All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Parlamenti turk shtyu vendimin rreth anëtarësimit të Suedisë në NATO

Nuk dihej menjëherë se kur komisioni do të rifillonte diskutimet mbi protokollin e pranimit të Suedisë apo kur do të arrinte në asamblenë e përgjithshme të Parlamentit për fazën e fundit të procesit legjislativ.

16 Nëntor 2023, 18:27 Nga I.A
Parlamenti turk shtyu vendimin rreth anëtarësimit të Suedisë
Parlamenti turk
All - Paragraf - 1

TURQI- Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk hapi debatin mbi aplikimin e Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO, por shtyu procedurat për një datë të mëvonshme pa marrë ndonjë vendim. Nuk dihej menjëherë se kur komisioni do të rifillonte diskutimet mbi protokollin e pranimit të Suedisë apo kur do të arrinte në asamblenë e përgjithshme të Parlamentit për fazën e fundit të procesit legjislativ.

Takimi u ndërpre pasi ligjvënësit nga partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan paraqitën një mocion për shtyrje me arsyetimin se disa çështje kishin nevojë për sqarime dhe se negociatat me Suedinë nuk ishin "pjekur" sa duhet.

Kryetari i komitetit Fuat Oktay u tha gazetarëve se ambasadori suedez mund të ftohet në seancën e ardhshme për të dhënë informacione të mëtejshme mbi hapat që ka ndërmarrë vendi i tij për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë.

Turqia ka ngecur në ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke e akuzuar atë se është shumë e butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e saj, duke përfshirë militantët kurdë dhe anëtarët e një rrjeti që Ankaraja fajëson për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.

Turqia është zemëruar gjithashtu nga një seri demonstratash nga mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit [PKK], në Suedi, si dhe nga protestat e djegies së Kuranit që tronditën vendet myslimane.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hoqi kundërshtimin e tij ndaj aplikimit të Suedisë gjatë një samiti të NATO-s në korrik dhe dërgoi protokollin e pranimit në Parlament për ratifikim muajin e kaluar.

Ndryshimi i qëndrimit të Turqisë erdhi pasi Stokholmi premtoi bashkëpunim më të thellë me Turqinë në luftën kundër terrorizmit dhe për të mbështetur ambicien e Turqisë për të ringjallur kërkesën e saj për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Suedia dhe Finlanda braktisën pozicionet e tyre tradicionale të mosangazhimit ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së NATO-s, pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Finlanda iu bashkua aleancës në prill, duke u bërë anëtari i 31-të i NATO-s, pasi Parlamenti i Turqisë ratifikoi aplikimin e vendit nordik.

Marrëveshja e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë ka qenë gjithashtu e lidhur me përpjekjet e Ankarasë për të blerë avionë të rinj luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara dhe për të përmirësuar flotën e saj ekzistuese luftarake. Megjithatë, si zyrtarët amerikanë ashtu edhe ata turq kanë këmbëngulur se çdo marrëveshje e tillë nuk do të lidhet me anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Marrë nga REL

nato anetaresimi i suedise dhe finlandes ne n

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen