LIVE UPDATES
Bota

BE miraton paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë, çfarë përfshin

Ne po synojmë gjithashtu ata që janë përgjegjës për aneksimin e paligjshëm të territoreve të Ukrainës. BE do të qëndrojë pranë Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell.

6 Tetor 2022, 16:30 Nga e.k
BE miraton paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë,
Foto ilustruese

BRUKSEL- Këshilli Europian ka miratuar paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë, si një përgjigje ndaj aneksimit të paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës, Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson.

“Paketa përfshin një sërë masash të ashpra që synojnë rritjen e presionit mbi qeverinë dhe ekonominë ruse, duke dobësuar aftësitë ushtarake të Rusisë dhe duke e bërë Kremlinin të paguajë për përshkallëzimin e tij të fundit,” tha këshilli i BE-së në një deklaratë.

“Kjo paketë e re sanksionesh kundër Rusisë është dëshmi e vendosmërisë sonë për të ndaluar makinerinë e luftës së Putinit dhe për t’iu përgjigjur përshkallëzimit të tij të fundit, i cili përfshin  referendumet e  rreme dhe aneksimin e paligjshëm të territorit ukrainas.

Ne do të dëmtojmë edhe më shumë ekonominë e Rusisë, do të kufizojmë aftësitë e saj të importit/eksportit dhe jemi në rrugën e duhur për të hequr dorë nga energjia ruse. Ne po synojmë gjithashtu ata që janë përgjegjës për aneksimin e paligjshëm të territoreve të Ukrainës. BE do të qëndrojë pranë Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell.

Paketa e re e sanksioneve përfshin vendosjen e një çmimi tavan në lidhje me transportin e naftës ruse për vendet e treta dhe kufizime të mëtejshme për transportin e naftës papërpunuar dhe produkteve të naftës drejt vendeve të treta. Për sa i përket tregtisë, BE-ja po zgjeron listën e ndalimit për importet e produkteve të çelikut që janë me origjinë ose eksportohen nga Rusia. Kufizime e mëtejshme të transportit do të përfshijnë, letra, cigare, plastikë dhe produkte kozmetikë, si dhe gurët dhe metalet e çmuara, të cilat së bashku gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme për Rusinë, raporton abcnews.al.

Gjithashtu do të kufizohet shitja, ose eksporti i mallrave shtesë të përdorura në sektorin e aviacionit.

Përveç kësaj, paketa e re përfshin:

Vendosjen e sanksioneve ndaj individëve dhe subjekteve që kanë luajtur rol në organizimin e “referendumeve” të paligjshme, ndaj përfaqësuesve të sektorit të mbrojtjes dhe ndaj personaliteteve të njohura që përhapin dezinformata për luftën.

Këshilli gjithashtu vendosi të përfshijë në listën e sanksioneve personat që ndihmojnë në anashkalimin e sanksioneve të BE-së.

–Artikujt që mund të kontribuojnë në përmirësimin e përformancës ushtarake dhe teknologjike të Rusisë ose zhvillimin e sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë.

– Ndalimi i shitjes, furnizimit, transferimit ose eksportit të armëve dhe pjesëve thelbësore të tyre dhe municioneve, automjeteve dhe pajisjeve ushtarake dhe pjesëve rezervë.

– Ndalimi i shtetasve të BE-së që të mbajnë poste në organet drejtuese të disa subjekteve ose organeve juridike shtetërore ose të kontrolluara ruse.

– Ndalimi i plotë i kriptomonedhave, llogarive ose shërbimeve të tilla për personat dhe banorët e Rusisë, pavarësisht nga vlera e tyre totale.

– Ndalimi i ofrimit të shërbimeve arkitekturore dhe inxhinierike, si dhe shërbimeve të konsulencës së IT dhe këshillimit ligjor në Rusi.

Këshilli vendosi gjithashtu që nga sot, shtrirja gjeografike e kufizimeve të paraqitura më 23 shkurt, duke përfshirë në veçanti ndalimin e importit të mallrave nga rajonet Donetsk dhe Luhansk, do të zgjerohet duke përfshirë gjithashtu  rajonet e kontrolluara nga qeveria e rajoneve Zaporizhia dhe Kherson.

Në fund theksohet se aktet ligjore përkatëse do të publikohen së shpejti në Fletoren Zyrtare të BE-së.

bashkimi europian

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje