LIVE UPDATES
Bota

Hodhi foshnjen e saj në digë, flet 29-vjeçarja greke: Nuk e di çfarë ka ndodhur

Gruaja dyshohet se shkoi në digën e Aliakmonas dhe e braktisi fëmijën në ujërat e akullta. Menjëherë më pas është nisur për në Aleksandri dhe ka qëndruar në një hotel, ku ka kaluar natën e ndërrimit të viteve.

2 Janar 2023, 21:21 Nga k.m.
Hodhi foshnjen e saj në digë, flet 29-vjeçarja greke: Nuk e di
29-vjeçarja

GREQI- Komuniteti i Verisë ka “ngrirë” nga lajmi se një nënë 29-vjeçare hodhi në digën e Aliakmonasit foshnjën e saj, një vajzë të vogël vetëm 11 muajshe. Sipas informacioneve të mediave vendase, në natën e ndërrimit të viteve, 29-vjeçarja është larguar nga fshati Stavros Imathia, ku jetonte me prindërit e saj, me vogëlushen. Gruaja dyshohet se shkoi në digën e Aliakmonas dhe e braktisi fëmijën në ujërat e akullta. Menjëherë më pas është nisur për në Aleksandri dhe ka qëndruar në një hotel, ku ka kaluar natën e ndërrimit të viteve.

Të nesërmen, ditën e Vitit të Ri, ajo u kthye në shtëpi pa fëmijën. E pyetur nga prindërit për vendndodhjen e fëmijës, ajo nuk ka dhënë përgjigje të qarta. Menjëherë është njoftuar Policia dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Gruaja fillimisht kundërshtoi veten, duke pretenduar se e kishte lënë në një vend tjetër foshnjën, por pas presionit të Policisë, ajo ka rrëfyer se e ka hedhur në Aliakmonas. Më në fund, foshnja u lokalizua nga efektivët dhe Policia arrestoi nënën, e cila mësohet se vuante nga probleme psikologjike pasi ishte shtruar në klinikat psikiatrike në të kaluarën.

Çfarë thotë kryetari i bashkisë?

Sipas asaj që raportoi për Newsbomb.gr, kryetari i bashkësisë lokale të fshatit, Yannis Keisidis tha se askush nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte.

“E njoh shumë mirë E. Ne ishim fqinjë. Ajo ishte një nënë e përsosur. Ne e dinim që ajo po përballej me probleme psikologjike , por me ndihmën e nënës dhe gjyshit, pasi i kishte vdekur babai, ajo po e rritte mirë foshnjën”, tha Keisidis.

Rrëfimi i nënës në polici

“Askush nuk e do fëmijën tim, as prindërit e mi nuk e donin atë,”- dyshohet se kanë qenë fjalët e para të 29-vjeçares, sipas informacioneve të Newsbomb. Në fillim ajo tha gjëra që nuk kishin kuptim dhe tha se e kishte lënë në një shtëpi të braktisur në Veri, por më pas u tha oficerëve se doli për shëtitje me foshnjën në lumë, duke treguar dhe vendin.

Babai i foshnjës ka folur për Newsbomb.gr se si mësoi vdekjen e fëmijës së tij dhe çfarë marrëdhëniesh kishte me nënën.

“E mora vesh dje nga Policia,”- tha ai dhe përmendi se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim me familjen e 29-vjeçares. Sipas tij, ai po përpiqej të mbante lidhje me fëmijën. Ai kishte shkuar me 29-vjeçaren te pediatri më 2 dhjetor, ndërsa e kishte parë edhe në prag të Krishtlindjes kur kishte vizituar shtëpinë e të resë. Atë ditë, sipas tij, foshnja po luante në kuzhinë.

Sa i përket varrimit të foshnjës, ai tha se ende nuk e dinë se kur do të bëhet.

29-vjeçarja u largua nga shtëpia e saj në natën e Vitit të Ri, duke u thënë prindërve të saj: Unë do të bëj një festë për ngrohjen e shtëpisë. Kur ajo u kthye në mëngjesin e Vitit të Ri, prindërit e saj e kuptuan se ajo nuk e kishte fëmijën me vete dhe menjëherë u shqetësuan dhe njoftuan Policinë. Ndërsa në shtëpi është kthyer në shtëpi me taksi. Taksisti që e mori raportoi se ajo ishte në një gjendje të qetë shpirtërore dhe nuk dyshonte për ndonjë gjë të pazakontë.

Sipas informacioneve, nëna vuan nga probleme të rënda psikologjike dhe ishte shtruar shumë herë (rreth 10) në të kaluarën në një klinikë psikiatrike. Të njëjtat burime bëjnë me dije se asaj i ishin dhënë mjekime, të cilat së fundi i kishte ndërprerë.

foshnja e pajete ne greqi greqi

Sondazh

Poll
Bota 2 Janar 2023, 20:17 k.m.

40 dronë rusë godasin Kievin

Foto ilustruese Rusia goditi me një sërë dronësh Ukrainën, në një tjetër natë sulmesh, thanë zyrtarë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet