHBA ku një djalë 16-muajsh ësh...
Bota
31 Mars 2023, 12:41
I.A
Aeroporti i Prishtines
KOSOVË- Dy burra janë arrestuar pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zy...
Bota
31 Mars 2023, 12:37
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Mbrëmë pas mesnatës dyshohet se tre serbëve të Kosovës u janë djegur makinat të cilat ...
Bota
31 Mars 2023, 12:08
f.i
Eva Kaili
GREQI- Eurodeputetja greke Eva Kaili, e cila ndodhet në burg që prej dhjetorit në lidhje me hetimet për Katargate, ka folur p...
Bota
31 Mars 2023, 10:49
I.A
Donald Trump dhe Stormy Daniels
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump u padit në Nju Jork të enjten për akuza penale që rrjedhin nga ...
Bota
31 Mars 2023, 10:23
I.A
Alvin Bragg
SHBA- Alvin Bragg është në qendër të vëmendjes si njeriu që mund të sjellë një ish-presi...
Bota
31 Mars 2023, 10:05
I.A
Policia e Kosoves
KOSOVË- Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen ...
Bota
31 Mars 2023, 10:00
I.A
Donald Trump
SHBA- Në fillim të kësaj jave, një sondazh publik doli në përfundimin se shumica e amerikanëve besojnë...
Bota
31 Mars 2023, 09:45
I.A
Michael Cohen
SHBA- Michael Cohen, i cili kreu pagesa të fshehta për ish-presidentin Donald Trump, tha se aktakuza e ish-shefit të tij ë...
Bota
31 Mars 2023, 09:42
I.A
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Mijëra izraelitë të krahut të djathtë bllokuan të enjten një autostradë kryesore në...