LIVE UPDATES
Bota

Ish-Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe shanset për të fituar zgjedhjet

Rreth një muaj më parë me kërkesë të kryeministrit Mitsotakis, presidentja e vendit shpërndau parlamentin dhe caktoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 21 maj, vetëm disa muaj përpara përfundimit zyrtarisht të mandatit qeverisë, në muajin korrik.

18 Maj 2023, 18:53 Nga I.A
Ish-Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe shanset për të fituar
Alexis Tsipras

GREQI- Këtë të dielë në Greqi mbahen zgjedhje të përgjithshme parlamentare. Rreth një muaj më parë me kërkesë të kryeministrit Mitsotakis, presidentja e vendit shpërndau parlamentin dhe caktoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 21 maj, vetëm disa muaj përpara përfundimit zyrtarisht të mandatit qeverisë, në muajin korrik. Sfidanti kryesor i zotit Mitsotakis është ish-Kryeministri Alexis Tsipras. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim përpjekjeve të tij për ta sjellë sërish në pushtet, partinë e majtë Syriza.

Kreu i partisë së majtë greke Syriza dhe ish-Kryeministri Alexis Tsipras po kërkon të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen këtë të dielë më 21 maj.

Zoti Tsipras erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 2015, kur ishte vetëm 40 vjeç, duke u bërë një nga kryeministrat më të rinj të Greqisë.

Tashmë ai po synon të rikthet sërish në pushtet, duke akuzuar rivalin e tij, zotin Mitsotakis si përgjegjës për shumë nga problemet me të cilat po përballet Greqia.

Ai nuk arriti të përballonte krizën e lidhur me inflacionin, për të dytin vit me radhë çmimet në supermarkete janë të paarritshme, çmimet e ushqimeve janë rritur me 14%. Ai zgjeroi pabarazinë duke goditur klasën punëtore”.

I shkolluar për inxhinieri ndërtimi, ai u përfshi në politikën e majtë që kur ishte student. Në atë kohë ai ishte anëtar i rinisë komuniste. Zoti Tsipras u bë kryetar i Syrizës në vitin 2008 dhe një vit më vonë u zgjodh deputet i parlamentit grek.

Si kryeministër ai doli kundër masave shtrënguese dhe programit të ndihmës prej 240 miliardë eurosh, të ofruar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilat shkaktuan sipas tij, një krizë humanitare në Greqi.

Pas muajsh debatesh të forta me vendet e tjera të eurozonës, zoti Tsipras u detyrua t’i pranonte kufizimet që garantonin kontroll mbi kapitalin, e më pas organizoi një referendum lidhur me një paketën e shpëtimit financiar, duke u kërkuar grekëve ta refuzonin atë. Grekët e bënë një gjë të tillë, por më pas zoti Tsipras u detyrua të pranonte një tjetër ofertë, me kushte më të ashpra, për të mbajtur Greqinë në zonën e Euros.

Gjatë kohës që ai shërbente si kryeministër, në vitin 2018, Greqia i dha fund një mosmarrëveshjeje të vjetër me Maqedoninë e Veriut mbi çështjen e emrit të kësaj të fundit.

Zoti Tsipras ka kritikuar qeverinë e zotit Mitsotakis mbi mënyrën e trajtimit të inflacionit dhe ka deklaruar se partia e tij Syriza, do të rrisë pagat dhe pensionet, si dhe do të mbrojë punëtorët.

Populli grek me votën e tij mund t'i japë fund këtij mandati katërvjeçar të mashtrimit, indiferencës, arrogancës që ka dëmtuar njerëzit e zakonshëm”.

Ai ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet, në 50 ditët e para në pushtet do të rrisë pagën minimale mujore në 880 euro, duke filluar nga 1 korriku i vitit 2023, si dhe të rivendosë marrëveshjet kolektive te punës.

Po kështu partia e tij ka premtuar të ulë orët e punës në javë, nga 40 që pështë tani, në 35, si dhe të rrisë menjëherë pagat e sektorit publik me 10%.

Në janar të këtij viti zoti Tsipras paraqiti një mocion mosbesimi në parlament kundër qeverisë konservatore të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, lidhur me një skandal përgjimi.

"Për gjashtë muajt e fundit shoqëria greke ka jetuar në mes të një skandali të pashembullt”, tha zoti Tsipras, ndërsa paraqiste mocionin e mosbesimit, të cilit kryeministri Mitsotakis arriti t’i mbijetojë.

Marrë nga VOA

kyriakos mitsotakis alexis tsipras

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës