LIVE UPDATES
Bota

40 dronë rusë godasin Kievin

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha të hënën se 40 dronë u drejtuan drejt Kievit gjatë natës. Sipas trupave të mbrojtjes ajrore, të gjithë dronët u shkatërruan. Klitschko tha se 22 dronë u shkatërruan mbi Kiev, tre në rajonet afër Kievit dhe 15 në provincat fqinje.

2 Janar 2023, 20:17 Nga k.m.
40 dronë rusë godasin Kievin
Foto ilustruese

Rusia goditi me një sërë dronësh Ukrainën, në një tjetër natë sulmesh, thanë zyrtarët të hënën, ndërsa Kremlini ka dhënë sinjale se nuk heq dorë nga strategjia e saj për të sulmuar me bomba infrastrukturën civile. Goditjet me dronë janë në vazhdën e sulmeve të ngjashme ruse në fund të vitit që u mbyll dhe fillimit të vitit të ri, përfshirë një sulm që shkaktoi vdekjen e 3 civilëve natën e ndërrimit të viteve.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha të hënën se 40 dronë u drejtuan drejt Kievit gjatë natës. Sipas trupave të mbrojtjes ajrore, të gjithë dronët u shkatërruan. Klitschko tha se 22 dronë u shkatërruan mbi Kiev, tre në rajonet afër Kievit dhe 15 në provincat fqinje.

Sipas kryebashkiakut, disa objekte të instrastrukturës energjetike u dëmtuan si pasojë e sulmit. Një 19 vjeçar mbeti i plagosur dhe u shtrua në spital, tha Klitschko, ndërkohë që pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike në Kiev.

Që prej muajit tetor, Rusia ka kryer sulme ajrore mbi infrastrukrurën e energjisë dhe të ujit të Ukrainës, thuajse çdo javë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Rusinë për “terrorizëm energjetik” pasi sulmet ajrore me bomba kanë lënë shumë njerëz pa ngrohje në tempertatura tejet të ulta. Zyrtarët e Ukrainës thonë se Moska po përdor të ftohtin si armë për të demoralizuar rezistencën ukrainase.

Ukraina po përdor armë të sofistikuara të dërguara nga Perëndimi për të rrëzuar raketat dhe dronët të Rusisë, si dhe për të dërguar zjarr artilerie në zonat e kontrolluara nga Rusia. Sulmi i Moskës ndaj Rusisë, që nisi në 24 shkurt, ka shkuar keq, duke rritur trysninë ndaj presidentit Vladimir Putin teksa trupat e tij përpiqen të ruajnë pozicionet dhe të përparojnë. Gjatë fjalimit drejtuar kombit për vitin e ri, Putin tha se 2022 ishtë viti i vendimeve të vështira, por të domosdoshme.

Putin këmbëngul se ai nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të dërgonte trupa në Ukrainë sepse po kërcënohej siguria e Rusisë, një deklaratë që është dënuar nga Perëndimi, që thotë se Moska ka përgjegjësi të plotë për sulmin.

Rusia aktualisht është në periudhë festash publike deri më 8 janar. Dronët, raketat dhe predhat e artilerisë të lëshuara nga forcat ruse goditën zona anembanë Ukrainës. Pesë persona u plagosën në sulmet me bombë mëngjesin e së hënës në një zone të kontrolluar nga Ukraina në rajonin jugor të Khersonit, tha përmes platformës Telegram, guvernatori Jaroslav Janusheviç.

Zyrtari tha se forcat ruse sulmuan qytetin Beryslav, duke qëlluar ndaj një tregu lokal, me gjasë nga një tank. “Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe po evakuohen në Kherson”, tha Janusheviç.

Shtatë dronë u qëlluan mbi rajonin jugor të Mykolaivit, sipas guvernatorit Vitali Kim dhe tre të tjerë u qëlluan në rajonin juglindor të Dnipropetrovskut, tha guvernatori Valentyn Reznichenko. Sipas tij, objektiv ishte infrastruktura energjitike.

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës njoftoi të hënën se gjatë natës u lëshuan 39 drone Shahed të prodhuara nga Irani, dy dronë Orlan të prodhuar nga Rusia si dhe një raketë X-59.

"Ne po qëndrojmë të fortë," shkroi në Twitter ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Një sulm i fuqishëm gjatë Vitit të Ri la të vrarë të paktën katër civilë dhe plagosi dhjetra të tjerë anembanë vendit, njoftuan autoritetet ukrainase.

“Viktima e katërt, një banor 46 vjeçar i Kievit, vdiq në një spital të hënën në mëngjes”, tha Klitschko.

Në Rusi, një dron ukrainas goditi një njësi energjitike në rajonin Bryansk që kufizohet me Ukrainën, raportoi të hënën në mëngjes guvernatori rajonal i Bryanskut, Alexander Bogomaz. “Për pasojë, një fshat mbeti pa energji elektrike”, tha ai./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen