LIVE UPDATES
Bota

Greqi-Turqi: Gjuhë lufte, por jo luftë!

Njëqind vjet pas “katastrofës anadollake”, siç e quajnë grekët këtë ngjarje, Erdogani kërcënon me përsëritjen e saj: “Ne mund të vijmë një natë në befasi,” thotë ai. A është në gjendje Erdogani të përballojë një luftë të tillë?

6 Tetor 2022, 16:49 Nga k.m.
Greqi-Turqi: Gjuhë lufte, por jo luftë!
Foto ilustruese

Kjo pyetje shtrohet përditë në emisionet e lajmeve, ndërkohë që në sfond dëgjohet muzikë e frikshme. Sipas medieve, kjo është një temë që ecën mirë. Inskenimi dramatik i ngjalljes së frikës i ndihmon edhe qeverisë greke, e cila e ka më të lehtë ta paralajmërojë vendin nga “rreziqet ndërkombëtare”, se sa të merret me temat e vështira të politikës së brendshme, si ajo e skandalit të pafund të përgjimeve ose ajo e inflacionit në rritje.

Pavarësisht nga teprimet mediatike dhe instrumentalizimi politik i temës, nuk ka asnjë dyshim se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan flet aktualisht duke kërcënuar: “He, grek! Hidhi një sy historisë. Po të vazhdosh kështu, çmimi që do të paguash do të jetë shumë i lartë”, ka thënë ai disa herë në aktivitetet e javëve të kaluara.

Kështu Erdogan kujton vitin 1922, kur themeluesi i shtetit turk, Mustafa Kemal Ataturk fitoi mbi ushtrinë greke dhe shkaktoi dëbimin e popullsisë greke nga Anadolli. Njëqind vjet pas “katastrofës anadollake”, siç e quajnë grekët këtë ngjarje, Erdogani kërcënon me përsëritjen e saj: “Ne mund të vijmë një natë në befasi,” thotë ai. A është në gjendje Erdogani të përballojë një luftë të tillë?

A thuhet një gjë e tillë seriozisht? A do të dërgojë vërtet presidenti turk avionët luftarakë për të sulmuar ishujt grekë në Egjeun lindor, siç i shfaq ata herë pas here? Këto pyetje do të bëhen edhe në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë, takimin themelues të Bashkimit Politik Europian, që do të mbahet të enjten dhe të premten (6./7.10.2022) në Pragë. Ky takim është një format i ri i BE-së, ku janë ftuar edhe Turqia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Puna është sërish, nëse dhe si, BE dhe Turqia do të afrohen sërish dhe do të kooperojnë më mirë, duke pasur parasysh edhe luftën ruse kundër Ukrainës. Me rëndësi të madhe do të jetë për këtë gjë çtensionimi i tensioneve në rritje greko- turke.

Sipas ekspertëve dhe vëzhguesve një gjë është e qartë: Gjuha e Erdoganit mund të tingëllojë luftarake, por ka shumë mundësi që ato gjëra të mos thuhen seriozisht. Sepse kryetari i shtetit turk thjeshtë nuk është gjendje të përballojë një luftë kundër Greqisë, vend anëtar i BE-së dhe i NATO-s.

NATO dhe SHBA nuk do të lejojnë luftë

Arsyet janë të shumëllojshme: Nga njëra anë shanset për Erdoganin që të fitojë një luftë të tillë, janë shumë të pasigurta. Nga ana tjetër, ai duhet ta ketë të qartë se NATO nuk do ta lejonte kurrë Turqinë, vendin anëtar të saj të bënte një akt lufte kundër Greqisë, sidomos SHBA nuk do ta lejonte.

Që gjatë krizës të vitit 1996, për ishujt e pabanuar të Egjeut të quajtur nga grekët Imia dhe nga turqit Kardakë, kur pati konfrontime ushtarake midis Greqisë dhe Turqisë, NATO dhe BE e penguan përshkallëzimin e situatës. Nëse gjendja keqësohet sërish, ata do të ndërhyjnë më të vendosur. Sepse, për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës, NATO nuk mund t’ia lejojë vetes të tregojë dobësi duke lejuar një konflikt ushtarak midis dy vendeve të saj anëtare. Edhe bazat ushtarake amerikanë në Kretë dhe në Aleksandropolis, në lindje të Greqisë janë konkretisht shumë të rëndësishme për furnizimin ushtarak të trupave të NATO-s në Europën lindore dhe për ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Politikë e “tensioneve të kontrolluara”

Megjithatë, një i ashtuquajtur “episod i nxehtë” në Egje nuk është krejtësisht i përjashtuar, ai mund të fillonte nga ndonjë pushtim turk i një prej ishujve të vegjël, të pabanuar grekë, nga të cilët ka shumë në Egjeun lindor. Sidoqoftë, ky do të ishte skenari më i keq.

Një gjë është e sigurt, se që prej puçit të dështuar ushtarak të 2016-ës, Erdogani ndjek ndaj Athinës një politikë të “tensioneve të kontrolluara”, duke përdorur herë gjuhë të ashpër, herë gjuhë më pak të ashpër. Në mes të vitit të ardhshëm Turqia do të mbajë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, prandaj gjuha e Erdoganit tingëllon tani shumë ushtarake. Duket se në këtë mënyrë ai kërkon të kënaqë spektrin nacionalist të votuesve.

Edhe një incident i mundshëm me avionët mund ta ndizte gjendjen shpërthyese. Aktualisht, avionët luftarakë turq depërtojnë gati përditë hapësirën ajrore greke dhe duhet të detyrohen nga avionët grekë për t’u kthyer mbrapsht. Deri tani asnjë nga pilotët, as turq dhe as grekë nuk e ka humbur durimin. Por ndonjë gabim fatal nuk përjashtohet si mundësi.

“Lojëra të rrezikshme”

Ka shumë vite që Turqia kërcënon Greqinë me luftë, nëse Athina nuk vendos në ujërat territoriale kufirin prej 12 miljesh rreth ishujve, siç e kërkojnë ligjet ndërkombëtare.

Megjithatë presidenti turk e ka kthyer ndërkohë pllakën dhe bën sikur Greqia është duke e kërcënuar Turqinë me luftë. Ai ankohet se Greqia është duke luajtur “lojëra të rrezikshme” në rajon, sepse është duke armatosur ushtarakisht disa ishuj grekë, dhe premton se “do të përdorë në rast nevoje të gjitha mjetet që ka në dispozicion” për të “mbrojtur të drejtat e popullit turk.”

Përgjigja standarde e diplomacisë greke është: “Ne nuk e kërcënojmë Turqinë. Ne presim që Ankaraja të heqë dorë nga Casus Belli, provokimi i luftës, dhe jemi të gatshëm për dialog mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve ndërkombëtare për ujërat detare.” thotë për shembull një deklaratë e Ministrisë së Jashtme greke. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis mundohet të tregohet i patrazuar. Në një fjalim të mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai tha për shembull duke iu drejtuar Turqisë: “Ju them juve se Greqia nuk përbën rrezik për vendin tuaj. Ne nuk jemi armiq. Ne jemi fqinjë.”

Vërtet që Erdogan nuk ka treguar deri tani gatishmëri për të dialoguar me Mitsotakisin, por Ibrahim Kalin, këshilltari më i rëndësishëm i presidentit turk, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi midis Erdoganit dhe Mitsotakisit, në kuadër të takimit të nivelit të lartë të BE-së, në Pragë.

Sidoqoftë, Mitsotakisi nga ana e tij nuk ka ndonjë interes të madh për të zhvilluar ndonjë dialog thelbësor me Erdoganin. Për të është e rëndësishme që të shfaqet si partner i mirë ndërkombëtar dhe partner i besueshëm, por njëkohësisht ai e di se partia e tij, partia konservatore Nea Dimokratia dhe pjesa më e madhe e zgjedhësve që i japin votën, janë kundër bisedimeve për zgjidhjen e konflikteve greko- turke. Nacionalizmi nuk është prezent vetëm në Turqi, por edhe në Greqi, ku po ashtu do të zhvillohen vitin e ardhshëm zgjedhjet parlamentare.

Në rast se presioni ndërkombëtar do të ketë efekt, dhe në Pragë do të zhvillohet një takim midis Erdoganit dhe Mitsotakisit, atëherë të dy ata do të ulen në tavolinën e bisedimeve me të njëjtin qëndrim: me siguri asnjëri prej tyre nuk do të nxisë dialogun konstruktiv për t’i dhënë fund një herë e mirë konfliktit./ DW

konflikti turqi-greqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj