20 Qershor 2024, 19:26
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
GREQI- Autoritete greke janë vënë në alarm pasi më shumë se 300 vatra zjarri janë regjistruar brenda 24 orëve. Gjithashtu faktorët kryesorë që kanë kontribuar në ushqyerjen e zjarreve janë temperaturat e larta mbi 40 gradë dhe era e fortë. Megjithatë edhe zjarrëvënia e qëllimshme është një faktor tjetër. Vetëm një ditë më parë autoritet zbuluan një person të maskuar që i vuri qëllimisht zjarrin një sipërfaqeje pyjore 5 kilometra në jug të kryeqytetit, Athinë.
Flakët u përhapën pas kësaj me shpejtësi. Është dashur ndërhyrja e mëse 100 zjarrëfikësve nga toka dhe avionëve dhe helikopterëve nga ajri për të bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll. Dy fshatra u evakuuan; dëmet llogariten në disa milionë euro, ndërsa banorët u përfshinë nga paniku.
"U tremba shumë. Sapo dëgjuam lajmin, bashkë me familjen mblodhëm çfarë mundëm. Unë dhe ime motër u larguam të parat, ndërsa prindërit qëndruan pas të kujdeseshin për kafshët“, shprehet Eva Lesioti, studente
Më herët mbrojtja civile njoftoi banorët e Atikës,të Peloponëzit,Evias Kalkidhikisë dhe ishujve të Egjeut, të bëjnë kujdes pasi këto rajone janë në shkallën 4 të rrezikshmërisë për zjarre. Ministria e emergjencave civile publikoi një plan masash për parandalimin e zjarrvënies së qëllimshme, e cila klasifikohet si vepër penale që parashikon burgim disa vjeçar dhe gjoba tepër të rënda për këdo kapet duke shkelur ligjin.
zjarri ne greqi
Bota
20 Qershor 2024, 19:31
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Gjykata e Lartë shfuqizoi javën e shkuar ndalimin e përdorimit të një pajisjeje që u jep mundësi a...
Bota
20 Qershor 2024, 19:16
S.B
foto ilustruese
ZVICËR- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një alarm global për Ozempic-&eum...
Bota
20 Qershor 2024, 19:04
S.B
vrima e zezë
SHBA- Astronomët në Observatorin Evropian të Hapësirës (ESA) kanë zbuluar një vrimë të ...
Bota
20 Qershor 2024, 19:02
E. D
Alexander Lukashenko
SERBI- Një gjykatë në Serbi ka vendosur se një aktivist që ka organizuar protesta të atletëve vend...
Bota
20 Qershor 2024, 18:45
E. D
Josep Borrell
KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar shteteve anëtare raportin e k...
Bota
20 Qershor 2024, 18:27
M.B
Foto ilustruese
GJERMANI- Përpjekjet e Gjermanisë për të vlerësuar nëse është e mundshme përdorimi i vend...
Bota
20 Qershor 2024, 18:17
E. D
James Rubin
KOSOVË- I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Sht...
Bota
20 Qershor 2024, 18:05
E. D
Vladimir Putin
VIETNAM- Presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë një vizite në Vietnam të enjten se Rusia ishte e prirur për partne...
Bota
20 Qershor 2024, 17:50
E.d
foto ilustruese
GADISHULLI IBERIK- Një nga macet më të rrallë të botës, riqebulli iberik, është hequr nga lista e s...
Bota
20 Qershor 2024, 17:39
E. D
foto ilustruese
ITALI- Sindikatat e punës në Itali kanë bërë thirrje për kontroll ndaj shtypjes barbare e shfrytëzimit t...