LIVE UPDATES
Bota

Hetime në mbarë Gjermaninë: Në fokus organizatat Islamiste për veprime kundër rendit kushtetues

Senatori i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote (SPD) tha se bastisjet mbarëkombëtare, me fokus në Hamburg, ishin një goditje e fortë për IZH.

16 Nëntor 2023, 19:40 Nga r.ll
Hetime në mbarë Gjermaninë: Në fokus organizatat Islamiste
foto ilustruese

GJERMANI- Që nga mëngjesi i së enjtes, 16.11.2023, në Gjermani u  kontrolluan një sërë ndërtesash të disa oganizatave islamike. Hetimi ishte fokusuar sidomos kundër shoqatës Islamische Zentrum Hamburg (Qendra islame e Hamburgut, IZH) , e cila sipas autoriteve gjermane, supozohet të veprojë kundër rendit kushtetues dhe idesë së mirëkuptimit ndërmjet kombeve, siç njoftoi ministria e Brendshme e Gjermanisë, të enjten në Berlin.

Senatori i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote (SPD) tha se bastisjet mbarëkombëtare, me fokus në Hamburg, ishin një goditje e fortë për IZH. Ai supozon se hapi tjetër logjik është procedura për ndalimin e organizatës. Sipas Ministrisë Federale të Brendshme, u kontrolluan gjithsej 54 prona  në shtatë lande federale dhe u konfiskuan para dhe mjete të teknologjisë informative. 

Faeser: Nuk tolerojmë propagandë antisemite dhe antiizraelite

Ministrja gjermane e punëve të Brendshme, Nancy Faeser, tha të enjten në Berlin, gjatë një prononcimi për media: "Ua kemi vënë syrin qarqeve islamiste. Sidomos tani në një kohë kur shumë hebrenj e ndiejnë veten të kërcënuar, nuk do të tolerojmë propagandë islamiste e as nxitje për urrejtje antisemite dhe antiizraelite". 

Përveç IZH, në fokus të kontrolleve ishin edhe pesë shoqata të tjera që supozohet të jenë degë të kësaj organizate, u bë e ditur më tej nga ministria. Kontrollet janë kryer në Hamburg, Saksoni të Poshtme (Niedersachsen), Hessen, Baden-Württemberg, Bavari, Berlin dhe Renania Veriore -Vestfali (NRW).

Aktivitetet e Qendrës Islame, e cila është përgjegjëse për Xhaminë Imam Ali në Hamburg, kanë për qëllim përhapjen e ideve të liderëve më të lartë të revolucionit iranian. Autoriteti Federal i Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës supozon se IZH ushtron ndikim të madh deri në të plotë në disa xhami dhe klube. 

Kiesewetter: Duhet të edukojmë brezin e ri 

Politikani i opozitës kristdemokrate, Roderich Kiesewetter, tha në një intetrvistë me DW news, se ky hap duhej bërë prej kohësh: "Qendra Islamike e Hamburgut nuk mbështet vetëm Iranin, por edhe spiunazhin, devijimin e sanksioneve dhe shumë të tjera", argumentoi ai.  Kiesewetter u shpreh veç kësaj , se qeveria duhet të investojë më shumë në arsim dhe shkolla, për të shpjeguar edhe për ata që nuk janë lindur në Gjermani ose që kanë prejardhje jo nga Gjermania, historinë e Gjermanisë në vitet 30, zhdukjen e hebrenjve dhe se çfarë gabimesh ka bërë në atë kohë Gjermania. Kiesewetter tha se duhet të kërkojmë prej strukturave islame në Gjermani që të kërkojmë të pajtohen me rendin tonë kushtetues dhe të mos jenë një shtet në shtet.

"Pres më shumë shpjegim dhe orientim për popullatës tonë që të jenë të vetëdijshëm që të mos pranojnë intolerancën dhe antisemitizmin nga çdo drejtim, por sidomos nga bashkësia islame. Sepse ne kemi nevojë për pajtim, për një shoqëri të fortë kohezive dhe jo një shoqëri që tregon gishtin kundër hebrenjve."

Politikani liberal: Gjermania është treguar naive me islamistët

Marcus Faber, nga partia liberale i tha DW news se Gjermania është treguar naive me islamizmin në të kaluarën. Qeveria federale ka ndaluar aty këtu ndonjë shoqatë, prandaj bastisje të tilla janë një mjet tjetër i rëndësishëm për të arritur që organizata terroriste të tilla, siç është Hamas ose Hizbollah, të mos kenë gjurmë në Gjermani", tha ai.  

Bordi i Këshillit Qendror të Myslimanëve të Gjermani (Zentralrat der Muslime Deutschland) reagoi ndaj bastistjeve duke e pezulluar anëtarësinë e IZH-së, ashtu siç e  parashikon statuti.  Në një deklaratë të tij ndër të tjera thuhet: “Vlen prezumimi i pafajësisë dhe ne kemi besim të plotë në shtetin tonë kushtetues. Gjithsesi, është në interes të të gjithë të prekurve që të ndërmarrim këtë hap deri në zbardhjen e çështjes. Bordi prej kohësh po zhvillon diskutime intensive me IZH-në lidhur me akuzat e bëra ndaj saj me qëllim ruajtjen e xhamisë mbi 60-vjeçare dhe traditës së gjatë të jetës shiite në Gjermani".

Një javë më parë Gjermania ndaloi veprimtarinë e organizatës militante islamiste Hamas edhe të rrjetit palestinez, Samidoun. "Antisemitizmi nuk ka vend në Gjermani, ne do ta luftojmë atë me të gjithë fuqinë", tha ministrja Faeser duke shpjeguar vendimin dhe parlajmëroi se po punohet për ndalime të tjera./DW

hetim ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj