LIVE UPDATES
Bota

Greva e pazakontë e transgjinores/ Qëndroi 12 ditë përpara 'drejtësisë' në Sofje: Dua të kem fëmijë dhe të martohem

Gabriella Bankova humbi shtatë kilogramë gjatë grevës së urisë. Ajo i dha fund asaj më 25 nëntor 2023. Por lufta e Bankovës për të drejtat e saj nuk mbaron me kaq.

4 Dhjetor 2023, 08:30 Nga h.k
Greva e pazakontë e transgjinores/ Qëndroi 12 ditë përpara
Gabriella Bankova

BULLGARI-Dymbëdhjetë ditë, kaq gjatë rezistoi Gabriella Bankova. E ulur në shkallët e Pallatit të Drejtësisë në Sofje dhe pa ngrënë asgjë, edhe pse uria e sfiliste gjithnjë e më shumë. Greva e urisë, thotë ajo për DW, ishte një vendim spontan nga njëra anë. E megjithatë ishte përgatitur në një farë mase prej një kohe të gjatë. Sepse Gabriella Bankova është trans. Megjithatë shteti bullgar refuzon ta njohë këtë fakt. Në nëntor, kur një gjykatë refuzoi të ndryshojë në “femër” kolonën “gjinia” në kartën e saj të identitetit, Bankova nuk dinte më ç´të bënte. Dhe u ul para Pallatit të Drejtësisë.

Gabriella Bankova humbi shtatë kilogramë gjatë grevës së urisë. Ajo i dha fund asaj më 25 nëntor 2023. Por lufta e Bankovës për të drejtat e saj nuk mbaron me kaq. “Mendoj se është koha për një reformë në drejtësi”, thotë 32-vjeçarja për DW.

Pa martesë, pa adoptim, pa trashëgimi Seksioni evropian i Shoqatës Ndërkombëtare të Lesbikeve, Gay, Biseksualëve, Transgjinorëve dhe Intersekseve (ILGA) publikon një indeks vjetor të ylberit, ku vlerëson 49 vende në Evropë në bazë të ligjeve dhe politikave të tyre të barazisë për komunitetinLGBTQ. Në vitin 2023 Bullgaria zuri vendin e 40-të. Nga të gjitha vendet e BE vetëm Rumania dhe Polonia u renditën më poshtë.

Personat LGBTQ përballen me pengesa ligjore në Bullgari. Organizata “Deystvie”, që bën fushatë për barazi sociale dhe ligjore për njerëzit nga komuniteti LGBTQ në vend, shqyrtoi para pesë vjetësh 79 ligje bullgare. Rezultati: Në Bullgari njerëzve ndryshe u mohohen rreth 300 aspekte të këtyre ligjeve. Çiftet e të njëjtit seks nuk lejohen të martohen, nuk mund të adoptojnë fëmijë së bashku dhe as të trashëgojnë pasurinë e partnerit.

E drejta për vetëvendosjen gjinore, e cila është kaq e rëndësishme për Bankovën dhe personat e tjerë trans, nuk ekziston. Ndryshimi zyrtar i përcaktimit gjinor ose ndryshimi i emrit është i pamundur.

Gjërat e vetëkuptueshme bëhen një luftë e përditshme. 

Për shkak se në kartën e saj të identitetit shkruhet ende gjinia “mashkull”, Gabriella Bankovës shpesh i është refuzuar qëndrimi në spital si dhe shërbimet e tjera shëndetësore, tregon ajo.

Para pak kohe ajo u sëmur me pneumoni, por nuk mundi të blinte antibiotikë, sepse i nevojitej një recetë nga mjeku, të cilën nuk e mori dot. Sepse institucionet shëndetësore besonin, se ajo përdorte një letërnjoftim të rremë dhe në fakt nuk kishte sigurim shëndetësor.

32-vjeçarja tregon se për të njëjtën arsye i janë refuzuar edhe kontratat e punës dhe të qirasë. Në jetën e saj të përditshme identiteti i saj përplaset vazhdimisht me “m” në letërnjoftim.

Ndryshimi i gjinisë? I pamundur

Diskutimet e para për mundësinë e ndryshimit ligjor të gjinisë në Bullgari nisën në fillim të viteve 1990. Deri në vitin 2017 ka patur vazhdimisht zhvillime pozitive, thotë Denitsa Lyubenova, avokate dhe kryetare e Deystvie. Ngaqë nuk kishte një praktikë të qartë gjyqësore, njerëzit trans herë pas here mund ta ndryshonin statusin e tyre gjinor në gjykatë.

Por në vitin 2018, në mesin e fushatës kundër ratifikimit të Konventës së Stambollit, Gjykata Kushtetuese vendosi që termi “gjini” të kuptohet vetëm në kuptimin biologjik, se ka “vetëm dy gjini”. Tre vjet më vonë filloi procesi i interpretimit. Në shkurt 2023 Gjykata e Lartë njoftoi se kishte marrë vendimin, se nuk ekziston një kornizë ligjore, që të rregullojë ndryshimin ligjor të gjinisë. Ose e thënë ndryshe: transgjinorët në Bullgari zyrtarisht nuk kanë më mundësi ta përshtasin gjininë e tyre.

Nuk ka statistika, se sa njerëz në Bullgari gjenden në një situatë të ngjashme me atë të Gabriella Bankovës. Avokatja Lyubenova është e sigurt se ka mjaft të tillë. Vetëm organizata e saj Deystvie përfaqëson aktualisht rreth 30 deri në 40 persona.

“Gjyqësori bullgar me vendimet e viteve të fundit ka bërë, që ne të shpallemi njerëz, që nuk janë të mirëpritur në shoqëri”, thotë me hidhërim Bankova.

Reagime të përziera para Pallatit të Drejtësisë

Gabriella Bankova u arrestua dy herë nga policia gjatë grevës së saj të urisë, ngaqë ndër të tjera ajo gjoja nuk ishte në gjendje të identifikonte veten. E pajustifikuar, thotë Bankova. Ajo tregon njollat blu në kyçin e dorës së djathtë dhe thotë se në stacionin e policisë është fyer, poshtëruar, zhveshur dhe madje edhe lënduar fizikisht. “Çfarëdo që të bëjnë, ata nuk më thyejnë dot. Unë jam mendërisht më e fortë se kurrë”, thotë ajo.

Gjatë grevës së saj të urisë Bankova përjetoi përpara Pallatit të Drejtësisë dy anët e shoqërisë bullgare. Disa kalimtarë e kishin ofenduan hapur dhe me agresivitet – sidomos adoleshentë dhe burra në moshë të re. Bankova beson se shkaku janë partitë nacionaliste, ekstremiste të djathta, apo populiste, të cilat vazhdimisht nxisin kundër personave LGBTQ në Bullgari. Në disa raste nuk ka vetëm gjuhë urrejtjeje, por edhe dhunë fizike.

Në tetor 2022, për shembull, politikani i djathtë populist Boyan Stankow dhe dhjetë persona të tjerë sulmuan pikën e takimit të LGBTQ Rainbow Hub në Sofje dhe plagosën një punonjës. Megjithatë shumë kalimtarë u solidarizuan me të dhe donin të mësonin më shumë për jetën e personave trans, thotë Bankova. “Edhe njerëzit, që nuk më flisnin drejtpërdrejt, më buzëqeshnin,” thotë ajo.

Duke u ulur para Pallatit të Drejtësisë, ajo tregoi se në Bullgari ekzistojnë personat transgjinorë dhe se ata, si gjithë të tjerët, kanë të drejtë për një jetë normale dhe dinjitoze. Prandaj greva e urisë ishte vetëm fillimi. “Tani fillojmë punën e vërtetë”, thotë Bankova./DW

gabriella bankova

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron