18 Shtator 2023, 17:38
Nga r.ll
avioni i humbur
SHBA- Ushtria amerikane ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur një prej avionëve të saj me vlerë 80 milionë dollarë, pasi piloti u hodh nga avioni, për shkak të një defekti. Avioni luftarak F-35 u zhduk nga radarët, të dielën pasdite kur piloti po fluturonte mbi shtetin jugor të Karolinës së Jugut. Piloti, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, u hodh nga avioni me parashutë dhe ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore.
Dinamika e ngjarjes nuk është zbardhur ende plotësisht dhe kërkimet për avionin, autoritet i kanë përqendruar përreth dy liqeneve në Charleston, por ende nuk kanë arritur të bien në gjurmët e mbetjeve të avionit F-35B Lightning II.
Bazuar në vendndodhjen e fundit të njohur të avionit, kërkimet e liqenit Moultrie dhe liqenit Marion po kryhen me rregullatorët federalë të aviacionit. Baza e Përbashkët Charleston bëri apel për ndihmë te qytetarët amerikanë në X (ish-Twitter), ndërsa përpjekjet për të gjetur mbetjet e avionit po vazhdojnë. Trupat e Marinës thanë në një deklaratë për BBC-në se detajet për aksidentin ishin "të kufizuara" për momentin, pasi ende po perpiqen të mbledhin informacione.
Një avion i dytë F-35 që mendohet se po fluturonte në të njëjtën kohë u kthye i sigurt në bazën në Charleston, tha zëdhënësja ushtarake Maj Melanie Salinas për Associated Press. Në vitin 2018, ushtria amerikane ndaloi përkohësisht të gjithë flotën e saj të avionëve luftarakë F-35 pas një përplasjeje në Karolinën e Jugut.
Bota
18 Shtator 2023, 17:47
f.i
Barry
FRANCË- Një skelet pothuajse i plotë dinosauri do të shitet në ankand në Paris muajin e ardhshëm, shkruan BBC...
Bota
18 Shtator 2023, 17:43
I.A
Giorgia Meloni
ITALI- Qeveria italiane e krahut të djathtë e ka miratuar të hënën një paketë me masa të ashpra p&eu...
Bota
18 Shtator 2023, 17:20
f.i
foto ilustruese
TURQI- Dy anije mallrash janë përplasur me njëra-tjetrën në brigjet e Ahırkapit në Stamboll, të Tur...
Bota
18 Shtator 2023, 17:08
f.i
foto ilustruese
BULLGARI- Bullgaria ka zbuluar në territorin e saj një dron që mban një pajisje shpërthyese, shkruajnë m...
Bota
18 Shtator 2023, 16:56
r.ll
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenq pika të të përbashkëta të kalimit kuf...
Bota
18 Shtator 2023, 16:48
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Ukraina planifikon të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë në Organizatën Bot&eu...
Bota
18 Shtator 2023, 16:42
f.i
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden thotë se ai "është i përqendruar në gjërat për të cilat ka nevojë po...
Bota
18 Shtator 2023, 16:30
f.i
foto ilustruese
GREQI- Policia greke ka bërë me dije se janë arrestuar dy shtetas turq pasi akuzohen për spiunazh, raportojnë...
Bota
18 Shtator 2023, 16:03
f.i
foto ilustruese
BRUKSEL- Pas takimit në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçi&cc...
Bota
18 Shtator 2023, 16:05
r.ll
pamje nga protesta
IRAN- Mbi 260 persona janë arrestuar në Iran gjatë protestave të zhvilluara në fundjavë.
Protestat u zhvi...