LIVE UPDATES
Bota

Hovenier: Zgjedhjet e reja në veri do të shtensiononin situatën

Ai i bëri këto komente në një një bisede me një grup gazetarësh në Prishtinë, gjatë së cilës tha se me marrëveshjen e arritur në Bratisllavë, qeveria e Kosovës është zotuar të përgatis kuadrin ligjor për organizimin e zgjedhjeve të reja dhe Shtetet e Bashkuara mirëpresin këtë hap të rëndësishëm që çon drejt shtenisonimit të situatës.

16 Gusht 2023, 20:34 Nga I.A
Hovenier: Zgjedhjet e reja në veri do të shtensiononin situatën
Jeff Hovinier

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovinier tha të mërkurën se zgjedhjet e reja në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës do të shtensiononin situatën ndërsa mënyra se si do të mundësohen mbajtja e tyre është çështje e brendshme e Kosovës.

Ai i bëri këto komente në një një bisede me një grup gazetarësh në Prishtinë, gjatë së cilës tha se me marrëveshjen e arritur në Bratisllavë, qeveria e Kosovës është zotuar të përgatis kuadrin ligjor për organizimin e zgjedhjeve të reja dhe Shtetet e Bashkuara mirëpresin këtë hap të rëndësishëm që çon drejt shtenisonimit të situatës.

“Çështja se si do të mbahen zgjedhjet në veri është çështje e brendshme për Kosovën. Se a bëhet kjo bëhet përmes dorëheqjes së kryetarëve të komunave, ose nëse bëhet përmes një procesi ku votuesit nënshkruajnë peticion për t’i larguar kryetarët aktualë, janë pikëpamje të ndryshme se cila do të ishte më efikase. Ne jemi të interesuar vetëm të shohim procesin qe po ecën përpara”, tha ai.

Zgjedhjet e reja në veri janë pjesë e hapave për uljen e tensioneve që shpërthyen pasi kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave veriore me mbështetjen e policisë.

Qeveria e Kosovës ka thënë se pret që deri në fillim të muajit shtator të përfundojë hartimi i një dokumenti, nëpërmjet të cilit pritet të përcaktohet rregullat se si të organizohet peticioni, që do t’u mundësonte qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre. Për të pasur sukses peticioni, sipas zyrtarëve të qeverisë duhet të shprehë vullnetin e 20 për qind të votuesve të një komune.

Ambasadori Hovenier tha se organizimi i zgjedhjeve është një nga gjërat që është identifikuar nga Bashkimi Evropian si rrugë për shtensionimin e situatës dhe me këtë vlerësim pajtohen edhe Shtetet e Bashkuara të cilat janë të shqetësuara për situatën në veri të Kosovës dhe për këtë arsye është kërkuar nga Kosova dhe Serbia të marrin masa për të ulur tensionet.

“Ne duam të shmangim trazirat, kërcënimet për dhunë dhe gjëra të tjera të cilat pengojnë aftësinë tonë për të punuar me palët për t’u përqendruar në objektivat tona strategjike, që është zbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit nga të dyja palët”, tha ai duke nënvizuar se dialogu është çelës për përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

“Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, Kosova nuk do të jetë në gjendje të tejkalojë Partneritetin për Paqe për t'u bërë anëtare e NATO-s, dy synime këto thelbësore që Shtetet e Bashkuara presin të ndodhin, pa bërë përparim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimit Evropian”, tha ai,

Ambasadori Hovenier tha se nuk i sheh si trysni kërkesat e Shteteve të Bashkuara të drejtuara ndaj Kosovës për të ndërmarrë veprime lidhur me veriun

“Si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, jam shumë rehat me atë që po kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të bëjë, atë që po kërkojmë nga populli i Kosovës. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim dhe shpresoj se është shumë e qartë, SHBA-ja ka një përkushtim të fortë afatgjatë ndaj popullit të Kosovës”, tha ai.

Ambasadori Hovenier tha se nuk janë befasi për askënd mospajtimet me qeverinë e Albin Kurtit për disa çështje të veçanta, sikurse për mënyrën e përdorimit të njësive policore për dërgimin e kryetarëve të rinj në veri të Kosovës gjë që çoi edhe në tensionim të situatës.

“Kështu që do të thosha së është një situatë e përzier. Në disa çështje gëzojmë bashkëpunim shumë të ngushtë me qeverinë Kurti, dhe po bëjmë gjëra së bashku që shkojnë shumë mirë. Në disa pika tjera ne kemi pasur dallime. Dhe siç e kam thënë, unë e respektoj të drejtën e kryeministrit (Albin Kurti) për t’i marrë vendimet e tij dhe të përcaktojë çfarë ai beson se është më e mira për shtetin e tij, ai është kryeministri i zgjedhur në mënyrë demokratike, i një shteti demokratik”, tha ambasadori Hovenier.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara i japin këshilla dhe sugjerime në mënyrë që të shmangen tensionet dhe problemet që pengojnë zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit

“Ndonjëherë ka pasoja për të (Albin Kurtin), kur nuk është niveli i bashkërendimit apo bashkëpunimit, apo kur këshilla jonë nga perspektiva jonë nuk merret parasysh apo nuk veprohet mbi të”, tha ambasadori Hovenier.

Bashkimi Evropian tashmë ka shpallur disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mosveprimeve në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës po kërkon heqjen e këtyre masave pas vendimit të saj për të përgjysmuar praninë e njësive të policisë në dhe rreth ndërtesave të komunave në veri dhe zotimit për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Marrë nga VOA

jeff hovinier

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet