LIVE UPDATES
Bota

VOA: Takimi Biden-Xi përparim në komunikimin ushtarak, inteligjencën artificiale dhe fentanilin

Në Kaliforni u mbajt një takim historik Lindje - Perëndim, pas 12 muajsh tensionesh dhe diplomacie intensive midis Pekinit dhe Uashingtonit.

16 Nëntor 2023, 17:31 Nga I.A
VOA: Takimi Biden-Xi përparim në komunikimin ushtarak,
Xi Jinping dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden u takua me Presidentin kinez Xi Jinping të mërkurën në periferi të San Franciskos, në prag të konferencës vjetore të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC). Zoti Biden tha se ende e sheh udhëheqësin kinez si një “diktator”, por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, të dy ranë dakord të rivendosin komunikimet ushtarake, të punojnë për të vlerësuar kërcënimet e mundshme nga inteligjenca artificiale dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të frenuar prodhimin e paligjshëm të fentanilit.

Në Kaliforni u mbajt një takim historik Lindje - Perëndim, pas 12 muajsh tensionesh dhe diplomacie intensive midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Shtëpia e Bardhë zgjodhi këtë vend në periferi të San Franciskos për këtë takim simbolik, duke trajtuar një sërë çështjesh kyçe, përfshirë Tajvanin, ishullin vetëqeverisës, që Kina e pretendon si territor të sajin, rifillimin e komunikimeve ushtarake, mosmarrëveshjet e vështira tregtare, prodhimin e përbërësve të fentanilit në Kinë dhe çështjet e të drejtave të njeriut.

Presidenti Biden tha se foli hapur për këto tema.

Presidenti kinez tha se dy vendet, duan apo s’duan, janë të lidhura me njera tjetrën.

“Dy vende të mëdha si Kina dhe Shtetet e Bashkuara, nuk mund t’i kthejnë shpinën njëra-tjetres. Është joreale të presësh që njëra palë të ndryshojë tjetrën. Konflikti ka pasoja të mëdha për të dyja palët”, tha Presidenti kinez Xi.

Pyetja kryesore pas takimit ishte nëse presidentët e dy vendeve më të fuqishme të botës arritën të tejkalonin të çarat në marrëdhëniet mes tyre?

Presidenti Biden foli për shtypin më pas. Presidenti Xi, siç e ka zakon, nuk e bëri këtë.

“I mirëpres hapat pozitivë që kemi ndërmarrë sot. Është e rëndësishme që bota të shohë se ne po përdorim qasjen më të mirë në traditën e diplomacisë amerikane. Ne po flasim me konkurrentët tanë, po flasim hapur me njëri-tjetrin, që të shmangim keqkuptimet, një element kyç ky për ruajtjen e stabilitetit global dhe për t’i shërbyer popullit amerikan”, tha Presidenti Joe Biden.

Presidenti Biden megjithatë e përsëriti përgjigjen e dhënë më parë, që ka të ngjarë të shqetësojë Pekinin, se ai beson se Presidenti Xi është një diktator.

“Shikoni ashtu është, ai është diktator ...”, tha Presidenti Biden.

Shumë nga ata që e ndoqën takimin thanë se nuk prisnin rezultate të mëdha, por ishin të kënaqur që të dy po bisedonin.

“Takimi midis presidentëve Biden dhe Xi për mua është kritik, sepse duhet të japë një mesazh të qartë, se ne jemi në gjendje të punojmë së bashku dhe t'i besojmë njëri-tjetrit për të zgjidhur problemet serioze si mjedisi, çështjet në Ukrainë, ose Gazë. Ka shumë çështje me rëndësi në botë për të cilat duhet të përpiqemi të punojmë së bashku”, tha Anwar Ibrahim, kryeministër i Malajzisë.

Analistët thonë se suksesi i takimit të APEC-ut që pritet të mbahet këtë javë në San Francisko, varet nga bashkëpunimi i dy ekonomive më të mëdha në botë.

“Unë mendoj se është një takim i rëndësishëm me qëllimin kryesor për të stabilizuar marrëdhëniet, ndërsa i afrohemi vitit 2024. Takimi ka rëndësi për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për rajonin e vendeve anëtare të APEC-ut. Vendet atje duan që SHBA dhe Kina të kenë marrëdhënie të qëndrueshme, veçanërisht në pritje të zgjedhjeve që do mbahen në Tajvan në janar dhe zgjedhjeve në SHBA në nëntor”, thotë Michael Froman, president i organizatës Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

Presidenti Biden tha se ai dhe Presidenti Xi do të vazhdojnë të komunikojnë dhe bashkëpunojnë. Bota, tha ai, e pret këtë.

Marrë nga VOA

joe biden xi jinping

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë