LIVE UPDATES
Bota

Hovenier: Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës nuk janë presion

Sipas tij, kërkesat e SHBA-së dhe partnerëve të tjerë janë legjitime, duke marrë parasysh mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë shtetit të Kosovës/

16 Gusht 2023, 17:13 Nga I.A
Hovenier: Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës nuk janë presion
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me gazetarët të mërkurën në Prishtinë tha se kërkesat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë për Qeverinë e Kosovës nuk kanë të bëjnë aspak me presion.

Ai tha se vendi, megjithatë, nuk do të mund t’i vazhdojë proceset integruese pa bërë përparim në dialogun me Serbinë.

“Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së; Kosova nuk do të jetë në gjendje të tejkalojë Partneritetin për Paqe për t'u bërë anëtare e NATO-s - dy synimet themelore që SHBA-ja pret që ajo t’i realizojë - pa bërë përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, deklaroi Hovenier.

Sipas tij, kërkesat nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë janë legjitime, duke marrë parasysh mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë shtetit të Kosovës.

Ambasadori tha se një nga synimet më të mëdha strategjike është “ta shohim Kosovën që ka zënë vendin e saj, duke mbështetur Kosovën të zërë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike”.

“Si ambasador i Amerikës në Kosovë, jam shumë rehat me atë që po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë, atë që po kërkojmë nga populli i Kosovës. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim dhe shpresoj se është shumë e qartë: SHBA-ja ka një përkushtim të fortë afatgjatë ndaj popullit të Kosovës”, tha ambasadori Hovenier.

“Prandaj, kërkojmë nga Kosova që tash për tash të zbatojë marrëveshjen e Ohrit. Të lëvizë shpejt, qëllimisht, për të çuar përpara negociatat për të krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe”, shtoi ai.

Hovenier iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt në Bruksel dhe në mars në Ohër u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti kërkon nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Në mesin e kërkesave të BE-së, por edhe SHBA-së, është që Kosova të mbajë zgjedhje të reja në komunat veriore.

Hovenier tha se mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe është një nga pikat që është identifikuar nga BE-ja si diçka që mund të shtensionojë situatën në këtë pjesë të vendit, dhe se SHBA-ja pajtohet me këtë kërkesë.

“Jemi të shqetësuar sa i përket situatës në veri të Kosovës dhe i kemi kërkuar Qeverisë të marrë masa. I kemi kërkuar edhe Qeverisë së Serbisë të marrë masa për të arritur shtensionim në veri të Kosovës. Ne duam të shmangim trazira, kërcënime të dhunës, dhe gjëra të tjera të cilat pengojnë aftësinë tonë për të punuar me palët për t’u fokusuar në objektivat strategjike, që është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, nga të dyja palët”, tha ai.

Hovenier tha se Kosova është zotuar se do të përmbushë pikat e rëna dakord mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe emisarit evropian Miroslav Lajçak, në Bratisllavë për shtensionimin e situatës në veri, dhe se SHBA-ja e mirëpret dhe e sheh këtë si hap pozitiv drejt shtensionimit.

“Pyetja se si do të mbahen zgjedhjet në veri është pyetje e brendshme për Kosovën. Se a bëhet kjo bëhet përmes dorëheqjes së kryetarëve të komunave, ose nëse bëhet përmes një procesi ku votuesit votojnë për t’i larguar kryetarët aktualë [peticioni]...ne jemi të interesuar vetëm të shohim procesin qe po ecën para”, theksoi ambasadori amerikan.

Hovenier tha se SHBA-ja pret që serbët që jetojnë në veri, kësaj radhe, të marrin pjesë në zgjedhje.

Duke folur për kryetarët aktualë të komunave në veri - të cilët tha se SHBA i njeh si të ligjshëm pa marrë parasysh mënyrën se si është zhvilluar situata më pas - ai tha se mendon se asnjë kryetar i zgjedhur me më pak se 4 për qind të votave “mund të ndihet se ka mandat gjithëpërfshirës”.

Në Bratisllavë, më 10 korrik, Kosova dhe BE-ja u pajtuan për hapa drejt shtensionimit të tensioneve në veri, ku janë përfshirë edhe tërheqja e policisë dhe mbajtja e zgjedhjeve.

Ambasadori amerikan në Prishtinë foli edhe për raportet SHBA-Kosovë.

“Nuk mendoj që dikush befasohet kur them se kemi pasur ndasi me Qeverinë Kurti në disa çështje specifike”, tha Hovenier.

Ai përmendi kritikat e SHBA-së ndaj vendimit të Qeverisë për të përdorur policinë për përcjelljen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale në veri.

“Kështu që do të thosha së është një situatë e përzier...Në disa çështje gëzojmë bashkëpunim shumë të ngushtë me Qeverinë Kurti, dhe po bëjmë gjëra së bashku që shkojnë shumë mirë”, tha Hovenier.

Në disa pika tjera, tha ai, ka pasur dallime të mëdha.

“Unë e respektoj të drejtën e kryeministrit [të Kosovës, Albin Kurti] për t’i marrë vendimet e tij dhe të përcaktojë çfarë ai beson se është më e mira për shtetin e tij. Ai është kryeministri i zgjedhur në mënyrë demokratike, i një shteti demokratik”.

Por, sipas tij, SHBA-ja jep këshilla dhe sugjerime që të shmangen tensionet dhe problemet që pengojnë punën që “duam ta shohim së bashku për qëllimin strategjik, që është implementimi i plotë nga të dyja palët i Marrëveshjes së Ohrit”.

“Ndonjëherë ka pasoja për të [Kurtin], kur nuk është niveli i koordinimit apo bashkëpunimit, apo kur këshilla jonë nga perspektiva jonë nuk merret parasysh apo nuk veprohet mbi të”, tha ambasadori.

Pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, Qeveria në Prishtinë më 14 qershor vendosi ndalesë ndaj importit të mallrave serbe.

Hovenier përsëriti qëndrimin se Uashingtoni mbështet nisma që lehtësojnë lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

“Pasi Kosova dhe Serbia aspirojnë integrimin evropian, të dyja shtetet duhet të ndërmarrin veprime për të promovuar më shumë lëvizjen e mallrave përmes kufijve të tyre dhe jo të ndërrim hapa që pengojnë lëvizjen”, tha ai.

Hovenier tha se SHBA-ja e trajton si çështje serioze ndalesën, e cila se duket që po pret edhe importet me ilaçe dhe furnizimeve të tjera shëndetësore nga Serbia në Kosovë. Ai shtoi se “si e kuptojmë ne se ilaçet dhe funirzimet e tjera shëndetësore janë importuar nga Serbia në Kosovë sikurse para 14 qershorit”.


I pyetur për një deklaratë të ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, se Prishtina do të anulonte vendimin për mallrat nëse Bashkimi Evropian do të hiqte masat ndëshkuese ndaj Kosovës, Hovenier tha:

“SHBA-ja vazhdon ta inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime që promovojë lëvizjen e lirë të mallrave, pa referencë nëse BE-ja ndërmerr hapa ose jo. Unë do të këshilloj që të mos lidhen veprimet e Qeverisë së Kosovës për këtë çështje me pritjet se çfarë BE-ja çfarë do të bëjë ose jo me ato që i cilëson si masa të përkohshme dhe të kthyeshme”.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se cili është qëndrimi i Ambasadës amerikane sa i përket tërheqjes së licencës së operatorit serb, MTS, për të transmetuar në Kosovë, Hovenier tha se kjo është një çështje “shumë e ndjeshme”.

“Në rastin e cilitdo biznes, licenca e të cilit mund të tërhiqet, ne inkurajojmë cilëndo qeveri që të marrë veprime të tilla me kujdes. Nuk po them se është ky rasti, por është një gjë e madhe kur ia heq licencën një biznesi.

MTS është kompani e themeluar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për telekomunikacionin e Kosovës dhe Serbisë nga viti 2015, si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Në fund të vitit 2016, kjo kompani mori licencën për të operuar sipas ligjeve të Kosovës. Themeluese me 100 për qind të aksioneve është “Telekom Serbia”.

“Ne posaçërisht i bëjmë thirrje Qeverisë që të tregohet shumë, shumë e kujdesshme në veprimet që merr”, tha Hovenier.

Sipas tij, nuk është e paarsyeshme nga Qeveria e Kosovës që të presë që bizneset që operojnë në Kosovë, të respektojnë ligjet e Kosovës.

“Por, nuk është e paarsyeshme as për komunitetin ndërkombëtar të presë që Qeveria të koordinohet me ne, për mënyrën e zbatimit të dispozitave ligjore, në diçka kaq të ndjeshme sa operimi i një biznesi, bazat e të cilit kanë dalë nga një marrëveshje e lehtësuar nga BE-ja”, tha Hovenier.

Ai bëri të ditur se një bisedë është duke u zhvilluar mes përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe Qeverisë së Kosovës, se si të menaxhohet kjo situatë.

“Nuk dua të paragjykoj rezultatin e kësaj [bisede], dhe nuk dua të kaloj kohë në specifika, përveçse të them se ne e kemi mbështetur dhe vazhdojmë ta mbështesim iniciativën e përfaqësuesit të posaçëm e BE-së, i cili e ka përgjegjësinë për t’u siguruar për pajtueshmërinë e plotë me të gjitha marrëveshjet e Brukselit”, tha ai.

Sa i përket të drejtave të komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë, Hovenier tha se prioritet i Uashingtonit është ajo që thuhet në Kushtetutë dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, që Kosova është shtet shumetnik, ku ofrohet mbrojtja e nevojshme për komunitetet.

“Besoj se disa nga këto komunitete janë të pakënaqura. Ata ndiejnë se nuk po marrin mbrojtjen ligjore dhe nganjëherë edhe respektin që po e kërkojnë brenda shoqërisë apo edhe nga Qeveria. Pjesë e dialogut tonë me Qeverinë dhe organizata të shoqërisë civile se si mund të ndihmojmë Kosovën që të jetë më e suksesshme në integrimin dhe që të gjithë qytetarët, pavarësisht etnisë të tyre, të ndiejnë se kjo është shtëpia e tyre, ku trajtohen me dinjitet, respekt dhe siguri. Ka pasur përparim në shumë fusha, por mendoj se ende ka shumë punë që duhet bërë”, tha ambasadori amerikan.

Ambasadori Hovenier foli edhe për nominimin e Jim (James) O’Brien, në postin e ndihmëssekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. Edhe pse tha se praktika është që të komentohet derisa ai të marrë konfirmimin nga Senati amerikan, ambasadori Hovenier theksoi se shpreson që O’Biren të zgjidhet në këtë post për të “avancuar qëllimet strategjike të SHBA-së në Kosovë.

“E gjitha që mund të them është që presidenti [amerikan Joe,] Biden beson se ka nominuar dikë që është shumë i aftë për këtë pozitë. Unë kam pasur kënaqësinë që në të kaluarën të punoj me zotin O’Brien për çështje të rajonit. Qartësisht ai ka shumë njohuri për rajonin dhe po ashtu ka njohuri dhe eksperiencë për Kosovën dhe Serbinë”, tha Hovenier.

O'Brien ka qenë pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave në Rambuje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vitin 1999.

Ai po ashtu ka shërbyer në dy administrata amerikane, si i dërguar special presidencial. Ai shërbeu si këshilltar i lartë i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, dhe i dërguar presidencial për Ballkanin.

Ndërkaq, që nga viti 2022, punon si shef i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve, me gradën e ambasadorit, në Departamentin amerikan të Shtetit.

Marrë nga REL

jeffrey hovenier

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen