LIVE UPDATES
Bota

Grupet paraushtarake të mbështetura nga Irani i përgjigjen SHBA-ve me sulme të tjera

Njëri nga sulmet u bë të mërkurën vonë ndaj një objekti amerikan në zonën e sigurtë në Siri dhe plagosi tre ushtarakë. Zyrtarët thanë se dy nga të plagosurit u diagnostikuan me lëndime traumatike të trurit, por se asnjë nga lëndimet nuk ishte serioz dhe se të tre u rikthyen në detyrë.

10 Nëntor 2023, 07:28 Nga r.ll
Grupet paraushtarake të mbështetura nga Irani i përgjigjen
foto ilustruese

SIRI- Milicitë e mbështetura nga Irani nuk duket se po tërhiqen megjithë sulmin ajror amerikan që mendohet se shkatërroi një depo të rëndësishme armatimesh në Sirinë lindore.

Pentagoni e përshëndeti të enjten si të suksesshëm sulmin ajror të bërë gjatë orëve të vona të së mërkurës nga dy avionë luftarakë F-15, që shkaktoi edhe shpërthime të njëpasnjëshme në depon e armatimit. Por, zyrtarët amerikanë gjithashtu pranuan se të paktën për momentin, nuk është arritur ngadalësimi i sulmeve nga milicitë e mbështetura nga Irani ndaj forcave amerikane që gjenden në rajon.

Një zyrtar amerikan i tha Zërit të Amerikës të enjten se pas sulmit ajror amerikan, milicitë e mbështetura nga Irani bënë katër sulme me dronë dhe me raketa ndaj forcave dhe bazave amerikane – tre prej tyre ndodhën në Siri dhe një në Irak.

Njëri nga sulmet u bë të mërkurën vonë ndaj një objekti amerikan në zonën e sigurtë në Siri dhe plagosi tre ushtarakë. Zyrtarët thanë se dy nga të plagosurit u diagnostikuan me lëndime traumatike të trurit, por se asnjë nga lëndimet nuk ishte serioz dhe se të tre u rikthyen në detyrë. Zyrtarët thanë gjithashtu se asnjë nga sulmet me dronë dhe raketa nuk shkaktoi ndonjë dëm në infrastrukturën amerikane.

"Këto sulme kanë qenë përgjithësisht të pasuksesshme", u tha gazetarëve të enjten zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh.

“Fatmirësisht, asnjë nga ushtarakët tanë nuk është lënduar rëndë dhe as infrastruktura në bazat që janë vënë në objektiv; nuk kemi pësuar dëme të konsiderueshme”, shtoi ajo. Bazat dhe objektet amerikane janë sulmuar të paktën 46 herë që kur milicitë e mbështetur nga Irani filluan të sulmojnë forcat amerikane në Irak dhe Siri muajin e kaluar, në shenjë mbështetjeje për Hamasin në luftën e tij kundër Izraelit.

Që nga 17 tetori, gjithsej 56 ushtarakë amerikanë janë plagosur, me 25 të diagnostikuar me goditje traumatike në tru si rezultat i shpërthimeve nga raketat apo dronët. Megjithatë, Pentagoni tha se të gjitha lëndimet ishin të lehta dhe se të gjithë ushtarakët e dëmtuar janë rikthyer në detyrë.

Zyrtarët e Pentagonit gjithashtu vënë në dukje se shumica e lëndimeve u shkaktuan përpara se Shtetet e Bashkuara të bënin sulmet e para vetëmbrojtëse më 26 tetor, ndaj dy depove të armëve në Siri të përdorura nga grupe të mbështetura nga Irani.

Sulmi i së mërkurës ishte ndaj një objekti më të madh të ruajtjes së armëve në provincën Deir el-Zour të Sirisë që i përkiste Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Zyrtarët amerikanë thonë se nga ky objekt ishin marrë nga disa nga grupet e lidhura me Iranin, raketat dhe materialet e tjera që u përdorën për të bërë sulmet ndaj forcave amerikane.

Zyrtarët e Pentagonit shprehën të enjten optimizmin se operacioni do të ketë efektin e synuar.

"E dimë se ka pasur shpërthime dytësore. Dimë se objekti është dëmtuar ndjeshëm," tha zonja Singh. "Ndihemi të sigurt se arritëm të degradojmë aftësitë e tyre". "Nuk do të hezitojmë të marrim masa të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë dhe për ta bërë këtë në një kohë dhe vend që e zgjedhim ne", shtoi ajo.

Përfshirja e huthive

Pentagoni gjithashtu konfirmoi zyrtarisht të enjten se rebelët houthi të mbështetur nga Irani në Jemen arritën të rrëzojnë një dron amerikan që fluturonte mbi Detin e Kuq.

Zonja Singh u tha gazetarëve se kishte indikacione se droni amerikan MQ-9 ra në ujë dhe se huthitë u përpoqën ta merrnin përpara se të fundosej.

"E dimë se ka pasur një përpjekje nga huthitë për ta marrë dronin MQ-9, por nuk ka gjasa që të arrijnë të marrin ndonjë gjë të rëndësishme", tha ajo. “As ne [SHBA] nuk po përpiqemi ta marrim”.

Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë forcuar praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke dërguar në rajon dy grupe luftarake me aeroplanmbajtëse, dhjetëra avionë luftarakë dhe një nëndetëse me raketa balistike, për të dekurajuar një zgjerim të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit nga Irani dhe grupet që ky vend mbështet.

Marrë nga VOA.

lran shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet