LIVE UPDATES
Bota

Hera e dytë/ ​Gjukanoviç takohet me presidentin e ri: Mali i Zi të ecë në rrugën e zhvillimin evropian

Gjukanoviç ka thënë se praktika e tranzicionit demokratik të pushtetit është e mirëseardhur në rritjen e kulturës demokratike në Mal të Zi.

18 Maj 2023, 20:23 Nga I.A
Hera e dytë/ ​Gjukanoviç takohet me presidentin e ri: Mali i Zi
Jakov Millatoviç dhe Millo Gjukanoviç

MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka pritur në takim presidentin e zgjedhur, Jakov Millatoviç për herë të dytë. CDM shkruan se Dy ditë para ceremonisë së betimit, Gjukanoviç i ka uruar pasardhësit të tij mandat të suksesshëm dhe nga pozita e presidentit të kontribuojë në realizimin e interesave kombëtare të vendit.

Gjukanoviç ka thënë se praktika e tranzicionit demokratik të pushtetit është e mirëseardhur në rritjen e kulturës demokratike në Mal të Zi. Po ashtu ai ka theksuar nevojën për vazhdimin e rrugës euro-integruese të Malit të Zi.

 “Ideja e atij dialogu ishte të kontribuojë në tranzicionin demokratik të kësaj pjese të pushteti, të kontribuojë në vazhdimësinë institucionale përmes bisedës nga pozita e Presidentit të Shtetit të Malit të Zi. Mendoj se si praktikë është e mirëseardhur dhe hedh dritë shtesë mbi kapacitetin në rritje të kulturës demokratike në Mal të Zi. Bisedat ishin sigurisht interesante, biseduam për shumë tema, folëm mbi të gjitha për kornizën politike rajonale evropiane dhe globale në të cilën Mali i Zi duhet të përpiqet të realizojë interesat e tij kombëtare në periudhën e ardhshme. Gjithashtu folëm në detaje për shumë aspekte të politikës së brendshme, u pajtuam se ka shumë sfida përpara Malit të Zi dhe se është shumë e rëndësishme që Mali i Zi të konsolidojë sa më shpejt stabilitetin të brendshëm politik, të ripërtërijë angazhimin për reforma, në mënyrë që të jetë në gjendje të përparon drejt qëllimit të saj evropian sa më shpejt që të jetë e mundur. Pozicioni i presidentit në atë politikë është shumë i rëndësishëm dhe me shumë ndikim, besoj se kështu do të jetë edhe në periudhën e ardhshme, besoj se Mali i Zi do të vazhdojë të ecë me sukses në rrugën e zhvillimit evropian”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, presidenti Jakov Millatoviç, ka thënë se tranzicioni demokratik i pushtetit është një shembull i mirë për Malin e Zi.

“Këto bisedat tona janë shembull i mirë i tranzicionit demokratik të pushtetit, në fund qytetarët e Malit të Zi thanë se çfarë mendojnë për politikën e zotit Gjukanoviç dhe për politikën time në zgjedhjet demokratike që përfunduan me dy prill, kështu që na takoi të dyve të tregojmë dhe të japim një shembull të praktikës së mirë demokratike, si duhet në të ardhmen Malin e Zi, si në të ardhmen në Malin e Zi duhet të realizohet kalimi i pushtetit, që në këtë mënyrë ti përcjellim një shembull të mirë edhe Bashkimit Evropian që shoqëria jonë është mjaft e pjekur që në pesë vitet e ardhshme ta zë hapin për anëtarësimi të plotë në Bashkimin Evropian dhe ta rrumbullakoj politikën tonë të jashtme si të tillë. Shfrytëzoj rastin të falënderoj zotin Gjukanoviç për diskutimet konstruktive, ju e dini që jemi konkurrentë dhe kundërshtarë politikë, por në fund të fundit edhe me këto diskutime kemi treguar se mbi të gjitha jemi të përkushtuar për rolin dhe funksionin shtetëror që ka kryer deri më tani z. Gjukanoviç dhe që unë tash e tutje do ta kryej”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Malit të Zi, që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.

“Na presin zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, për të gjithë në Mal të Zi është e rëndësishme që ato zgjedhje të zhvillohen në kuptimin demokratik, që nga kjo Mali i Zi të ketë një qeveri politike reformiste, stabile, e cila do ta kthejë vendin në rrugën evropiane, e cila do të fokusohet gjithashtu në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe që sigurisht do të vazhdojë me reformat ekonomike që filluan diku edhe pas atyre ndryshimeve të mëdha që ndodhën në vitin 2020”, ka shtuar ai.

millo gjukanoviç jakov millatoviç

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen