Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GREQI- Greqia u përpoq të frenonte një zjarr në perëndim të Athinës, i cili dogji tokën pyjore për të pestën ditë të premten, pasi një tjetër valë nxehtësie goditi vendin.
Zjarrfikësit, të mbështetur nga avionë që bartin ujë dhe me ndihmë nga personeli shtesë nga Qiproja, Franca, Izraeli dhe Italia, u përpoqën të kontrollonin zjarrin që shpërtheu në zonën më të gjerë të Athinës të hënën, duke shkatërruar shtëpi dhe duke detyruar evakuime të banorëve.
“Ne po vazhdojmë të luftojmë zjarrin në perëndim të Athinës. Po i frikësohemi rindezjes së tij”, tha një zyrtar i zjarrfikësve për agjencinë e lajmeve Reuters.
Mbi 100 shtëpi dhe biznese janë dëmtuar rëndë nga ky zjarr dhe një tjetër pranë Athinës, të cilin autoritetet arritën ta shuajnë më herët gjatë javës. Qeveria njoftoi të premten se do të ndajë ndihma për familjet e prekura, duke përfshirë ndihmën financiare dhe subvencione për shtëpitë me qira.
Dy zjarre të tjera në pyje në ishullin Rodos dhe në lagjen Lakonia në Greqinë jugore u vunë nën kontroll të premten. Ministri për Krizat Klimatike, Vasilis Kikilias u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë vigjilentë. Rreziku i zjarreve në ditët në vijim do të mbetet i lartë dhe parashikohet vapë e mëtejshme.
“Po kalojmë një periudhë shumë të vështirë treditore, të premten, të shtunën dhe të dielën, me kushte ekstreme të motit dhe temperatura shumë të larta të përcjella me erëra të forta”, tha ministri, duke shtuar se pas një pushimi të shkurtër, nga mesi i javës së ardhshme parashikohet një tjetër vapë.
Me temperaturat që priten të arrijnë 45 gradë Celsius të shtunën dhe të dielën, Ministria e Kulturës tha se të gjitha vendet arkeologjike, përfshirë monumentin e Akropolit, do të mbyllen mes orës 12 dhe 17:30.
Marrë nga REL
foto ilustruese SUEDI- Kombet me shumicë myslimane shprehën të premten zemërim pas përdhosjes së një kopjeje të...
Vadym Prystaiko BRITANI E MADHE- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkarkoi Vadym Prystaiko si ambasador në Mbretërinë e Bashkua...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u kon...
William Burns RUSI- Drejtori i CIA-s, William Burns, pretendon se presidenti rus, Vladimir Putin, ndoshta është ende duke analizuar mund&eum...
foto ilustruese EUROPË- Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, mund të shkaktojn&...
foto ilustruese KOSOVË- Njoftimi i policisë: Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.07.2023 rr...
John Kirby SHBA- John Kirby, Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, tha gjat&eum...
foto ilustruese UKRAINË- Rusia ka përdorur pothuajse 70 raketa të llojeve të ndryshme dhe pothuajse 90 drone Shahed gjatë vet...
Miroslav Lajçak BRUKSEL- Pala kosovare mendon që plani i BE-së për uljen e tensioneve në veri është selektiv dhe ...
foto ilustruese SHBA- Korriku i vitit 2023 ka të ngjarë të jetë më i ngrohti i regjistruar për “qindra, nëse ...