LIVE UPDATES
Politike

Hapat drejt formimit të qeverisë së re/ LVV-ja pritet të rikonfirmojë të dielën Albin Kurtin si të mandatuar për kryeministër

Në këtë votim brenda partisë pritet që kreu i saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të rikonfirmohet si mandatar për kryeministër, emrin e të cilit LVV-ja do ta dërgojë më pas te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të provuar formimin e Qeverisë së re.

4 Shtator 2025, 15:04 Nga r.ll
Hapat drejt formimit të qeverisë së re/ LVV-ja pritet të
albin kurti

KOSOVË- Fituesja e zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), pritet ta rikonfirmojë Albin Kurtin si mandatar për kryeministër të Kosovës në fundjavë, saktësisht një javë pasi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli njëanshëm të përfunduar konstituimin e organit ligjvënës.

Partitë ish-opozitare nuk pajtohen se Kuvendi është konstituuar, pasi ende nuk është zgjedhur nënkryetari i pestë dhe i fundit i Kuvendit nga komuniteti joshumicë serb. Por, LVV-ja ngul këmbë se duhet të ecet përpara me formimin e institucioneve prandaj edhe do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë për të zgjedhur mandatarin për kryeministër.

Këtë e konfirmoi për Radio Evropa e Lirë zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili tha se mbledhja do të mbahet të dielën e 7 shtatorit. Në këtë votim brenda partisë pritet që kreu i saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të rikonfirmohet si mandatar për kryeministër, emrin e të cilit LVV-ja do ta dërgojë më pas te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të provuar formimin e Qeverisë së re.

Megjithatë, situata në Kuvendin e Kosovës mbetet ende e bllokuar dhe nuk është e qartë nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta mandatojë kandidatin e LVV-së për kryeministër në këtë gjendje. Kryesia e re e Kuvendit dështoi ta mbajë mbledhjen e parë, më 1 shtator, në mungesë të kuorumit. Basha tha për media të hënën se do t’i ftojë në një takim konsultativ nënkryetarët, por për këtë ende nuk është vendosur asgjë.

Nga Kuvendi nuk kthyen përgjigje nëse pritet të caktohet ndonjë takim i tillë dhe si do të jetë formati i tij. Sa i përket konstituimit të Kuvendit, që nisi më 15 prill, dhe u shpall i mbyllur pas më shumë se pesë muajsh, Presidenca e Kosovës tha në fillim të javës se ekipi ligjor po e analizon këtë proces.

Por, Presidenca nuk iu përgjigj të enjten Radios Evropa e Lirë nëse janë nxjerrë përfundimet mbi procesin dhe nëse e vlerëson të konstituuar Kuvendin. Për këtë çështje, presidentja Osmani i priti në takime ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Osmani tha se, në lidhje me konstituimin e institucioneve të vendit, do të veprojë “në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.

“Në kuadër të diskutimeve, u diskutua edhe procesi i konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me këtë rast, presidentja Osmani riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke siguruar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar”, u tha në njoftimin pas takimit me ambasadorin britanik.

Ambasadori gjerman Rohde tha pas takimit me Osmanin se ai ka shprehur shqetësimin për bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale, “si dhe për diskursin e fundit publik që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë ta rrënojnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”.

Ambasadori britanik Hargreaves tha se me Osmanin ka diskutuar, ndër të tjera, “nevojën urgjente për hapat e radhës në formimin e Kuvendit, në përputhje me kushtetutën e Kosovës”. I gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit është përcjellë me kritika për shkelje ligjore dhe aktgjykime nga Gjykata Kushtetuese.

Një vlerësim i kushtetutshmërisë nga kjo gjykatë pritet edhe për rastin e fundit të dërguar nga Lista Serbe, e cila e konsideroi shkelje kushtetuese votimin ndaras të dy nënkryetarëve nga komuniteti joshumicë. Me këtë rast, Emilija Rexhepi arriti votat e nevojshme për t’u bërë nënkryetare nga radhët e komuniteteve pakicë joserbe, por jo edhe kandidati Sllavko Simiq, nga partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Kuvendi mbeti pa e zgjedhur nënkryetarin serb pasi asnjë nga deputetët serbë nuk arritën të zgjidhen as në votimin me short. Kryetari Basha tha të hënën se, pasi u shterua pika e katërt e rendit të ditës - zgjedhja e nënkryetarëve - ka qenë më e rëndësishme që shteti të mos bllokohej për këtë çështje./REL

albin kurti levizja vetevendosje kosove

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen