10 Tetor 2023, 08:27
Nga f.i
Joe Biden
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është intervistuar si pjesë e hetimit ndaj tij për mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara pasi ishte larguar nga posti i zëvendëspresidentit në vitin 2017, njoftoi Shtëpia e Bardhë të hënën vonë. Presidenti demokrat u intervistua vullnetarisht dhe intervista zgjati mbi dy ditë, duke përfunduar të hënën, tha Ian Sams, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Biden u intervistua nga prokurori special, Robert Hur.
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, e emëroi Hurin në janar si prokuror special për ta hetuar ruajtjen e papërshtatshme të dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e Bidenit në Delavere, si dhe në një zyre në Uashington e cila ishte themeluar për Bidenin pas kohës së kaluar si zëvendëspresident nga viti 2009 deri më 2017.
Prokurorë të tillë specialë që emërohen për t’i trajtuar rastet e ndjeshme – në të cilat zakonisht përfshihen figurat politike apo dyshimet për shkelje të rënda nga Qeveria – kanë më shumë pavarësi se hetuesit federalë për të vendosur se a të ngrehin aktakuzë apo jo.
Intervistimi i Bidenit nga Huri lë të kuptohet se hetimi, i cili ka shkuar qetësisht, mund të ketë arritur në fazën përfundimtare. Biden ka thënë se ishte habitur nga gjetja e dokumenteve të klasifikuara dhe se pret që zbulimi i tyre do të cilësohet si i parëndësishëm. Ekipi i tij ka thënë se ka bashkëpunuar me hetuesit.
“Siç kemi thënë nga fillimi, presidenti dhe Shtëpia e Bardhë po bashkëpunojnë me hetuesit, dhe siç është dashur, ne kemi ofruar të dhëna relevante publikisht, duke qenë sa më transparent në përputhje me mbrojtjen dhe ruajtjen e integritetit të hetimit”, tha Sams.
Ndërkohë, për mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara është duke u hetuar edhe rivali i mundshëm i Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ish-presidenti republikan Donald Trump. Ndaj Trumpit është ngritur aktakuzë penale në këtë rast, e cila është vetëm njëra nga katër aktakuzat penale ndaj tij. Trump, i cili i ka mohuar akuzat, do të dalë para gjyqit në maj në rastin e dokumenteve federale./REL
joe biden
Bota
10 Tetor 2023, 08:23
A.B
Donald dhe Eric Trump
SHBA- Një konflikti i radhës global mund të shpërthejë në Tajvan, tha Eric Trump, djali i ish...
Bota
10 Tetor 2023, 08:17
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Marsin e vitit të kaluar, një delegacion palestinez shkoi në Moskë për bisedime me zyrtarët rus&...
Bota
10 Tetor 2023, 08:06
r.ll
Clarissa Ward
IZRAEL- Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit të shtunën në mëngjes, luftime të ashpra po kryhen pranë kufir...
Bota
10 Tetor 2023, 07:55
A.B
John Kirby
SHBA- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby nuk ka mundur ta fshehë trishtimin për viktim...
Bota
10 Tetor 2023, 07:36
f.i
foto ilustruese
PALESTINË- Teksa tensioni rritet dhe sulmet vijojnë mes Izraelit dhe Hamasit, po bëhen përpjekje që pres...
Bota
9 Tetor 2023, 22:51
r.ll
Albin Kurti
BRITANI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste n&e...
Bota
9 Tetor 2023, 22:47
I.A
Galit Peleg
TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg vlerësoi mbështetjen e deritanishme të qeverisë shqipt...
Bota
9 Tetor 2023, 22:32
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka anuluar njoftimin e komisionerit Oliver Varehlyi mbi vendimin për të pezulluar menjëherë ...
Bota
9 Tetor 2023, 22:04
r.ll
Oleksandr Merezhko
STRASBURG- Deputeti ukrainas në Këshillin e Evropës, Oleksandr Merezhko, ka folur për sulmin nga grupi terrorist ser...
Bota
9 Tetor 2023, 21:08
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Një luftë e re mes Izraelit dhe Hamasit ka ngjallur reagime në gjithë botën dhe nuk kishin si të mung...