LIVE UPDATES
Bota

Finlanda do të mbyllë katër pika kufitare me Rusinë për të ndaluar azilkërkuesit

Katër pikat kufitare që do të mbyllen janë në pjesën juglindore të Finlandës dhe janë ndër pikat më të ngarkuara për qarkullim mes dy palëve.

16 Nëntor 2023, 18:15 Nga r.ll
Finlanda do të mbyllë katër pika kufitare me Rusinë për
foto ilustruese

FINLANDË- Më 18 nëntor, Finlanda do t’i mbyllë katër prej nëntë pikave kufitare me Rusinë, për të ndalur valën e azilkërkuesve, ka thënë kryeministri finlandez, Petteri Orpo.

Presidenti i Finlandës tha më 15 nëntor se rritja e numrit të azilkërkuesve duket se është hakmarrje ruse për bashkëpunimin e Finlandës me Shtetet e Bashkuara, në fushën e mbrojtjes.

Finlanda, shtet i Bashkimit Evropian, i cili është anëtarësuar në NATO këtë vit, pas shumë vjetëve neutralitet, e ka zemëruar Rusinë, me të cilën e ndan një kufi prej 1.340 kilometrash.

Kjo pjesë kufitare e Finlandës me Rusinë shërben edhe si kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian.

Katër pikat kufitare që do të mbyllen janë në pjesën juglindore të Finlandës dhe janë ndër pikat më të ngarkuara për qarkullim mes dy palëve.

“Qeveria ka vendosur sot që Finlanda do t’i mbyllë disa pika kufitare lindore. Pikat kufitare lindore do të mbyllen në natën mes të premtes dhe së shtunës”, ka thënë Orpo në një konferencë për media. Këtë javë, dhjetëra azilkërkues prej Irakut, Jemenit, Somalisë dhe Sirisë, kanë arritur brenda një dite në Finlandë, përmes Rusisë.

Numri i akumuluar i të ardhurve që nga shtatori tani është 280 azilkërkues, tha të enjten Autoriteti i Rojës Kufitare.

Azilkërkuesit që mbërrijnë përmes Rusisë nga 17 nëntori e tutje do të lejohen të dorëzojnë kërkesat e tyre vetëm në dy pika kufitare veriore, tha qeveria finlandeze.

Rreth 3.000 njerëz përdorin pikat kufitare juglindore të Finlandës në baza ditore.

Orpo tha se ai e kuptonte se mbylljet e pikave kufitare do ta bëjnë jetën e përditshme më të vështirë për njerëzit që lejohen të udhëtojnë midis Finlandës dhe Rusisë./REL

finlande rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet